Klinton: Strategjitë tona për Iranin, Afganistanin e Irakun
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se bota nuk do të presë pafundësisht që Irani të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për programin bërthamor.

Sekretarja Klinton i bëri komentet pas takimit me sekretarin e jashtëm britanik David Miliband në Londër. Zoti Miliband tha se Irani nuk do të ketë mundësi më të mirë të angazhohet për marrëdhënie normale me pjesën tjetër të botës.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi Irani tha se do të pasurojë uranium në se dështojnë bisedimet me fuqitë botërore për të dhënë karburant bërthamor.

Udhëheqësit iranian kanë rënë dakort të takohen me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe Kombet e Bashkuara për të hartuar një plan për pasurimin e uraniumit jashtë vendit. Bisedimet do të zhvillohen më 19 tetor në Vienë.

Nderkohe, ajo foli edhe per kercenimet e tjera, sic edhe Al Kaeda. “Strategjia jonë vazhdon të jetë që të arrijmë objektivin tonë për të goditur, shpërbërë dhe mposhtur Al Kaidën dhe aleatët e saj ekstremistë dhe për të mos lejuar që ata të kenë baza të sigurta dhe aftësi për të na sulmuar. Kemi bërë një analizë më të kujdesshme se cilët janë aleatët e Al Kaidës. Jo çdo individ që e quan veten taleban përbën domosdoshmërisht një kërcënim për Britaninë apo për Shtetet e Bashkuara”, tha zonja Clinton.

Ajo tha se vendosja e marrëdhënieve të partneritetit me personat që janë paguar apo janë detyruar të luftojnë në krah të ekstremistëve, do të japë rezultate.

Zonja Clinton tha se një taktikë e ngjashme ishte përdorur në Irak dhe kishte çuar në pakësimin e dhunës.

Sekretarja amerikane e shtetit tha se nëse zoti Hamid Karzai rizgjidhet president i Afganistanit, dhet të vendosen marrëdhënie të reja mes tij dhe popullit afgan, si dhe midis qeverisë së Afganistanit dhe vendeve që kanë kontribuar trupa.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23948. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23948