Re: Kisha nje enderr.....
....E cunguar....endrra...
E diele:
Sot eshte e diele.
Dola vone.Nje deshire e cuditshme me mbajti ne shtrat,me sy-hapur deri pasdreke.
Nuk mendoja asgje.Fiksoja nje pike te tavanit dhe humbja brenda saj...
Nuk mora asgje me vete...
Eca pa cante,pa tualet,pa asgje...
Stomaku me rendonte prej darkes se kripur.
U kujtova:E kam pare e enderr.
Ai eshte i ulur prane meje.Jemi mbeshtetur mbi nje tavoline te gjate druri.Kam qene dikur te ky lokal i perserit vetes(?)!
Ai qendron prane meje.Jane te gjithe aty.Miqte!
Une cohem nga karrikja.Aty shikoj se sa pa kujdes jam e veshur,me te njejtat rroba te dites perpara...Miqte qeshin,perseritin,tregojne histori.
...
Cohem ne kembe!Pas meje jane xhamat dhe pas xhamave gjallon qyteti.(Nuk e di ne cilin qytet jemi).
Ti me kap per beli.Shtrengon belin tim mes kraheve.Koken e mbeshtet fort siper veshkes sime te djathte,sikur don te futesh brenda.
Une te shtyj tutje me bezdi:
-Boll,mjaft!
Ti nuk largohesh.
Une ndjej frymen tende mbi lekuren e kurrizit.Te shoh ne sy.Te tjeret shqyejne iriset...
-Epo mire-i them-mire-
-Jemi ne enderr,po te ish reale nuk do te me mbaje dot keshtu...
Dhe fytyra jote hyn perhere e me shume brenda trupit tim!
Ato fjale me shoqeruan tere diten.Me shqetesonte ideja e te qenit koshient gjate endrrave me ty.
Te mendova tek ecja rrugeve te ndricuara.
Te doja rrugeve.Fytyra jote kish marre forme ne trurin tim.
-Me siguri eshte faji i endrres-thashe me vete.
Nuk te doja!
U ktheva ne shtepi.
Dhoma e ftohte,heshtja.Kisha harruar te flisja,te ecja pa ty...
Nje liber qendron gjoks-shqyer mbi shtratin tim.
Kisha harruar te shikoja telefonin:Asgje,asnje telefonate.(bera mire qe nuk e mora me vete).
Syte me vajten tek nje fotografi mbi komodine.Plastika mbrojtese kish rreshkitur e zvogeluar deri ne fytyren tende.Te kish mbetur nje gjysem e pluhrosur dhe nje e kuluar.Dy imazhet ngaterroheshin me njera-tjetren.S'me dukeshe i njejti.
Une te kisha ne krah,te paqarte!