Kolec Traboini

bebi

Primus registratum
Kolec Traboini

kt_autop_97.jpg


Kolec Traboini ka lindur ne Shkoder, dhe ne moshen feminore, pas vdekjes se babait ka jetuar per disa vjet ne Shtepine e Femijes ne Shkoder.
Ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" ne Tirane.
Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth 4 vjet ne fabriken e Fibres se Kombinatit te Drurit ne Shkoder. Me pas ka vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes dega Gazetari. Gjate kohes qe ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames se hidhur" 1973, qe u vleresua me çmim inkurajues ne konkursin Kombetar te Letersise dhe Arteve. Shkrimtari Naum Prifti ne ate kohe botoi nje recension vleresues per tregimet e autorit si dhe stilin liriko poetik te rrefimit te autorit te ri.
Pervec nje tregimi ne gazeten"Studenti", Fosforeshenca", dhe nje tjetri ne gazeten "Drita", me pas K.Traboini nuk do te shkruante tregime letrare.
Gjate shume viteve ai shkruan skenare per filma dokumantar, vizatimore si dhe realizon nje sere dramatizimesh per femije ne Radio Tirana, nder te cilet spikat dramatizimi me nente pjese "Kreshniket e Jutbines". Ne kinematografine dokumentare ai do te fitonte per skenaret e shkruar prej tij e te realizuar ne filma, mjaft çmime duke perfshire dy kupat e festivaleve te I-re dhe te VIII-te, "Asdreni" 1976, dhe "Keshtjella e kengeve" 1989, bashkautor me poetin Agim Shehu, si dhe nje sere cmimesh per filmat "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina" e tjere.
Ne vitin 1990 realizon me regji e skenar te tij filmin dokumentar "Deshmi nga Barleti" i cili u shpall filmi me i mire dokumentar i Kinostudios Albafilm per vitit. Ne projektet e tij per realizimin e filmave autor-film, regji e skenar ai nis punen edhe me dy filma te tjere "Fluturimi i pellumbave" dhe "Requiem" mirepo rrjedha e intensive e ngjarjeve ne fundin e vitit 90-te dhe fillimin e 91-shit, solli edhe prishjen e programeve te filmimit.
Ne Kinostudio, si kudo ne Tirane dhe rrethe, nis te fryje vrullshem era proceseve demokratike qe do te sillte permbysjen e shtetit despotik monist.
K. Traboini eshte nder organizatoret e pare te formimit te deges se Partise Demokratike per Kinostudion dhe bashkeinisiator me Mark Topallajn e Saimir Kumbaron per organizimin e metingut te madh te intelektualeve te kryeqytetit para stadiumit Qemal Stafa, ku u nguten te dalin ne tribune per te folur edhe ata qe nuk kishin kurrfare lidhje me idete demokratike.
Merr pjese ne demonstratat e medha te zhvilluara ne kryeqytet, dhe ne kete atmosfere shkruan e boton shkrimin "Vlera e Simboleve Kombetare" ne numurin 3 te gazetes RD me 16 janar 1990 ku nder te tjera thuhet se kish ardhur koha per te hequr simbolet komuniste duke perfshire heqjen e yllit te kuq nga flamuri dhe nga stema e Republikes.
Acarimi i gjendjes e detyron K.Traboinin pas shembjes se bustit, e kur komunistet kerkonin revansh monumentesh e ndoshta gjaku, te largohet nga atdheu familiarisht ne drejtim te Malit te Zi ku kishte fshatin e babait te vet Traboinin e Hotit, per te kaluar me pas ne Greqi.
Ne Athine punon ne ndertim, mekanik, pastrues e soj e soj punesh te tjera per te mbijetuar, nderkohe i revoltuar nga propoganda anti-shqiptare dhe cpifese ndaj emnigrandeve shqiptar, me kursimet e pakta qe kish investon hapjen e nje gazete per emigrandet shqiptar.
Gazeta "Emigrandi" (me pas "Egnatia") u shpernda ne sheshin "Omomia" nder emigrande diten e 10 Prillit 1993.
Gazeta doli ne kushtet jo legale ashtu sic ishin ilegale botuesi i gazetes K.Traboini dhe qindra e mijera emigrante shqiptare ane e mbane Greqise. Mizoria e Qeverise Micotaqi mbi emigrandet shqiptar me operacionin çnjerzor "Skupa" (Fshesa) e detyroi botuesin ta nderpriste gazeten ne disa numura per ta vazhduar serisht ne vjeshte me nje ambicje per ta bere gazete serioze dygjuheshe nen okielon "Drejt Europes" dhe shtimin e faqeve te saj nga 4 ne 12 faqe.
Ne vitin 1995, me materialet e botuara ne gazeten "Egnatia", K.Traboini botoi te parin liber shqip ne Greqi, albumin poetik te emigranteve "Ballada e largesive", i cili do te pasohej me dy libra te tjere te tij po shqip "Gjurme ne histori", letersi dokumentare si dhe "Kreshniket e Demokracise", ky i fundit me satira politike bashkohore.
Albumi poetik i emigrandeve "Ballada e largesive" pati nje jehone shume te gjere ne Greqi dhe vecmas ne Athine, ne rradhet e intelektualeve greke. Ne Shkrimin e tij "Ana tjeter e medaljes se emigrandeve", botuar ne revisten "Arvanon", shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola shkruan me entusiazem per bijt e nje populli qe edhe ne kushte shume te veshtira te luftes per te mbijetuar, krijon edhe nje art te madh poetik, sepse populli shqiptar, bijt e te cileve jane emigrantet, eshte nje popull me frymezim e shpirt poetik.
Nderkohe shkruan me nje fryme teper miredashese edhe shkrimtari grek Kostas Valeta krijimtaria e te cilit ishte botuar e bere e njohur ne Europe.
Ne veren e vitit 1995 K.Traboini emigron familiarisht ne Amerike, vendoset ne Filadelfia e me pas sistemohet ne Boston ku jeton familiarisht.
Duke qene nje njeri qe nuk i buzeqesh fati ne mergim, edhe ne Amerike vazhdon te beje pune te renda e jasht profilit te tij profesionit si kineast. Kete mungese ai e ploteson duke u marre me krijimtari letrare. Gjate kohes se qendrimit ne Amerike, shkruan e boton dy libra te tjere "Katerkendeshi i mundimeve", Tirane 2000 dhe "Mos vdis dashuri", Tirane 2002, shtepia Botuese "GlobusR", te cilet jane pritur shume mire nga lexuesit ne Shqiperi dhe jashte dhe jane botuar shkrime vleresuese ne gazetat shqiptare te Komunitetit Shqiptar ne SHBA "Illyria" dhe "Dielli".

Ne vitin 1994 Kolec Traboini eshte pranuar antar i Federates Nderkombetare te Gazetareve, me qender ne Bruksel, ndersa ne nentor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote mbajtur ne Prizren, eshte zgjedhur antar i keshillit drejtues te LSHB.

mv_dashuri.jpg
kt_4kend.jpg
vrasja_ak.jpg
ru_ironi.gif
ru_satire.gif
ru_tradite.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Kolec Traboini

Ketu njihemi me disa fotografi artistike te Kolec Traboinit.
Une i adhuroj zonat e Cadores, e ndjej nji mall te papershkrueshem. /pf/images/graemlins/frown.gif
kt_film1.jpg

Regjisor-skenaristi i filmit dokumantar "Deshmi nga Barleti", Kolec Traboini bashke me operatorin Ibrahim Kasapi, gjate xhirimit te nje episodi ne rrenojat e keshtjelles se lashte te Drishtit, qe ndodhet ne veri-lindje te qytetit te Shkodres. Pranvere 1990

Bukurine ne shkrim e paraqet edhe ne disa ese ne te cilat paraqitet ma shume se kerkund tjeter dicka e mrendshme e Kolec Traboinit.
Skeletet e shpirterave
Perla ne gjerdan
Identiteti ose fati i vezes
Mekati dhe ligeshtimi i zotave
Alegori per gjuhen greke...
Depresioni i intelektualëve...
Poeti në kalvarin e mundimeve
Testamenti poetik i A. Dovanës ( alfons dovana)ka dy vellime, te cilat e bija e shkrimtarit mi ka dergu me poste menjehere mbas botimit. jane te mrekullueshem, jua rekomandoj.
vellimet titullohen: "hallka te ckeputura".

Stili, mbi mediokritetin
As i gjallë, e as i vdekur
Krim i transformuar në dashuri

PËRKTHIME
-- Perkthime te K.Traboinit per gazeten "Egnatia"
KOSTIS PALLAMAS:
QIVURI
JORGOS SEFERIS:
KOPESHTI I TRENDAFILAVE
ADOLESHENCA
LULET E GUREVE
GJAKU YT NGRIN
FLETA E PLEPIT
ODISEA ELITIS:
KA ZOT
TRIFILI I DETIT
ANGJELOS SIQELIANOS:
ANA SIQELIANOS !
VETVRASJA E AXHESIVANOS
ZONA GEIL:
BILLI - tregim
GABRIEL GARCIA MARKEZ:
PER DASHURINE DHE DEMONE TE TJERE - fragment

gjurme_h.jpg
kushtuar Palok Traboinit te atit.

pt_me_gruan.jpg
Palok Traboini me te shoqen Katrina Skanjeti,
vajza e Motres Tone, mbese e Kol Idromenos.


Çmime Kombëtare të fituata nga Kolec Traboini
-- Kupat në festivalet e filmit shqiptar


1 - Kupën e Festivali i Parë të Filmit Shqiptar 1976 për skenarin e filmit dokumentar "Asdreni"
2 - Kupën e Festivalit të Tetë për skenarin e filmit "Kështjella e Këngëve" në 1989.
3 - Çmim inkurajues në Konkurs Kombëtar për vëllimin në tregime "Petalet e bajames së Hidhur" 1974.
4 - Çmimi i tretë në Konkurs Kombëtar për skenarin e filmit dokumentar "Hasan Prishtina".
5 - Çmimi i Tretë i Festivalit 7-të për filmin dokumentar "Kol Idromeno" 1987.
6 - Filmi më i mirë dokumentar i Kinostudios ALBAFILM për regji e skenar të filmit "Dëshmi nga Barleti" 1990.

nokturn1.jpg
 
Top