Kombëtarja, sforco e fundit për vazon 4
Shqipëria duhet të luftojë ende për të siguruar vazon nr. 4 në shortin për eliminator të Kampionatit Europian 2012. Në sfidën e së mërkurës përballë Suedisë, kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe duhet të bëjnë sforcon e fundit për hapin cilësor të pretenduar prej disa edicionesh: ngjitjen një vazo më lart. UEFA ka publikuar renditjen e përkohshme të ekipeve përfaqësuese në bazë të koeficientit. Ky i fundit është mjaft i rëndësishëm për vendndodhjen e skuadrave në vazot e shortit të Euro 2012, që do të zhvillohet më 7 shkurt 2010 në Varshavë. Klasifikimi nuk është përfundimtar, duke qenë se në zonën europiane pjesa më e madhe e skuadrave kanë ende ndeshje (një ose dy) për të luajtur në eliminatoret e Botërorit 2010. Rezultatet që do të arrihen në këto sfida janë vendimtare për renditjen finale.

Aktualisht, kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe ndodhen në vendin e 38-të të klasifikimit kontinental (renditja e UEFA-s) me koeficient 18681. Sipas këtij pozicionimi, aktualisht përfaqësuesja jonë ndodhet në vendin e fundit të vazos nr. 4 në short, menjëherë pas Belgjikës dhe Maqedonisë (e cila i ka përfunduar ndeshjet), që janë rivalet më të afërta. Një vend që duhet ruajtur edhe në ndeshjen e fundit në Grupin 1 eliminator, përballë Suedisë së Zlatan Ibrahimoviç. Gjashtë skuadrat e tjera që renditen më lart në këtë vazo janë Letonia, Hungaria, Sllovenia, Lituania, Bjellorusia dhe Uellsi. Ashtu si ndodhi edhe në sfidën e luajtur në “Qemal Stafa” më 9 shtator, ku Kombëtarja barazoi 1:1 me Danimarkën, edhe në këtë takim objektivi është mbrojtja me çdo kusht e kësaj vazoje. Duke përfituar nga fakti që Ukraina dhe Polonia kualifikohen drejtpërdrejt si organizatore të Euro 2012, Shqipëria ka shansin që mos të jetë më në vazon e parafundit të shortit. Kjo është thelbësore për të përmirësuar paraqitjet në arenën ndërkombëtare dhe pse jo për të kërkuar kualifikimin historik në një aktivitet madhor. Nëse në short përfshihemi mes skuadrave të vazos së katër, në grupin eliminator të Europianit kuqezinjtë kanë shanse të mira që të luajnë kundër dy skuadrave të nivelit më të dobët.

Një rezultat pozitiv më 14 tetor do ti ndihmonte ambiciet e Kombëtares. Të paktën në letër shanset janë të mira, pasi Qipro, rivalja direkte (e cila renditet e para në vazon nr. 5) luan dy ndeshje shumë të vështira në eliminatoret e Kupës së Botës: fillimisht me Bullgarinë, që lufton për vendin e dytë dhe më pas në fushën e Italisë kryesuese në Grupin 8. Spanja, kampione e Europës në fuqi dhe kryesuesja e klasifikimit të UEFA-s do të jetë një prej nëntë kokave të serisë në vazon nr. 1. Goglat në Varshavë do të përcaktojnë kundërshtarët, ku gjashtë grupe do të kenë gjashtë skuadra, ndërsa në tri grupe të tjera takimet do të zhvillohen mes pesë ekipeve.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23865. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23865