KOMEDIA NE LETËRSIN SHQIPTARE E PËRFAQËSUAR NGA ÇAJUPI DHE KRISTO FLOQI
Komedia është lloji i dramaturgjis që zë një vend të rëndësishëm edhe në vendin tonë , ka në bazë qesharaken dhe komiken. Ajo synon të thumbojë vese njerëzore të individit duke shprehur tolerancë dhe mirëkuptim për të .Komedia nuk e kapërcen kufirin , kështu që nënkupton vetëm një përqeshje pa të keq e që në radhë të parë ka për qëllim nxitjen e gazit dhe humorit.

Zanafillën e komedis e gjejm në ritet religjioze të Greqisë së lashtë antike , lidhur me perëndine Dionis. Në komedi shfaqen anët qesharake të jetës dionisiane.

Kulmin e saj komedia e arriti me Aristofanin në shekullin V para erës sonë prandaj Engelsi e quajti baba të komedis. Tema e komedis është laramane dhe me e afërt me jetën e përditshme.

Gjatë Rilindjes Kombëtare në letërsinë tonë u shënuan komedi. Komedi kanë shkruar: Mihajl Grameno, Haki Stërmilli, Anton Xanoni, Fan Stilian Noli, Foqion Postoli,ndërsa si komediograf më të njohur janë:Andon Zako Cajupi dhe Kristo Floqi.

Andon Zako Çajupi : është një nga figurat e mëdha të letërsisë dhe të kulturës shqiptare .Vepra e tij bën pjesë në fondin e asaj krijimtarie intelektuale që lë gjurmë në ndërgjegjen morale dhe estetike të popullit te vet, ajo ka qene një faktor aktiv i zhvillimit dhe i emancipimit shpirtëror, politik e artistik të shqiptarëve gjatë këtij shekulli ndryshimesh të mëdha ne jetën e tyre.

Çajupi rinovoi një traditë poetike duke i dhënë një përmbajtje dhe fryme novatore poezisë së Rilindjes dhe krijoi një tradite të re, që i hapi shtigje të panjohura zhvillimi i letërsise shqiptare.

Andon Zako Çajupi me komeditë 14 vjec dhëndërr dhe Pas vdekjes i ka dhënë kontribut të mjaftueshëm edhe dramaturgjisë shqiptare.

Çajupi është i pari që në gjininë e komedisë e futi tematikën shoqërore-politike, që dallon nga komeditë apo veprat tjera dramaturgjike të Rilindjes kombëtare .Komeditë shquhen edhe për procedeun realist dhe realist-kritik dhe për artin dramaturgjik .

Komedia 14 vjec dhëndërr ,e botuar në përmbledhjen poetike Baba Tomorri, ka si temë paradoksin që shënohet edhe në titullin e saj : martesat e parakohshme të djemve 14 vjecare me vajza 20 vjecare. Krahas kësaj temë kryesore, kemi edhe tema të tjera të cilat për nga pesha nuk janë më pak të rëndësishme se tema kryesore .Në këtë kontekst e kemi nëntemën e mbingarkesës së gruas me obligimet në familje, nëntemën e kurbetit, atë të degjenerimit moral të shtresave feudale, të bestytnive e të paragjykimeve.

Komedia që në skenën e parë të pamjes së parë fillon me humor, me fenomenin primar të artit komik dhe përfundon me një humor të idhet dhe për këtë shkak mund të thuhet se përfundon si tragjikomedi.Skena hapet me Tanën, një grua shumë e kthjellët dhe llafazane, dhe Vangjelin, një burrë indiferent dhe flegmatik .Pas një bisede të shkurter dhe të tensionuar, Tana menjëher e shtron temën kryesore te komedisë :te marrë pëlqimin nga burri për ta martuar djalin 14-vjecar,Gjinin,me një vajzë 20-vjecare,Marigonën.E dinte se burri nuk do ta pranojë lehtë propozimin e saj qoftë për nusen,qoftë për moshën e djalit,por ajo ishte përgatitur që përpara për reagimet e burrit dhe përgjigjet që duheshte t`i jap për t`ia arritur qëllimit kryesor.Për të gjitha argumentet e Vangjelit që në një masë ishin të arsyeshme:se djali është i vogël për martesë,se nusja është e madhe për djalin e tyre,se për këtë duhet të pyetet edhe vetë djali,se djali i beut,edhe pse më i madh ende s`është martuar etj…por ai nuk diti t`i mbrojë se ishte shum i përcipët dhe i luhatshëm,Tana i përdori kundërargumentet e veta si shembullin e martesës së vet me Vangjelin në të njëjtën moshe,përdori përbuzjen për beun,mosinteresimin e tij për martesën e djalit,ajo me këtë rast e tregoj edhe qëllimin e vet:se nusen e mer për vete dhe jo për djalin:

“Nuk marr nuse për sisë,

po për punët e shtepisë“.

Tana e arriti qëllimin e vet duke e ndryshuar disponimin disa her gjat bisedës,ajo brenda kësaj skene qan dhe hesht tri herë:dy herë për ta zbutur Vangjelin dhe një herë nga gëzimi që ja arriti qëllimit.

Edhe pse nga titulli i komedis personazh kryesor duhet të jetë dhëndrri,këtë funksion në komedi e luan Tana.Ajo edhe pse një fshatare e thjeshtë,arriti që me aftësite e veta ta realizoje idene e vet:ta martoje djalin 14-vjecar.

Vangjeli përfaqëson tipin me karakteristik të fshatarit të asaj ane,nuk ka asfarë profesioni dhe nuk bën asfarë pune,di vetëm të rrijë nën hije dhe të bëjë muhabete të kota.Ai është dembel dhe parazit se ushqehet nga mundi dhe djersa e gruas.Është një tip qesharak si me fjalët,ashtu edhe me veprimet.Edhe kur e thotë një fjalë me vend,sikur ishte ajo që e kundërshtoi fejesen e djalit,nuk ka argumente,prandaj del edhe më qesharak.I pëlqen ta ruajë statusin e burrit parazit,edhe pse jeta në familje është e vështirësuar.

Pamja e dytë i është kushtuar bisedës së Tanës me gratè në mulli,këtu shkrimtari na vë në pah një frazeologji shumë të pasur të sharjeve,urimeve dhe përgëzimeve.

Në pamjen e trete,rolin e kryesor e kanë dasmorët dhe dhëndrri.Paradoksi i humorit të hidhet arrihet në momentin kur në dhomë mbesin vetëm dhëndrri dhe nusja.Fjalët e dhëndrrit dhe përgjigjet e nuses e shprehin ironinë më të madhe te madhe të martesave të tilla.Nusja neveritet,revoltohet,dëshpërohet nga kjo martesë dhe gjithë këtë nuk e shpreh në mënyrë direkte por në mënyrë figurative: “C`motër më ke mua. /Ti më more grua!/ O lum e përrua“.

Komedia e dytë Pas vdekjes ka temë politike-shoqërore:luftën e ashpër në lëvizjen tonë politike të fillimit te shekullit XX kundër oportunistëve,konformistëve,demagogëve,që i shitnin interesat kombëtare për përfitime personale.Ishte kjo koha kur në lëvizjen kombëtare u paraqitën elemente që e përkrahën lëvizjen e revolucionin e xhonturqve,edhe pse ajo në esencë ka qenë kundër ceshtjes kombetare.

Në plan të parë të komedisë për veprime antipatriotike vendoset Dr.Adhamudhi.Edhe ky me veprimet dhe idetë e veta,vetëdemaskohet si njeri që,duke dashur të tregojë se vepron në kontekst me interesat kombetare,me atë që tregon dëshmon se është një antipatriot dhe konformist me xhonturqit.Kështu ky vetëdemaskohet me abetaren që ka përpiluar,me kompromisin që të përdoret alfabeti latin,po të shkruhet nga e djathta në të majtë,për të mos i zemëruar xhonturqit.Po ai vetëdemaskohet edhe profesionalisht,pse vepron si alkimist edhe në mjekësi.Mirëpo,sikur këtij personazhi nuk i mjafton vetëdemaskimi,por dëshiron edhe demaskimin nga të tjerët.Dhe kur kupton c`mendojne të tjerët për të,ai bëhet edhe më qesharak me veprimet dhe reagimet e veta.

Këtu situatat komike i krijon shërbëtori,Zeneli,i cili në mënyrë shumë precize e zbulon karakterin e Dr.Adhamudhit,duke e vënë shpesh në situata komike e qesharake.

Sot vepra e Çajupit dhe mendimi i tij është pranë nesh e pranë kohës sonë,edhe pse shoqëria shqiptare ka kaluar në këtë më se tre cerek shekulli që na ndan nga koha kur u ngjiz vepra e tij,nëpër shumë dallgë historike.Kjo tregon se vepra e Çajupit ka pasur dhe ka forca tu rezistojë shekujve me përmbajtjen e saj humane,atdhetare e demokratike,me magjinë e artit të saj të pavdekshëm.

-Njëri nga shkrimtaret shqiptarë që shkroi shumë dhe në gjini të ndryshme të letërsisë në peridhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e sidomos në kohën midis dy luftërave botërore,ishte edhe Kristo Floqi ,poet e novelist,dramaturg e,para së gjithash
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqypnia.com/?p=199. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqypnia.com/?p=199