Klinton: Bota sdo ta presë pafund Iranin

Klinton: Bota sdo ta presë pafund Iranin

Sekretarja Klinton i bëri komentet pas takimit sot me sekretarin e jashtëm britanik David Miliband në Londër. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se bota nuk do të presë pafundësisht që Irani të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për programin bërthamor.</p>


Sekretarja Klinton i bëri komentet pas takimit sot me sekretarin e jashtëm britanik David Miliband në Londër. Zoti Miliband tha se Irani nuk do të ketë mundësi më të mirë të angazhohet për marrëdhënie normale me pjesën tjetër të botës.</p>


Takimi i tyre vjen një ditë pasi Irani tha se do të pasurojë uranium në se dështojnë bisedimet me fuqitë botërore për të dhënë karburant bërthamor.</p>


Udhëheqësit iranian kanë rënë dakort të takohen me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe Kombet e Bashkuara për të hartuar një plan për pasurimin e uraniumit jashtë vendit. Bisedimet do të zhvillohen më 19 tetor në Vienë. /voa/</p>
6C9-sfotVqg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23919. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23919
 
Top