admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri nga mjekët e Klinikës së Klevelandi tregon se pacientët diabetikë mbipeshë që iu nënshtrua operacionit bariatrik u përmirësuan dukshëm ose u shëruan plotësisht nga kjo sëmundje. Operacion Bariatrik (humbje peshe) përfshin shumëllojshmëri procedurash tek personat mbi peshë. Nëpërmjet ndërhyrjes kirugjike, një pacienti të tillë i zvogëlohet madhësia e stomakut; i hiqet një pjesë të tij; i bëhet një rilidhje e zorrëve të holla apo “gastric bypass”.
Në studim thuhet se pacientët diabetikë që iu janë nënshtruar operacionit bariatrik kundër mbipeshës kanë arritur përmirësim të dukshëm ose diabeti u është zhdukur. Sipas studimit, disa pacientë që humbën peshë me anë të ndërhyrjes kirugjike tani kanë arritur nivele normale të sheqerit në gjak, pa përdorimin e ndonjë ilaçi diabetik. Tek pacientë të tjerë, nevoja për insulinë për të kontrolluar sheqerin në gjak u eliminua.
Dr. Philip Schauer, drejtor i Instituti Bariatrik dhe metabolik në Klinikën e Klevelandit thotë se operacionet bariatrik përbëjnë një strategji të mundshme të vlefshme për kontrollin e diabetit tek pacientët tek të cilët trajtimi konvencional nuk jep rezultat.
Rezultatet e studimit u bënë të njohura këto ditë në konferencën vjetore të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë në Çikago.