KLSH sulmon gjykatat: Janë të korruptuara

KLSH sulmon gjykatat: Janë të korruptuara

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kritikon punën e bërë nga gjykatat rreth vendimeve për shkelje në administratën shtetërore. Në tri vitet e fundit, KLSH ka kallëzuar penalisht me dhjetëra zyrtarë, por asnjë nuk ka përfunduar pas hekurave të burgut, pasi gjykatat zvarrisin vendimet. I pranishëm në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, kreu i KLSH-së, Robert Çeku, ka folur edhe për Gjykatën Administrative, të kërkuar nga biznesi. Sipas tij, kur sistemi gjyqësor nuk funksionon si duhet, Gjykata Administrative do të jetë një blof i vërtetë. Në komision merrte pjesë edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili së bashku me Çekun, kanë paraqitur shifrat e buxhetit faktik 2008.

Pretendimet

Duke folur për punën e bërë gjatë vitit 2008, Çeku vuri në pah pengesat nga gjykatat për ti shkuar deri në fund hetimit me shkeljet në administratë. Në këtë pikë, kreu i KLSH-së e shikon të pavlefshme funksionin që do të ketë Gjykata Administrative. “Në qoftë se sistemi gjyqësor nuk pëson një hop cilësor, përmirësim cilësor të dukshëm, të shtosh Gjykatën Administrative, nuk do bëni gjë tjetër vetëm se do të shtoni një hallkë në këtë sistem ta themi copë, të korruptuar. Asgjë nuk keni për të bërë, në gjykimin tim. Duhet të përsoset njëherë ky sistem që kemi, sesa të shtojmë dhe një hallkë tjetër e cila do të zbatojë praktikën që zbaton ky tjetri. Bile më keq, në qoftë se do të jetë me cikël të mbyllur në gjykimin tim, ju do ti jepni pushtet një trupe gjyqësore të bëjë çfarë të dojë me biznesin”, tha para anëtarëve të komisionit parlamentar, Robert Çeku. Kreu i KLSH-së nuk ka hezituar të sulmojë edhe Gjykatën e Lartë. “Me përjashtim të ndonjë rasti sporadik me shifra shumë të vogla, pushteti gjyqësor nuk merret seriozisht me problemet tona. Unë bëj të paktën një gjë, që mund të bëj rekurs në Gjykatën e Lartë, deri këtu mund të shkojë KLSH. Gjykata e Lartë nuk bën asgjë. Nuk kthen as përgjigje, as mirë, e as keq. Kjo është e vërteta”, vijon Çeku.

Shkeljet

KLSH raportoi dje në komision mbi shkeljet e konstatuara gjatë zbatimit të buxhetit të vitit 2008. Sipas raportit të lexuar nga Çeku, u mësua fakti se vitin e kaluar, administrata shtetërore i ka shkaktuar një dëm buxhetit rreth 1.5 miliardë lekë. Dëmi i evidentuar u krijua më së shumti në fushën e tatimeve dhe doganave, me rreth 1.1 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër në shpenzime dhe prokurime publike.(Shqip)

Cqt6XJcpqyE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23315. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23315

Top