2celjan-fr3
Primus registratum
Koha Jone vs Koha e Tyre
Ramiz Alia ka thirrur, me 12 gusht 1990, disa nga intelektualet kryesore te Shqiperise per nje bisede mbi gjendjen e vendit, vetem nje muaj per hyrjes ne ambasadat e huaja te mijera shqiptareve dhe shume ndryshimeve ne vendet e Lindjes. Ne ate kohe, President i vendit dhe drejtues i Partise se Punes, Alia ka biseduar perreth kater ore ne Pallatin e Kongreseve me rreth 60 intelektuale, mes te cileve Dhimiter Shuteriqi, Luan Omari, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Ylli Popa, Sali Berisha dhe Fatos Nano.Sot nis botimi i kesaj bisede te gjate, ku ne fillim te saj Ramiz Alia bene nje prezantim te ceshtjeve per t’i diskutuar me intelektualet dhe me tej debaton me Berishen dhe intelektuale te tjere.
Si i komentoni ju keto dhe cfare ndjenje keni pasi e keni lexuar?
(Flet nje bashkebisedues ne salle, nuk arrihet te degjohet mire)
Ramiz Alia: “Ne thelb ti ke te drejte, ne kuptimin qe duhet medoemos, informacioni te jete me i gjalle, me i shkathet dhe qe duhet menduar per kete ceshtje”.
Sali Berisha: “Me fal shoku Ramiz . Para se gjithash, une mendoj se informacioni duhet te jete i vertete. Ja une po jap nje shembull: U dha komunikata per ngjarjet e 2 korrikut. Plagosje te lehta”.
Ramiz Alia: “Si?”
Sali Berisha: “Pati plagosje te lehta”.
Ramiz Alia: “Po!”
Sali Berisha: “Gjejme 16-vjecarin qe ishte duke vdekur ne spitalin nr.2 dhe qe, sic dihet, vdiq! I bente roje nja dy dite rresht ambasada gjermane. Tashti thuaj sa te duash ti atij personelit tim qe pati plagosje te lehta. Qe ketu, keto fakte, jane 6 mije veta...”
Ramiz Alia: “Po mire me fal, me fal. Dale ti. Prit. Kush ishte ai qe u plagos rende? Jo, jo po dale. Meqe po e thua ti, na e thuaj ti, na u pergjigj ti? Kush ishte ai qe u plagos rende?”
Sali Berisha: “Nje nga ata...”
Ramiz Alia: “Ku u plagos?”
Sali Berisha: “Nuk e di!”
Ramiz Alia: “Epo kur s’e di si e thua ti? Ti po na dezinformon ne tani”.
Sali Berisha: “Pse?”
Ramiz Alia: “Po ja se s’po na e thua! Na e thuaj! Ti thua... Jo, jo Sali... Ti po ngrihesh me nje teze te drejte qe informacioni duhet te jete i drejte. Keshtu? Bukur. Atehere beje edhe ti te drejte. Ti me thua qe ky djale ishte keshtu, dakord jam me ty. E para e punes, ai djale nuk ju erdhi ate dite ne spital se e di kete ceshtje mire. Ai djale u plagos kur hyri makina me vrull. Hodhi... domethene, cau murin e ambasades nje makine dhe nje polic i qelloi. Bukur. Qarte. Po ai djale ka ndenjur tri dite ne ambasaden gjermane dhe pas tri ditesh ka ardhur ne spital. Keshtu eshte historia. Kur u dha komunikata, ai djale ishte brenda ne ambasade. Jam dakord me ty ne parim qe duhet t’i bejme te sakta dhe ne qofte se do saktesi t’i themi sakte gjerat”.
Dhimiter Shuteriqi: “Ketu ka nje gje, shoku Ramiz. Ketu ka nje te mete, per mua, konsekuence ne informacion. Domethene, kete ngjarje, spitali, nuk e njoh keshtu. Jo, doktori nuk e ka njohur keshtu edhe une keshtu e kam degjuar. Me falni! Neve nese ngjau ndryshe dhe krijoi nje dezinformacion te ketille, duhet te ishim neve konsekuent ose drejt, pernjeheresh te pergjigjeshim me informacionin tone, me vone se komunikata u dha, me vone se u dha dezinformimi, me vone vajti djali atje. Menjehere te ishim pergjigjur!”
Sali Berisha: “Une jam ne spitalin numer 1, po Veliu qe punon aty, djali thote qe ka ardhur menjehere”.
Ramiz Alia: “Kur menjehere, pra? Ka ardhur me daten 4 korrik. Ngjarja ka ndodhur me 2 korrik. Ai ka djale ka hyre atje, ne ambasaden gjermane ne ate kohe, me 2 korrik. E mbajten gjermanet dhe kerkuan autorizim qe ta dergonin ne spital se eshte shume semure etj., etj. Ne fillim kerkuan te vinte aeroplani i tyre me mjek e gjera te tilla. Dakord, eshte e qarte. Vetem ka nje gje, qe ky informacion, tani ky informacion ai shoku atje thote, pse nuk u botua? Cfare te botohej? Si te botohej? Ne kete ceshtje ka nje gje, ne pushuam direkt nga puna drejtorin e policise, ai qe qelloi. Kete e keni marre vesh besoj?! Apo jo?!”
Pergjigje nga salla: “Jo, jo, shume veta nuk e dine”.
Ramiz Alia: “Jo, jo, jo. Nese do ndokush ta thote ne pazar kete, nuk pranohet. Zevendesministri i Brendshem u pushua, dy zevendesministrat u pushuan. Tani thashethemet jane edhe majtas edhe djathtas. Po mire, o vellezer, shiko, dakord jam me ju. Vetem ju lutem, nje gje keni parasysh, shqetesimi mbi informacionin eshte i drejte. Por, shembujt qe merrni juve nuk jane shume, si te thuash, nuk jane shume simpatik, po i quaj keshtu. Domethene, shqetesimi i shokut atje eshte se pse nuk u tha qe nje njeri qe hyri ne ambasade u plagos. Cfare te benim ne? Hero ta benim kete njeri qe po hyn ne ambasade dhe po arratiset? Cfare kerkon me teper? Ne deklaruam qe eshte plagosur, pike! Cfare ti themi me teper? Ngushellime t’i them familjes se tij dhe atij djalit vete? Kete kerkojme ne? Kjo nuk eshte korrekte. Opinioni ketu gjera kerkon, keto gjera i vlon. Po pse nuk me thote anen e kundert? Pse nuk me thote te kunderten? Se ajo makine sulmon policin. E kupton? Gjermani vete qe ishte vajti i ra policit me hekur kokes. Kete e di ti?! Apo nuk e di ti, prit ta them une atehere. Jo, jo, prit. Gjermani hyri, i ra policit kokes dhe i mori revolen. Revolen erdhi dhe e dorezoi i ngarkuari me pune i Gjermanise ne Ministrine e Jashtme te nesermen. Por, tha: Polici hyri ne territorin e ambasades! Tani, cfare t’i bej une kesaj ne gazete? T’i qaj hallin atij djalit? E kam ketu ceshtjen, nga nje pikepamje duhet pasur kujdes. Domethene, ne nuk duhet absolutisht te mbyllemi me informacionin tone. Une thashe dhe u them, qe eshte nje nga dobesite tona. Dikush tha se ndodhi nje aksident ne rruge, pse nuk japim. Nuk japim ne! Dakord jam une. Eshte gabim, ne nuk japim. Ne kemi shume gjera qe nuk japim informacion. Duhet te them une qe duhet te jepni per thatesiren, se del ai bukuroshi dhe thote: kaq kilovat/ore edhe nuk thote qe ne po importojme! Po marrim kredi, ja kete energji qe po marrim sot ne, ¼ eshte kredi. Ja, ketu! E dini kete apo s’e dini?! Edhe ai nuk e thote hic. Pra, as kete informacion s’ia jep publikut. Dua te them qe pika e dobet e jona eshte informacioni me siguri. Por, une mendoj qe revolta nuk duhet te jete ne keto lloj informacionesh qe po i shqeteson disa njerez. Nuk eshte ky shqetesimi qe duhet te kemi. Ky shqetesim sikur i ben jehone disa gjerave jo shume... Domethene keto prekin masen, po i prekin ne nje rruge te gabuar. Cfare t’i them une mashalla ketyre qe u futen ne ambasada? Jo, jo,jo ti thua ne asnje menyre, por une e kam me te shkruar, qe me thuhet qe ky ka pas te drejte qe eshte fut. E kam te shkruar zyrtarisht. E kam ne leter”.
******
Sali Berisha:“Shoku Ramiz, dy informacionet jane: i joni qe duhet te jete kompletiv me informacionin e armikut. Ne qofte se s’japim ne, informacionet duke filluar qe nga vete Komiteti Qendror, po i japin radiot e huaja”.
Ramiz Alia: “Jo, s’eshte e vertete. Ne qofte se t’i u beson ate qe thote radio e huaj eshte puna jote. Kjo nuk eshte e vertete”.
Sali Berisha: “Po e dezinformojne informacionin”.
Ramiz Alia: “Po nuk eshte e vertete!”
Sali Berisha: “Jo, me fal shoku Ramiz ata jo se po japin informacion te pavertete, prandaj shtova tezen per vertetesine e informacionit. Se ketu ne kete kompeticion fiton informacioni i sakte dhe i vertete. Prandaj edhe ne duhet te jemi shume vigjilent”.
Ramiz Alia: “Dale, dale”. E para, nuk eshte e goditur fjale kompeticion, nuk bejme ndonje gare per informacion. E dyta, per sa i perket Komitetit Qendror, Komiteti Qendror i Partise u mblodh ne date ‘x’ dhe ne darke, jo te nesermen, por ne darke u dha njoftimi edhe u dha fjalimi qe mbajta une ne Plenumin e Komitetit Qendror per arsimin. Te nesermen u diskutuan probleme te tjera dhe u dha materiali per plenumin. Prandaj, nuk pati asnje kompeticion dhe nuk pati ... Po per cfare e kishe fjalen?”
Sali Berisha: “Une e kisha fjalen per informacionin si informacion shoku Ramiz. Po jap nje shembull tjeter. Per ngjarjet e Kavajes. Asnje fjale nuk eshte thene per kete gje, une e konceptoj qe ne duhet te informohemi. Ne nuk dime asgje vetem cfare kemi marre vesh rrugeve”.
Ramiz Alia: “E drejte eshte”.
Sali Berisha:“As per ngjarjet e Shkodres. E konceptoj qe duhet te informohemi”.
Ramiz Alia: “Ne Shkoder nuk ka ndodhur gje, me perjashtim te atyre te janarit. Ne qofte se do te dish ti ...”
Sali Berisha: “Po, per janarin e kam fjalen, per janarin”.
Ramiz Alia: “Ah, per janarin! Po per janarin nuk ka ndodhur asgje, por per Kavajen po, s’eshte thene asgje, shume e drejte”.
*****
Sali Berisha: “Me lere te them nja 2, 3 gjera shkurt, shoku Ramiz. Do te doja qe shokeve te organeve te puneve te brendshme t’u dergoja vetem nje mesazh, se cdo rrahje e paligjshme, dhe qe te themi te drejten kane qene te shumta. Une cdo dite shihja njerez te spitali, te stacioni i trenit kur merrja autobusin, cdo dite policia do te mbante njerez. I kapte, i keqtrajtonte, ndonje burre edhe me te pashem e me te veshur se une. Po une dua te them se cdo rrahje e paligjshme eshte rrahje per te gjithe ne. Ata jane pjese e njeriut, cdo shqiptar, cdo pjese territoriale, eshte pjese e ndergjegjes shoqerore kombetare e secilit prej nesh. Ne qofte se ata i rrahin ne kete menyre njerezit, eshte njelloj sikur na kane rrah ne, ne kete menyre e perjetojme, ne kete menyre e suportojme. Dhe une ju them qe ndihemi edhe te fyer e te ofenduar qe ne menyre kaq te pashpirt kane thyer urdhrat dhe ligjit. Per mendimin tim, per te cuar se, ... se ju e keni hap shume drejte qe problemi eshte poshte kesaj, eshte e vertete, eshte ne baze. Por ama, ti prijme mekanizmit, une nuk di c’ka thone zbulimet, por veprimi kryesor i mekanizmit eshte ngjallja e mosbesimit per kete c’ka ben partia. Partia ka bere shume edhe po te marresh masat te cilat jane marre nga janari e deri tashti une kam pasur bindjen time personale qe jane shume pas psikologjise se pergjithshme shoqerore te Shqiperise. Ama i rrahu ai ata djemte qe u futen per te marre pasaporten? I rrahu. Per mendimin tim, ata duhet te denoheshin se ne qofte se dy punetore rrihnin dy oficere sigurimi, qe shkojne per detyre ne nje ndermarrje, ata dy punetoret humbasin vendin e punes dhe futeshin brenda per rrahje.
Pra, une them qe nje komision hetimor, publikisht ... se ky problem ka shqetesuar shume, per t’u dhene nje pergjigje te merituar atyre qe e kane tejkaluar kompetencat dhe qe kane thyer urdhrat ma thote mendja qe eshte ne dinjitetin e shoqerise sone dhe te forces se saj, nuk eshte asnje gje. E dyta, kisha nje problem lidhur, shoket folen edhe per problemin e informacionet, e mira eshte qe ne te informojme dhe detyrimisht qe eshte kerkese shume e drejte qe ne te informohemi nga partia, nga asnje format tjeter. Ne duhet te informohemi nga partia per ate cfare ka ndodhur dhe te japim mendimet tona, te mira si t’i kemi, por edhe te themi fjalen tone.
Se fundi, kam nje problem per vete partine. Tani partia ka bere gjithe keto ndryshime gjate ketyre muajve, mendoj eshte marksiste, duke ndryshuar realiteti ndryshon veten e tij njeriu, edhe partia duhet te ndryshoje veten e vet ne disa aspekte, ne disa gjera. Po marr per shembull mendimin, une e konsideroj te domosdoshme pluralizmin e mendimit”.
Ramiz Alia: “Pluralizmin e mendimit apo pluralizmit partiak?”
Sali Berisha: “Jo, pluralizmin partiak nuk mund te them se eshte”.
Ramiz Alia: “Do ta thosha nje cike keshtu, thashe sikur te hapim dhe disa probleme te tilla”.
Sali Berisha: “Une po jap disa mendime, sic e mendoj une. Qe ne kete periudhe ku nuk ka ekzistuar mungesa e pluralizmit, me te thene te verteten, nuk e di si mund te jete. Une po konsideroje ne kete stad pluralizmin e mendimit dhe nuk humbet shoqeria jone nga pluralizmi i mendimit, perkundrazi, ato dege dhe ato shkenca qe kane privuar veten nga pluralizmi mendimet, ato jane perthare dhe nuk jane zhvilluar si duhet. Ato dege dhe ato shkenca qe kane pasur, kane ecur me mire edhe po te shohim kontributin tyre qe kane dhene ne zhvillimin e vendit. Une jam fillimisht per pluralizmin e mendimet, jam per shoqata te pavarura, shoqata mjekesore. Po marr shoqata mjekesore. Ne sapo dalim dhe u themi kolegeve tane neper bote qe varemi nga Ministria e Shendetesise, ore thote, qenka shteterore. Cili shtet nga shoqatat profesionale ka pesuar ne historine e njerezimit?! Asnje. Lidhja e Shkrimtareve eshte pothuajse e tille te ne”.
Ramiz Alia: “Une nuk besoj qe ajo tjeter efekt i frikes se mos peson gje nga shoqata mjekeve. Ajo eshte efekt i mentalitetit tone burokratik qe cdo gje duam ta lidhim me nje teme. Ne edhe kur mendojme te krijojme, ku di une cfare, do te themi ku do ta lidhim, se medoemos duhet lidhur dikur. Por, nuk besoj se eshte motiv politik”.
Sali Berisha: “Une po them qe shoqatat te pavarura edhe ato mund te kontribuojne shume ne zhvillimin e sektoreve. Keshtu qe, nuk besoj se te varura nga dikasteret mund te lulezojne ose mund te japin ndihmesen e tyre dhe te realizojne statutin per qellimet te cilat jane krijuar. Po tek pluralizmi i mendimit po rri. Une shtroj nje problem qe, pluralizmi i mendimit natyrisht nuk duhet te ekzistoje vetem ne mbledhje. Per mua duhet te ekzistoje ne shtyp, te ekzistoje edhe ne mjetet e informacionit te partise. Po shoh per shembull, shtypin e partise, nje koncept. Zeri Popullit eshte organi Komitetit Qendror te partise, shume e drejte. Por, Zeri i Popullit mund te jete edhe organ i Partise Punes se Shqiperise. Madje po te pyetem tani si anetar partie jam me te dyten dhe pse jam. Jam me te dyten sepse ky Zeri i Popullit eshte shpallur organ i Komitetit Qendror te partise, partia ka pasur nje mije anetare dhe ka pasur mundesi te zgjedhe njerezit me koeficient mendor me te mire. Ne 120 mije anetare kjo eshte praktikisht e pamundur, por vete stadi i zhvillimit te sotem eshte i tille. Saqe, per te mbuluar, ashtu ne ate forme te centralizuar aq shume, duhet te behet 1 mije e 300 vete Komitetit Qendror, cka nuk shkon kurrkund kjo pune. Cka eshte mali i diskutimit, mali diskutimit eshte qe edhe vete Komiteti Qendror nepermjet shtypit do te mesoje per probleme te ndryshme cka thone specialistet e vet, per kete fushe, per kete ceshtje e ate ceshtje”.
Ramiz Alia: “Problemi me duket me i thelle nga kaq sa e thua ti, se e thjeshtezon problemin. Me fal, duke thene Komiteti Qendror dhe duke i thene i partise, per mendimin tim, nuk i ben ndonje ndryshim te madh ose ti nuk po e sqaron mire idene tende. Pasi Komiteti Qendror apo i partise, nuk jane dy vija. Prandaj ke ndonje mendim tjeter ti”.
Sali Berisha: “Po, do te dal. Po marr fare mire nje grup njerezish... Dakord, ja ta zeme disa njerez qe merren me kete gazete ne linjen e punes se tij, mund te kete mendime, ky shoku ketu apo tjetri, mendime me te dobishme, te cilat edhe frenohen. Prandaj dhe cila del si ashtu, thuhet eshte organi i Komitetit Qendror te Partise. Nje verejtje tjeter shoqerore ketu, gjate ketyre rremujave qe ka qene muaji me probleme, me gjithe ato, po nga ky parim, po te numerohen artikujt qe jane shkruar nga anetaret e Plenumit as nga gishtat e njeres dore nuk dalin. Keshtu qe, edhe kjo eshte nje tregues i asaj qe them une. Pra organi Komitetit Qendror te Partise shprehet ndaj partise, vija e partise nuk eshte vetem, ka nje shpirtgjeresi”.
Ramiz Alia: “Me fal, o Sali. Te behemi te qarte une edhe ti njehere. Qe ta kem edhe une te qarte idene. Ti e nise mire, por nuk e bitise mire fjalen. Ti thua nje here i komitetit qendror jo, i partise po. Une shtroj ceshtjen ketu, organ, nje organ gazetaresk, qofte ky i komunitetit qendror apo i partise, domethene ai do te udhehiqet nga nje vije e caktuar politike. Prandaj kjo vije e caktuar politike, prandaj te thashe, si e komitetit qendror, si e partise, eshte po e njejta vije partie politike. E kupton?! Mua me duket se ti nuk ma ke hallin pse shkruaji anetari i Komitetit Qendror, apo pse shkroi nje anetar ... Ti e ke hallin ketu qe ne kete gazete a mundet te shkruhen mendime qe s’perputhen me vijen e partise”.
Sali Berisha: “Tregonte spektrin, me fal shoku Ramiz, tregonte spektrin”.
Ramiz Alia: “Spektrin jo, se spektri eshte qe... vete fakti eshte qe kater faqet e gazetes e shkruajne per te tera problemet”.
Sali Berisha: “Ate po them dhe une. Kur doli ky problem? Ky problem doli pasi gazeta botoi disa artikuj. U tha fjala. Por une ne ato artikuj nuk kam pare qe jane kundra vijes se partise ama!”
Ramiz Alia: “Ne qofte se ka dale fjala ... une pikerisht ketu doja te dilja. Ne qofte se ka dale fjale qe keto artikuj jane kunder vijes se partise per mua nuk ka rendesi se c’thote organi i Komitetit Qendror apo organi i partise, ne qofte se ka dal keshtu fjala. Ne qofte se ka dale fjala eshte kunder Komitetit Qendror te Partise atehere ke te drejte ti. Po une nuk besoj te kete dale fjala keshtu. Po pse flasim me doreza ne. Fjala eshte per artikullin e Ylli Popes, besoj, se ky botoi ne “Zeri i Popullit”. Fjala eshte se kane thene qe artikulli i Ylli Popes eshte kunder partise. Mirepo prit, ai nuk ka thene kunder Komitetit Qendror po kunder partise! Dua te them qe tema, domethene, ajo titulli i “Zeri i Popullit” eshte organ i partise apo organ i Komitetit Qendror, nuk ndryshon gje ketu. Pra, ai del qe artikulli eshte kundra vijes se partise. Keshtu paska menduar dikush. Une nuk e mendoj keshtu sa per dijeni. Te jete i qete edhe shoku Ylli ketu. S’eshte keshtu. Prandaj nuk e di s’po sqarohemi bashke ne”.
Sali Berisha: “Mua me duket qe ky emertim do te ishte me afer, me demokratik”.
Ramiz Alia: “Mire dakord, mundet”.
*****
Ramiz Alia: “Kjo ceshtje qe thua ti tani eshte e lidhur nje cike me rolin e partise, vecanerisht me pushtetin. Domethene, ceshtja e marredhenieve partise shtet dhe partive te organizatave te masave, eshte nje problem qe do thelluar dhe do shikuar medoemos. Nuk ka dyshim qe kerkon perpunim, sot nuk jam ne gjendje t’ju them... Ndonjehere tjeter bejme nje diskutim mbi kete ceshtje”.
Sali Berisha: “Ndoshta edhe ligji qe e sanksionon”.
Ramiz Alia: “Cilin?”
Sali Berisha:“Ligji qe sanksionon rolin e vet, ligji qe e shpall force udheheqese, te Kushtetuta e kam fjalen”.
Ramiz Alia: “Po mire, po the ligji, pavaresisht, aty vijme...”
Sali Berisha: “Te Kushtetuta e kam fjalen”.
Ramiz Alia: “E mora vesh une ku e ke fjalen ti. Por, po the qe mohohet roli i udheheqjes, te kuptohemi, asgje nuk vendosim ne ketu, por ajo presupozon te kesh parti te tjera. Domethene, ti je me kete?”
Sali Berisha: “Me fal, por une nuk e kuptoj keshtu”.
Ramiz Alia: (Qesh) “Ore po ti je edhe malesor or derezi, bjeri mer cope edhe ti tani”.
Sali Berisha: “Une ne radhe te pare i permbahem nje shprehjeje: Never say never! Kurre me thene kurre, dhe kurre eshte tjeterkund. Une jam bindur se ne stadin aktual ky popull nuk eshte i pergatitur edhe po t’ia japesh, ta zeme...”.
Ramiz Alia: “Jo, po shikoje edhe ti kete ceshtjen e pergatitjes... Ore ti, ti je nje mjek kirurg, kur fut thiken e di se cdo te gjesh! Sidoqofte, nese do te pranosh nje teze, duhet te shikosh fundin”.
Sali Berisha: “Qe te mos jete e sanksionuar me Kushtetute. Une jam i prere, qe te mos jete e sanksionuar me Kushtetute. Partia duhet te tregoje veten e vet me gjithe veprimtarine e saj e te zere vendin qe meriton dhe jo ate qe i jep ligji”.