Harmonia fetare “çudit” Parisin, duartrokiten 4 klerikët shqiptarë..
Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare, Shqipëria është shembulli unikal i harmonisë fetare, një element identifikues ky për vendin tonë i vlerësuar edhe nga Ati i Shenjtë, Papa Francesku. Në Parisin e tronditur nga sulmet terroriste të ditëve të fundit, toleranca jonë fetare e konkretizuar me praninë e 4 krerëve shqiptarë të besimeve fetare, është vlerësuar me duartrokitjet e qindra mijëra njerëzve që marshuan në sheshin “Republica”.
Ja si eshte shprehur ne media kryeministri Rama : Klerikët shqiptarë e mahnitën Parisin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se katër klerikët fetarë shqiptarë e kanë mahnitur Parisin me pjesëmarrjen e tyre të përbashkët në Marshin e Bardh.
“Mirenjohje te kater perfaqesuesve te klerit shqiptar qe sot mahniten Parisin dhe e ngriten Shqiperine ne piedestal”, ka shkruar Rama.