Klubi i qytetit zhgënjen me lojën e shitur

Albforumi

Primus registratum
Klubi i qytetit zhgënjen me lojën e shitur

ps3669zc_400.jpg

Të shtunën në orën 14:00 klubi i qytetit tim, K.F. Rahoveci që garon në ligën e parë të Kosovës, duhej ta zhvillonte derbin e javës kundër K.F. Ballkanit nga Suhareka. Quhej derbi sepse janë ekipe të një regjioni, dhe diferenca mes dy ekipeve në pikë ishte vetëm 2 pikë, dhe ekipi që do fitonte do ishte një hap larg superligës.

U futa në stadium, dhe gjëja e parë që vërejta ishte hyrja pa pagesë(që ndodhi për herë të parë në këtë sezon), fakt që më çuditi sadopak. Megjithkëtë unë mendova se këtë po e bënte klubi për shikueshmëri më të madhe. Një shok u mundua të më demantoj duke më thënë se shkak ishte loja e shitur, por nuk desha të i besoj. Isha shumë entuziast duke e ditur se do jetë një lojë e bukur dhe se do kënaqem duke përkrahur klubin tim me tërë fuqinë e zërit.

Filloi loja. Menjëherë vërehej se lojtarët luanin “me zor”. Futbollistët e Rahovecit humbisnin topat shumë lehtë, dhe nuk ishte asnjë pasim i sigurt. Në anën tjetër as Ballkani nuk luante më mirë. Thjesht një lojë e bezdisshme. Dikur një mbrojtës vendas luan me dorë, dhe akordohet penallti që shëndrrohet në gol. 0:1.

Ne, tifozët e klubit u nxehëm pak, dhe filluam ta përkrahim klubin. Por, përgjatë 90 minutave nuk ka pasur as edhe një aksion nga skuadra jonë. Në anën tjetër kah mesi i pjesës 2, Ballkani shënon golin e 2-të. Atëherë, u vërejt shum qartë se loja ishte e shitur, dhe ne publiku i vendosëm aty për aty emrin e klubit “5000 euro” dhe brohoritëm një kohë bukur të gjatë. Pas kësaj në shenjë revolte e lëshuam stadiumin.

Kështu futbolli ynë nuk mund të ecë përpara…

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dardan.blog.al/?p=9

Top