Kombëtarja, Kuzhe zbulon listën me emra për Estoninë
Trajneri i kombëtares Josip Kuzhe ka zbuluar listën me 18 futbollistë që do të udhëtojnë për në Talin për ndeshjen e 14 nëntorit. Në miqësoren kundër Estonisë Shqipërisë do ti duhet të bëjë pa disa nga futbollistët e saj kryesorë, si Erjon Bogdani apo Ervin Bulku. I pari është bërë operacion në fytyrë, ndërsa Bulku është i dëmtuar prej disa javësh.

Kuzhe ka lënë jashtë edhe sulmuesin Besart Berisha, që gjatë kësaj kohe nuk është aktivizuar fare me skuadrën e tij Arminia Bielefeld. Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti se mungojnë emrat e rinj, kjo edhe për shkak se lojtarët e kampionatit të vëzhguar nga Kuzhe nuk i kanë lënë atij ndonjë përshtypje të madhe.

Hyrja e vetme e re në skuadër është ajo e mesfushorit të Dinamos Gentjan Muça, që pritet të jetë zëvendësuesi i Bulkut. Sa i përket emrave të tjerë, portierë janë thirrur Ujkani e Hidi, ndërsa mbrojtës do të jenë Andi Lila, Debatik Curri, Franc Veliu dhe Ansi Agolli.

Nga mesfushorët është thirrur Lorik Cana, Ervin Skela, Klodian Duro, Emiljano Vila, Jetmir Sefa, Gentjan Muça dhe Gilman Lika. Në sulm do të jenë Kapllani, Salihi, Hyka dhe Elis Bakaj. Ndeshja miqësore mes Estonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 14 nëntor në Talin./balkanweb/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25927. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25927