Aquarius
Valoris scriptorum
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori të tjerë zyrtarë të shtetit. Pas një kontrolli të ushtruar në Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, KLSH ka bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj Drejtorit e Përgjithshëm të kësaj Agjencie, Ylli Pango për një dëm prej mbi 10 milionë lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit.
KLSH ka konstatuar parregullsi dhe shkelje tëligjit në 3 projekte në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara gjithsej. Por krahas kësaj, shkelje të tjera të gjetura gjatë auditimit të KLSH-së janë parregullsi sa u përket shpenzimeve të kryera për udhëtime e dieta jashtë vendit; mosmiratim i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Agjencisë; mosdorëzim në Këshillin e Ministrave dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik të regjistrave vjetorë të parashikimit dhe realizimit të prokurimeve për vitin 2010, 2011 dhe 2012. Po ashtu gjatë gjithë periudhës nën auditim, Bordi Drejtues i Agjencisë ka funksionuar pa Sekretar, në kundërshtim me ligjin.
Për të gjitha këto parregullsi dhe shkelje financiare të konstatuara dhe të pasqyruara në raportin përfundimtar të auditimit, sipas njoftimit për shtyp të KLSH-së, përgjegjësi direkte mban Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ylli Pango.
Krahas padisë për dëmin ekonomik të shkaktuar dhe keqmenaxhimin e agjencisë, KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra për zotin Pango dhe largim nga shërbimi civil për Drejtorin e Drejtorisë së Programeve Kombëtare në këtë agjenci.
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është një institucion publik, nën varësinë e Këshillit të Ministrave i krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe që ka nisur punën në mars 2010.
Tre ditë më parë KLSH paditi 4 zyrtarë të tjerë pas një auditimi në Ministrinë e Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. KLSH vendosi të bëjë publike këto shkelje pas përfundimit të procesit zgjedhor për të mos ndikuar në zgjedhjet e 23 qershorit.
/ Top Channel