Kledi, gati për tu bërë baba

Kledi, gati për tu bërë baba

Qëllimet në karrierë tashmë i ka arritur, prandaj edhe në këto momente, Kledi Kadiu është duke kërkuar atë pjesë që i mungon…
Gjatë një interviste për Mediaset, balerini i njohur shqiptar ka deklaruar se është në kërkim të vajzës ideale, e cila do të jetë dhe nëna e fëmijëve të tij.
“Nuk mund ta përkufizoj se si duhet të jetë ajo, por mund të them që do të më pëlqente të kishte një trup sportiv. Përsa i takon karakterit, duhet të jetë e fortë”,- ka thënë Kledi, ndërkohë që nuk e mohon faktin se dëshiron shumë të ketë fëmijë.
Ai është shprehur se e ka marrë këtë vendim për të pasur një familje, pak pasi i është dhënë pasaporta italiane nga autoritetet vendase, pas 10 vjet pritjeje.
Ndërkaq, mbrëmë Kledi ka qenë në kryeqytet, për të promovuar edhe këtu librin e tij, i cili po bën gati një vit që ka dalë në Itali, libri i cili mban titullin “Më mirë se një përrallë” (Meglio di una favola)(Shekulli)</p>
MrNp0RbFdL4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26289. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26289
 
Top