Klinton, të dielën në Kosovë. Thaçi: Pritje madhështore
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, të dielën, më 1 nëntor, viziton Kosovën.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij, në sheshin “Bill Klinton”, në Prishtinë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kreu i ekzekutivit premtoi një pritje madhështore për mikun amerikan. Ai tha se Klintoni është “njeri i madh, i cili ka bërë shumë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”.

Kryeministri Thaçi po ashtu ftoi qytetarët që të mblidhen të dielën në sheshin “Bill Klinton”. Ndërsa, falënderoi të gjitha qeveritë e SHBA-ve për përkrahjen e dhënë popullit kosovar.

Po ashtu, u bë e ditur se ish-presidenti Klinton do t’u drejtohet me një mesazh edhe qytetarëve të Kosovës.

Vizita e tij në Kosovë, siç tha kryeministri Thaçi, është e para në Kosovën e pavarur, por jo e para në Kosovën e lirë.

Shtatorja trimetërshe e ish-presidentit Bill Klinton është vendosur në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë, në fillim të këtij muaji. Zbulimi i saj është shtyrë, për shkak të agjendës së zënë të ish-presidentit Klinton.(rel)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25089. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25089