Kinema greke pa klishe
Ditë të filmit grek në Tiranë 8-10 tetor në Kinema Imperial. Filma nga Angjelopulos, Damianos dhe një vepër kult e kinemasë greke në Shqipërinë e viteve tetëdhjetë: “Njeriu me karafil” i Niko Ximas

Idetë më të mira, shpesh, janë ato që lindin duke u matur me mundësitë. Duke parë fuqitë që Ditët e Filmit Grek mund të kryheshin pa gur në qafë, nënkupto institucionet dhe politikat e tyre false në emër të gjoja fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, një grup emigrantësh shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqi, sjellin kinemanë greke më datat 8-9-10. Është hera e parë që nisma e tyre ka këtë kah, pasi në maj të vitit 2007 i njëjti grup organizoi Ditë të Filmit Shqipfolës në Athinë, ku u bë një prezantim dinjitoz i kinemasë së Shqipërisë dhe të Kosovës, asaj klasike dhe moderne.

Vullneti i këtij grupi njerëzish të rinj, që bëjnë kinema si Bujar Alimani dhe Neritan Zinxhiria, të dy regjisorë të filmit të shkurtër, Tefta Bejko e Denida Zinxhiria (producente filmi) Joni Shena (stundent i Fizikës në Universitetin e Athinës, organizator i përkushtimeve filmike me tema sociale në një forum emigrantësh), kapërcen kështu pengesat dhe idenë se kësi lloj aktivitetesh i bëjnë vetëm institucionet, kur në të vërtetë institucionet e ministritë, as nuk duan të dinë se me pak para kanë në dorë prezantimin e kulturës shqiptare tek fqinjët dhe anasjelltas.

Janë po këta individë që kanë bërë zgjedhjen e filmave duke pasur parasysh refleksionin e kësaj kinemaje në Shqipëri. Bujar Alimani thotë se “në radhë të parë është hequr ideja e një përkushtimi kinematografik me subjekt të përcaktuar, sjellja e filmave që do të kishin për temë e trajtim emigrantët, të huajt në Greqi. Është parë absolutisht e pastërtisht prurja e filmave, tema e të cilëve është tejet larg shablloneve pritës, e kështu synojmë drejt surprizave. Të gjithë filmat pa përjashtim kanë një biografi secili dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare.”

Është regjisori me famë botore Teos Angjelopulos, s’kishte si të ishte tjetër, ai që hap më 8 tetor Ditët e filmit grek në Tiranë me veprën “Përjetësi e një ditë”, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës më 1998.

Vijon “Evdokia” i regjisori Aleksis Damianos, i cili bashkë me Pandeli Vulgari në “Gjithçka është rrugë” pikturojnë atë që në Greqi u quajt Kinemaja e Re Greke, të dy filma që trajtojnë realitetin bashkëkohor grek – i dyti është trilogji filmike.

“Njeriu me karafil” i Niko Ximas, patjetër brezi i dyzetvjeçarëve e sipër tyre e njeh mirë. Alimani kujton vitin 1984, kur ky film preu qindra mijëra bileta në kinematë shqiptare, (kopja 35mm e të cilit është në Arkivin e Filmit në Tiranë), “trajton një nga temat më të dhimbshme e të turpshme të historisë greke, Luftën Civile, me hero një njeri të vërtetë, komunistin Niko Belojani, i cili u pushkatua nga forcat e djathta të asaj periudhe në Greqi.”

Paketa e filmave me metrazh të gjatë mbyllet me filmin “Korrigjimi” i Thanos Anastopulos (kandidatura e Greqisë për Çmimet Oskar 2008), i cili u shfaq premierë në Shqipëri në Festivalin e Parë në Durrës 2008, fituese e Aktores më të Mirë u shpall Ornela Kapedani. Alimani e vlerëson këtë film, për mënyrën sesi e trajton “temën e çmendurisë së nacionalizmit e pendesën pas refleksioneve të një personazhi i cili sheh se po i shket toka nën këmbë e ku akti personal shtrihet në sfera më të përgjithshme.”

Ndër filmat me metrazh të shkurtër janë zgjedhur “Minat” të Kristo Nikolerit, “një pikturë e guximshme e regjisorit për përplasjet e përditshme të ushtarëve grekë me emigrantët aziatikë, film i cili gjithashtu është një elozh për problemin e madh që përballon Evropa e sotme, dallgën e madhe që vjen nga Lindja.”

“Nimfos” i Ahileas Kiriakidhit, trajton marrëdhënien e një gruaje të vetmuar me një të ri, që punon në ndërtim përballë saj, dy njerëz krejt të huaj për njëri-tjetrin që fati i afron…,vetëm për pak.

“Xhina Dostojevski” e Vanesa Zuganelit, është zgjedhur sepse si filmi më i veçantë për nga forma e teknika e këtyre tre ditëve (cinemascop me një trajtim të veçantë mbi figurën). Tema është tepër e thjeshtë: një mirëmbajtës faresh gjen gjuhën e përbashkët me dy banorët e vetëm të ishullit të largët, ku ka ardhur. E përbashkëta-kinemaja dhe letërsia.

“Skipper Straad” i Irini Vahliotit është një film i bazuar, i gjithi në një poezi të poetit të njohur grek Nikos Kavadhias: Një marinar punon natën në port, e vë re se në dhomën e hotelit ku fle, krevatin e ndan …me një grua.

“When fish fly” i Vilka Xuras, është historia e një vajze ukrainase, e cila punon në shtëpinë e një gruaje të moshuar greke. Kjo grua ka ardhur njëlloj si ajo vajzë në Greqi, nga Azia e Vogël me përndjekjet e popullsisë greke, në fillim të shekullit.
“Kalimi” i Janis Kacabulas, hedh dritë mbi dilemën e fortë të një gjuetari grek, i cili rastësisht vret babain e dy fëmijëve shqiptarë emigrantë në një mal me dëborë. Fëmijët i merr me vete, e në një barakë pylli pret në heshtje e qetësisht ndëshkimin prej fëmijëve të cilëve u lë armën.

“Zafiri” i Elena Dhimitrakopulu-t, bazohet në një rit folklorik në Greqinë e Veriut, të cilin e egzekutojnë fëmijët e fshatit, duke rikrijuar si në një shfaqje teatrale ritin zakonor.
Këta janë pak a shumë pesë filmat e gjashtë a shtatë filmat e shkurtër grekë, që do të vizitojnë kryeqytetin shqiptar për tre ditë rresht në Kinema Imperial. Pritet pjesëmarrja e autorëve, e regjisorëve, e aktorëve, e producentëve, e përfaqësuesve nga Qendra Greke Kinematografike, të cilët me rastin e kësaj ngjarjeje, vizitojnë Tiranën edhe për të krijuar mundësi për bashkëpunime në fushën e kinematografisë.

Në këtë përpjekje është bashkëorganizatore Ambasada Greke në Tiranë dhe Fondacioni Grek i Kulturës në Shqipëri. Ditët e Filmit Grek mbështetet nga Qendra Greke Kinematografike, Festivali i Filmit të Shkurtër të Dramës, Kompania Filmike Shqiptare “90 Production”, Kompania Greke Filmike N-ORASIS, dhe Sponsor Gjeneral ka Alpha Bank dhe American Expres.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23438