Kolorado, zhduket në ajër 6-vjeçari, pasi hipi në një balonë

Kolorado, zhduket në ajër 6-vjeçari, pasi hipi në një balonë

KOLORADO- Alarm në Kolorado, pasi një fëmijë 6-vjeçar është ngjitur në një balonë të ndërtuar nga prindërit e tij dhe ka fluturuar në ajër. Ngjarja u shënuar në lindje të Kolorados, ku balona është parë të ngjitej sipër në ajër.
Pas kësaj, prindërit vunë alarmin, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë vënë në lëvizje për të ndihmuar 6-vjeçarin. Ende fati i fëmijës është i paqartë. Mediat e huaja raportojnë se balona ka fluturuar në ajër për më shumë se dy orë.
Vazhdojnë kërkimet, ndërkohë që ekipet shpëtuese po mundohen të përcaktojnë mënyrën se si mund të veprojnë.(Shekulli)</p>
WuLEbDC6fus

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24149. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24149
 
Top