Kjo kokë është e shëndetshme

Kjo kokë është e shëndetshme

koke_e_plagosur1.jpg
Vejsel Kandemir, nga nje qyteti i Turqisë, i është nënshtruar tre operacioneve pas një aksidenti në maj të vitit të kaluar ku mbetën 2 të vdekur dhe dhjetë të plagosur.Rasti i Kandemir duket se është më i rëndi.

Atij i është hequr një pjesë e kafkës së kokës si pasojë e dëmtimeve të rënda që ka pësuar gjatë aksidentit duke e ulur nivelin e  pjesës së parme të kafkës me plot 6 milimetra.

Kandemir ka kërkuar pension invaliditeti duke qenë e ka të pamundur të punojë më, por një kërkesë e tillë i është refuzuar.

Sipas raportit të dhënë nga  Drejtoria e Sigurimeve Shëndetësore në Turqi, atij i është komunikuar se nuk ka asnjë humbje në fuqinë e tij të punës duke iu refuzuar edhe statuti i invaliditetit.

Në raport theksohet se humbja e fuqisë së punës është zero përqind. Kam gjashtë muaj që skam asnjë të ardhur. Kam dy fëmijë dhe nuk kam me se ti arsimoj. Skam me çtë paguaj qiranë. Më mbajnë fqinjët me ndihma. Kam nevojë për operacionet të tjera dhe për kurime, por skam mundësi financiare. Ata që kanë përgatitur këtë raport as që më kanë parë fare. Ky raport më nxjerr sikur jam i shëndetshëm. Atëherë le të më kthejnë shëndetin, është apeli i Kandemir.

Pasi i kanë hequr një pjesë të kafkës së kokës që ka sjellë edhe një disnivel në pjesën e përparme të  kokës prej 6 milimetrash, Kandemir thotë se i është qepur edhe damari kryesor që ushqen trurin. Ai ka nevojë për vendosjen e një kocke artificiale në kafkë por pamundësia financiare e ka lënë pa zgjidhje.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=473. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=473

Top