KOMEDIA NE LETËRSIN SHQIPTARE E PËRFAQËSUAR NGA ÇAJUPI DHE KRISTO FLOQI

Albforumi

Primus registratum
KOMEDIA NE LETËRSIN SHQIPTARE E PËRFAQËSUAR NGA ÇAJUPI DHE KRISTO FLOQI

31-A-Z-Cajupi.jpg
Komedia  është  lloji  i  dramaturgjis  që  zë  një  vend  të  rëndësishëm  edhe  në  vendin  tonë , ka  në  bazë  qesharaken  dhe  komiken. Ajo  synon  të  thumbojë  vese  njerëzore  të  individit  duke  shprehur  tolerancë  dhe  mirëkuptim  për  të .Komedia  nuk  e  kapërcen  kufirin , kështu  që  nënkupton  vetëm  një  përqeshje  pa  të  keq  e  që  në  radhë  të  parë  ka  për  qëllim  nxitjen  e  gazit  dhe  humorit.

Zanafillën  e  komedis  e  gjejm  në  ritet  religjioze  të  Greqisë së  lashtë  antike , lidhur me  perëndine  Dionis. Në  komedi  shfaqen  anët  qesharake  të  jetës  dionisiane.

Kulmin  e  saj  komedia  e  arriti  me  Aristofanin  në  shekullin  V  para  erës  sonë  prandaj  Engelsi  e  quajti  baba  të  komedis. Tema  e  komedis  është  laramane  dhe  me  e  afërt  me  jetën  e  përditshme.

Gjatë  Rilindjes  Kombëtare  në  letërsinë  tonë u  shënuan  komedi. Komedi  kanë  shkruar: Mihajl  Grameno, Haki  Stërmilli, Anton  Xanoni, Fan  Stilian  Noli, Foqion Postoli,ndërsa si  komediograf  më të  njohur  janë:Andon Zako Cajupi  dhe  Kristo Floqi.

Andon  Zako  Çajupi : është  një  nga  figurat  e  mëdha  të  letërsisë  dhe  të  kulturës  shqiptare .Vepra  e  tij  bën  pjesë  në  fondin  e  asaj  krijimtarie  intelektuale  që  lë  gjurmë  në  ndërgjegjen  morale  dhe  estetike  të  popullit  te  vet, ajo  ka  qene  një  faktor  aktiv  i  zhvillimit  dhe  i  emancipimit  shpirtëror, politik  e  artistik  të  shqiptarëve  gjatë  këtij  shekulli  ndryshimesh  të  mëdha  ne  jetën e  tyre.

Çajupi  rinovoi  një  traditë  poetike  duke  i  dhënë  një  përmbajtje  dhe  fryme  novatore  poezisë  së   Rilindjes  dhe  krijoi  një  tradite  të  re, që  i  hapi  shtigje  të  panjohura  zhvillimi  i  letërsise  shqiptare.

Andon  Zako  Çajupi  me  komeditë  14  vjec  dhëndërr dhe  Pas  vdekjes i  ka  dhënë  kontribut  të  mjaftueshëm  edhe  dramaturgjisë  shqiptare.

Çajupi  është  i  pari  që  në  gjininë  e  komedisë  e  futi  tematikën  shoqërore-politike, që  dallon  nga  komeditë  apo  veprat  tjera  dramaturgjike  të  Rilindjes  kombëtare .Komeditë  shquhen  edhe  për  procedeun  realist  dhe  realist-kritik  dhe  për  artin  dramaturgjik .

Komedia  14  vjec  dhëndërr ,e  botuar  në  përmbledhjen  poetike  Baba  Tomorri, ka  si  temë  paradoksin  që  shënohet  edhe  në  titullin  e  saj : martesat  e  parakohshme  të djemve  14 vjecare  me  vajza  20 vjecare.  Krahas  kësaj  temë  kryesore, kemi  edhe  tema të  tjera  të  cilat  për  nga  pesha  nuk  janë  më  pak  të  rëndësishme  se  tema  kryesore .Në  këtë  kontekst  e  kemi  nëntemën  e  mbingarkesës  së  gruas  me  obligimet  në  familje, nëntemën  e  kurbetit, atë të degjenerimit  moral të shtresave  feudale, të  bestytnive  e  të  paragjykimeve.

Komedia  që  në  skenën  e  parë  të  pamjes  së  parë  fillon  me  humor, me  fenomenin  primar  të  artit  komik  dhe  përfundon  me  një humor  të  idhet  dhe për  këtë  shkak  mund  të  thuhet  se  përfundon  si  tragjikomedi.Skena  hapet  me  Tanën, një  grua  shumë  e  kthjellët  dhe  llafazane, dhe  Vangjelin, një  burrë  indiferent  dhe  flegmatik .Pas  një  bisede  të  shkurter  dhe  të  tensionuar, Tana menjëher e shtron temën kryesore te komedisë :te marrë pëlqimin nga burri për ta martuar djalin 14-vjecar,Gjinin,me një vajzë 20-vjecare,Marigonën.E dinte se burri nuk do ta pranojë lehtë propozimin e saj qoftë për nusen,qoftë për moshën e djalit,por ajo ishte përgatitur që përpara për reagimet e burrit dhe përgjigjet që duheshte t`i jap për t`ia arritur qëllimit kryesor.Për të gjitha argumentet e Vangjelit që në një masë ishin të arsyeshme:se djali është i vogël për martesë,se nusja është e madhe për djalin e tyre,se për këtë duhet të pyetet edhe vetë djali,se djali i beut,edhe pse më i madh ende s`është martuar etj…por ai nuk diti t`i mbrojë se ishte shum i përcipët dhe i luhatshëm,Tana i përdori kundërargumentet e veta si shembullin e martesës  së vet me Vangjelin në të njëjtën moshe,përdori përbuzjen për beun,mosinteresimin e tij për martesën e djalit,ajo me këtë rast e tregoj edhe qëllimin e vet:se nusen e mer për vete dhe jo për djalin:

“Nuk marr nuse për sisë,

po për punët e shtepisë“.

Tana e arriti qëllimin e vet duke e ndryshuar disponimin disa her gjat bisedës,ajo brenda kësaj skene qan dhe hesht tri herë:dy herë për ta zbutur Vangjelin dhe një herë nga gëzimi që ja arriti qëllimit.

Edhe pse nga titulli i komedis personazh kryesor duhet të jetë dhëndrri,këtë funksion në komedi e luan Tana.Ajo edhe pse një fshatare e thjeshtë,arriti që me aftësite e veta ta realizoje idene e vet:ta martoje djalin 14-vjecar.

Vangjeli përfaqëson tipin me karakteristik të fshatarit të asaj ane,nuk ka asfarë profesioni dhe nuk bën asfarë pune,di vetëm të rrijë nën hije dhe të bëjë muhabete të kota.Ai është dembel dhe parazit se ushqehet nga mundi dhe djersa e gruas.Është një tip qesharak si me fjalët,ashtu edhe me veprimet.Edhe kur e thotë një fjalë me vend,sikur ishte ajo që e kundërshtoi fejesen e djalit,nuk ka argumente,prandaj del edhe më qesharak.I pëlqen ta ruajë statusin e burrit parazit,edhe pse jeta në familje është e vështirësuar.

Pamja e dytë i është  kushtuar bisedës së Tanës me gratè në mulli,këtu shkrimtari na vë në pah një frazeologji shumë të pasur të sharjeve,urimeve dhe përgëzimeve.

Në pamjen e trete,rolin e kryesor e kanë dasmorët dhe dhëndrri.Paradoksi i humorit të hidhet arrihet në momentin kur në dhomë mbesin  vetëm dhëndrri dhe nusja.Fjalët e dhëndrrit dhe përgjigjet e nuses e shprehin ironinë më të madhe te madhe të martesave të tilla.Nusja neveritet,revoltohet,dëshpërohet nga kjo martesë dhe gjithë këtë nuk e shpreh në mënyrë direkte por në mënyrë figurative: “C`motër më ke mua. /Ti më more grua!/ O  lum e përrua“.

Komedia e dytë  Pas vdekjes ka temë politike-shoqërore:luftën e ashpër në lëvizjen tonë politike të fillimit te shekullit XX  kundër oportunistëve,konformistëve,demagogëve,që i shitnin interesat kombëtare për përfitime personale.Ishte kjo koha kur në lëvizjen kombëtare u paraqitën elemente që e përkrahën lëvizjen e revolucionin e xhonturqve,edhe pse ajo në esencë ka qenë kundër ceshtjes kombetare.

Në plan të parë të komedisë për veprime antipatriotike vendoset Dr.Adhamudhi.Edhe ky me veprimet dhe idetë e veta,vetëdemaskohet si njeri që,duke dashur të tregojë se vepron në kontekst me interesat kombetare,me atë që tregon dëshmon se është një antipatriot dhe konformist me xhonturqit.Kështu ky vetëdemaskohet me abetaren që ka përpiluar,me kompromisin që të përdoret alfabeti latin,po të shkruhet nga e djathta në të majtë,për të mos i zemëruar xhonturqit.Po ai vetëdemaskohet edhe profesionalisht,pse vepron si alkimist edhe në mjekësi.Mirëpo,sikur këtij personazhi nuk i mjafton vetëdemaskimi,por dëshiron edhe demaskimin nga të tjerët.Dhe kur kupton c`mendojne të tjerët për të,ai bëhet edhe më qesharak me veprimet dhe reagimet e veta.

Këtu situatat komike i krijon shërbëtori,Zeneli,i cili në mënyrë shumë precize e zbulon karakterin e Dr.Adhamudhit,duke e vënë shpesh në situata komike e qesharake.

Sot vepra e Çajupit dhe mendimi i tij është pranë nesh e pranë kohës sonë,edhe pse shoqëria shqiptare ka kaluar në këtë më se tre cerek shekulli që na ndan nga koha kur u ngjiz vepra e tij,nëpër shumë dallgë historike.Kjo tregon se vepra e Çajupit ka pasur dhe ka forca tu rezistojë shekujve me përmbajtjen e saj humane,atdhetare e demokratike,me magjinë e artit të saj të pavdekshëm.

-Njëri nga shkrimtaret shqiptarë që shkroi shumë dhe në gjini të ndryshme të letërsisë në peridhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e sidomos në kohën midis dy luftërave botërore,ishte edhe Kristo Floqi ,poet e novelist,dramaturg e,para së gjithash
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqypnia.com/?p=199. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqypnia.com/?p=199

Top