Koke shqiptari

Koke shqiptari

Se cfare mund te kete ndjere Barroso kur u fiken dritat parlamentare, nuk dihet. Nuk perjashtohet qe do te kete llogaritur se edhe sa para do ti duhet Europes te na jape akoma per sistemin energjetik, infrastrukturen, legjislacionin, administraten, kodet zgjedhore, etj. Pervec dritave, ne Shqiperi ndodhin gjera te cilat as BE, as Konferenca e vendeve islamike, as Unioni i Indokines, as strukturat integruese Ballkanike, jo vetem nuk i parashikojne, por as i perfytyrojne dot.

Barrosos dhe kujdo europiani, apo aziatiku, do t'i kishte mjaftuar te dilte gjysem ore i vetem me makine neper Shqiperi, per te rene ne mendime te thella. Fuoristrada qe u shkelin majat e kembeve policeve dhe keta u buzeqeshin me respekt, njerez qe ndalojne makinat dhe i'a shtrojne muhabetit ne mes te rruges, GRA QE BLLOKOJNE XHADETE NACIONALE... njera prej tyre e beri gushtin e kaluar, ne nje ngushtice ne te hyre te Dhermiut...

... ishte e pamundur qe makina e asaj gruaje dhe nje automjet qe vinte perballe saj te kembeheshin. Qe automjeti te mos binte ne greminen e thepisur, e vetmja zgjidhje ishte qe gruaja te terhiqej dicka me pak se dy metra prapa.

Nuk e beri dhe aresye nuk dha. I mjaftoi e drejta qe i jepte kodi rrugor. Dhane e moren ata qe u gjenden prane, por gruaja s'deshi t'ia dinte. Ngriti xhamat dhe ndenji brenda bashke me nje grua tjeter e nje femije.

Dielli digjte, vargu i makinave rritej nga te dyja anet.

Njerezit dilnin jashte dhe afroheshin te shikonin. Disa syresh ofruan edhe ndihme, ndersa negociatore vullnetare, shkonin e vinin. Sic e do tradita shqiptare, negociatoret ne fillim bertiten, ne fund u luten. Madje polici me nje kobure ne brez qe i vetetinte nga dielli, iu lut edhe per koken e kalamajve.

Asfalti asfiksonte, femijet qanin, pleqte semureshin, por gruaja nuk vendosi ta bente indietron shpetimtare. Njerezit hyne ne muhabet, treguan raste analoge (si p.sh sa ndryshe eshte jashte Shqiperise), hamendesuan mbi motivet qe mund ta kishin shtyre ate grua te bente keshtu. Fillimisht, nje pjese kishte menduar mos qe ndonje proteste nga fshataret e zones, per pronat e gllaberuara nga klanet e babezise. Disa te tjere kishin pandehur mos behej fjale per ndonje rivendikim akoma me madhor, por ngaqe nuk u degjua asnje "mbi trupin tim", kuptuan qe ishin gabuar. Edhe qe gruaja, te ishte fyer ne dinjitetin e saj gjinor ose profesional, nuk u besua pasi do e kishte nxjerre nga goja, qofte edhe nje fjale te vetme.

Dikush, tha "eshte psikopate", por nje psikiatri qe u ndodh aty, nuk i rezultoi. Vajza nga shoqeria civile tha: "Nuk eshte bashkepunuese". Plaka nga Vlora, tha: "S'kemi c'bejme, Koke shqiptari".

Nje akt heroik shpetoi qindra njerez. Me gjysmen e rrotes mbi humnere, nje shofer i vjeter arriti ta kalonte makinen perbri e te hapte rrugen. Makinat u vune ne levizje, njerezit vazhduan rrugen. Sekush drejt punes se vet dhe te gjithe drejt destinacionit te perbashket te shqiptareve. Europes!

Kur ne do vemi ne Europe dhe Europianet do vije tek ne, do gjejne edhe gruan jo bashkepunuese dhe plot te tjere "koke shqiptari" si ajo. Edhe ata qe kapercejne me kembe autostraden. Edhe ata qe per nje fener makine nxjerrin koburet.Edhe grate e trasha neper dyer autobuzesh qe me tulet nuk lene njeri te hype apo te zbrese. (Njera, biles, kur i thane te zbythej paksa, i mallkoi te gjithe me shpelarje nga mortja). Edhe ata qe vrasin vajzat e tyre vetem pse kane kercyer. Edhe ata qe gjakosen deri ne pafund breza. Edhe ata qe mbajne te gjate thoin e gishtit te vogel te njeres dore.

Deri ne ate kohe, Parlamenti do vazhdoje te miratoje ligje per integrimin dhe Qeverite do vazhdojne te permbushin standartet. Shoqatat do aplikojne per projekte integruese dhe donatoret do vazhdojne te japin. Kjo pjese e Shqiperise, do vazhdoje njelloj punen e vet. Pjesa tjeter do vazhdoje te shpresoje. Europen.....

Xhimi Lazri
 
Top