Kokteli vdekjeprues shkak për vdekjen e Majkëll Xheksonit

Kokteli vdekjeprues shkak për vdekjen e Majkëll Xheksonit

Sipas raportit të autopsisë, të publikuar të premten, mbreti i pop-muzikës ka vdekur nga një delikt vrasës. Në fokus të hetimeve është mjeku personal i Xheksonit,kardiologu Conrad Murray. Pak para vdekjes së tij ai i’a kishte dhënë Xheksonit narkotikun PROPOFOL. Efektin e Propofolit e kanë rritur narkotikë të tjerë.

Siç bën të ditur raporti zyrtar i autopsisë, shkak për vdekjen e Majkëll Xheksonit është një delikt vrasës, i shkaktuar para se gjithash nga narkotiku Propofol në kombinim me sedativë të tjerë. Raporti u publikua në fragmente të premten në Los Anxhelos nga ana e mjekësisë ligjore. Probabiliteti për një padi kundër mjekut të Pop-mbretit është rritur. Pavarësisht nga kjo, Prokurori i përgjithshëm në Kaliforni kishte inicuar hetim kundër disa mjekëve.

Xhekson ka vdekur më 25 Qershor si pasojë e një helmimit akut me Propofol, sqaron mjeku ligjor nga qarku i Los Anxhelosit. Ai ka pranuar në ditën e vdekjes një dozë Propofol. Në vdekjen e tij kanë kontribuar edhe sedativët tjerë, të cilët në kombinim me Propofolin e kanë rritur rrezikun, siç është Ativani, në treg i njohur si Lorazepam. Sedativë të tjerë, të gjetur në gjakun e tij janë: Midazolam, Diazepam  si dhe narkotikët  Lidocain dhe Efedrin.

Sipas ekspertevë, këto ilaçe përforcojnë ndikimin e tyre reciprokisht. Në vend që 1 plus 1 të bëjnë 2, në këtë rast bëjnë 3, tha toksikologu Lee Cantrell nga qendra e toksikologjisë në San Francisko. Specialisti anesteziolog David Zvara nga Universiteti i Karolinës së Veriut shpjegon se, pas një doze të marrë nga Lorazepami, Propofoli mund të ketë një ndikim shumë të madh edhe në dozat më të vogla.

Avokati i Murray kërkon raportin e plotë
Raporti i plotë i autopsisë nuk është publikuar ende deri më tani me kërkesë të autoriteteve.  Mjeku Murray, ka pranuar se Xheksonit i ka dhënë në mëngjes të asaj dite Propofol. Kardiologu Murray është në qendër të hetimit për vdekjen e këngëtarit, i cili ditën e shtunë do të mbushte 51 vjet.  Murray është intervistuar nga policia 2 herë më parë, por deri tani nuk është emëruar si i dyshuar.

Avokati i mjekut, Edward Chernoff është ankuar se nuk është publikuar raporti i plotë i autopsisë.  Pa të dhënat komplete është e pamundur të merret një opinion të pavarur i ekspertëve mbi rëndësinë e mjeteve te ndryshme farmakologjike të gjetura në trupin e Xheksonit, Rrezet e diellit jane mjeti më i mirë dezinfektues- tha Chernoff.

Kur do të publikohet raporti në tërësi, nuk është e ditur.

Linda J.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21949. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21949

Top