KLSH-Tatime, luftë për komptencat
Reagon Drejtoria e Përgjithshme pas kallëzimit të 10 tatimorëve: Nuk kanë punë me ne

Konflikti mes KLSH-së dhe Tatimeve ka përfunduar në prokurori, për shkak se palët pretendojnë për shifra të ndryshme abuzimi me taksat. Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se ka zbuluar shkelje në qindra milionë lekë në tatime, duke dërguar për ndjekje penale 10 punonjës, kurse Drejtoria e Përgjithshme është kategorikisht kundër procedurës që ndjek KLSH-ja. Sipas Tatimeve, KLSH-ja nuk mund të kryejë kontroll mbi bilancin e bizneseve, pasi këtë atribut e ka vetëm administrata tatimore, referuar nenit 14 të ligjit “Për procedurat”. Për këtë shkak, palët përfunduan në gjyq dhe fituese doli Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave. Vetëm për 2 vitet e fundit, përfshi edhe 6-mujorin e parë të vitit 2009, administrata tatimore, në forma të ndryshme i ka shkaktuar një dëm shtetit rreth 2.3 miliardë lekë. Vlerësimin e jep KLSH-ja në raportin e fundit, e cila u referohet rasteve me deklarimin e TVSH-së, kontributeve dhe derdhjes së sigurimeve. Për Tatimet, shifra është tepër e ekzagjeruar, pasi Kontrolli i Shtetit nuk e ka llogaritur mbledhjen e të ardhurave faktike, duke mos bërë as zbritje dhe pjesëtim të shumave, por vetëm shumëzim.

Kallëzimi

Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2009, 10 punonjës të administratës tatimore kanë përfunduar në prokurori, të kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga inspektimi i kryer në degët rajonale të Durrësit, Korçës dhe Fierit, KLSH-ja konstatoi rreth 1 miliard e 833 milionë lekë (afërsisht 20 milionë dollarë) dëme të kryera nga punonjësit, duke kërkuar masën e ndjekjes penale. Aktualisht, dosja është në prokurori dhe vijon të jetë në proces hetimi. “Vepra penale është konstatuar nga Departamenti i Kontrollit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit, kurse kallëzimi është kryer në datat 18 mars, 10 shkurt dhe 21 maj”, pohon KLSH-ja.

Kompetencat

Ligji i ri “Për procedurat tatimore”, neni 14, i jep të drejtë vetëm administratës tatimore të kontrollojë bilancet e bizneseve dhe të bëjë vlerësime mbi to. Mbi këtë bazë, drejtori i përgjithshëm, Artur Papajani, nxori në muajin qershor një urdhër që ndalonte në mënyrë kategorike përcjelljen e informacionit te KLSH-ja. Nisur nga këto kushte, “urdhri i Papajanit” përfundoi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, vendimi i së cilës u mor në fillim të muajit nëntor, duke u dhënë të drejtë Tatimeve. “Ajo që pretendon KLSH-ja nuk është tjetër vetëm dublim ndaj punës sonë, pasi nuk ka të drejtë të kontrollojë bilancet e biznesit. KLSH-ja nuk mund të hyjë të vlerësojë tatimpaguesin”, tha për “Shqip” drejtori i kontrollit të taksapaguesve në Tatime, Ed Gjokutaj. Aktualisht, çështja e 10 tatimorëve është në dorë të prokurorisë, e cila për të plotësuar dosjen duhet të kërkojë informacion te Tatimet, e më tej ta përcjellë, nëse e shikon ligjore, dosjen në gjykatë. Kjo e fundit e ka rrëzuar një herë KLSH-në për të njëjtat motive që akuzohen 10 tatimorët.(SHQIP)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26539. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26539