Kina dhe lufta mes elitistëve e populistëve

Kina dhe lufta mes elitistëve e populistëve

Ndërsa Kina ka festuar 60-vjetorin e fitores së revolucionit këtë javë për sa i takon sistemit njëpartiak shanset që ai të mbijetojë edhe për 60 vjet të tjera janë shumë të pakta. Pyetjet se kush do të jetë pasuesi i Presidentit kinez, Hu Jintao, në vitin 2012 janë duke u shtuar gjithmonë e më shumë, sepse për këtë post të rëndësishëm po garojnë dy grupe, ose koalicione thuajse me pushtet e forcë të njëjtë. Nga njëra anë janë populistët si vetë Hu dhe Kryeministri Wen Jiabao, që kërkojnë përmirësimin e shërbimeve sociale në Kinë, rritjen ekonomike, por duke iu përmbajtur shumë rregullave të respektimit, ruajtjes së mjedisit dhe balancimin mes të pasurve e të varfërve. Nga ana tjetër, janë elitistët në të cilën futen fëmijët e shkolluar jashtë të liderëve të partisë, të cilët janë për një zhvillim të brigjeve të vendit, duke lënë në varfëri të madhe pjesët kontinentale të Kinës. Ata gjithashtu janë për një vazhdim të shfrenuar të ritmeve të rritjes ekonomike dhe kjo pa asnjë dëshirë për të ruajtur qoftë ekuilibrat ambientalë, qoftë ata ekologjikë. Rritja dhe forcimi i këtyre dy koalicioneve përbën edhe tiparin më të fundit të situatës politike në Kinë. Brenda Partisë Komuniste ka pasur vazhdimisht fraksione me kahe të kundërta, por këtë herë bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq. Këto dy grupime janë shumë të kundërta dhe ndahen mes tyre edhe gjeografikisht, politikisht dhe ekonomikisht. Në këtë këndvështrim mund të jenë fare mirë premisat për krijimin e një sistemi shumëpartiak edhe në Kinën e cila prej 60 vitesh është qeverisur nga Partia Komuniste. Një analist amerikan, që e njeh mirë situatën në Kinë, i ka quajtur populistët si “të kuqtë”, ndërsa elitistët si “blutë”. Tashmë sytë e botës janë më shumë se kurrë të drejtuar tek ajo që po ndodh në këtë vend, i cili është shndërruar pa dyshim në fuqinë e re të botës. Si pasojë, personat që do të pasojnë Presidentin e vendit, apo Kryeministrin marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Arsyet janë të shumta. Kina është vendi që vazhdon të financojë borxhin amerikan, sasia e dioksidit të karbonit që ajo emeton për shkak të industrisë që ka nuk është aspak një çështje që i takon vetëm Kinës. Nëse elitistët do të vinin në pushtet, atëherë ata sipas të gjitha gjasave do të përqendroheshin te liberalizimi i tregut dhe tregtisë, duke lënë pas dore çështjet e ambientit, apo ato të dallimit mes të pasurve e të varfërve apo edhe mbrojtjes sociale të popullsisë. Ndërsa nëse në pushtet do të vijnë populistët, atëherë ata do të shpalosnin vizionin e tyre të një Kine më nacionaliste dhe do ti rishihnin të gjitha marrëdhëniet me Perëndimin. Dhe sigurisht do të mbanin një qëndrim shumë të mirë ndaj çështjeve të ambientit. Për kinezin e thjeshtë, premtimi i populistëve është ai i rritjes së shpenzimeve për çështjet sociale, ndërsa elitistët do të donin që ta vazhdonin modelin ekonomik të Kinës, i cili bazohet tek eksportet, që tenton të favorizojë zhvillimin e qyteteve dhe braktisjen e zonave rurale dhe mbi të gjitha të zhvillojë ekonominë në kurriz të njerëzve dhe të mbrojtjes së mjedisit.</p>


Përplasja për pushtet reflekton një konkurrencë shumë të madhe mes dy rrymave të fuqishme brenda një partie të vetme, që kurrë më parë në këto 60 vjet nuk ka qenë e brejtur nga dasi të tilla gati fatale. Në Plenumin e fundit të Komitetit Qendror, shefi i madh deklaroi se demokracia në parti është gjaku i saj. Sipas analistëve, Presidenti i vendit ka shumë dëshirë ta lërë pas vetes këtë lloj të ri konfrontimi mes fraksioneve të rëndësishme të partisë, që është në fakt një lloj konkurrence alla perëndimore, e cila do ti bëjë mirë, sipas tij, shëndetit të partisë, duke e pasuar e vendosur gjithmonë në krye vlera që vijnë nga përzgjedhja e konkurrenca. Në shumë zona jashtë Pekinit ka nisur eksperimentimi për zgjedhjet në parti, pra në organet e larta të personave që vijnë drejtpërsëdrejti nga një lloj shoqërie civile kineze, apo organizatat e ndryshme. Ndërkaq, për sa u përket liderëve të lartë është krijuar një organizëm, në të cilin njerëzit mund të shfaqin hapur mendimet e tyre në lidhje me ta dhe të vendosin nëse duhet apo jo që kandidatët të vazhdojnë konkurrimin për në organet e larta. Kjo ka bërë që të ndodhë ajo që nuk ka ndodhur më parë, pra rrëzimi i disa kandidaturave vetëm për shkak të pakënaqësive të një shumice njerëzish që kanë argumentuar paaftësinë, apo papërshtatshmërinë e njerëzve që synonin poste të larta. Megjithatë, fronti më i ashpër e i pamëshirshëm i luftës është përplasja mes elitistëve dhe populistëve, që ka filluar të bëhet e dukshme edhe nga jashtë vendit. Kështu, duke filluar që nga kjo verë, zyrtarë të lartë, anëtarë të populistëve, e kanë kritikuar dëshirën e shfrenuar të elitistëve, që Kina të vazhdojë me rritjen ekonomike, pavarësisht kostove njerëzore dhe ambientaliste. Madje për këtë ka pasur debate të ashpra mes grupeve dhe individëve përfaqësues të këtyre grupeve. Populistët akuzojnë elitistët se atyre u janë errur sytë nga shifrat dhe faktet e rritjes ekonomike, duke harruar në fund të fundit se kjo është arritur me një kosto shumë të madhe dhe se gjërat nuk mund të vazhdojnë gjithmonë me këto sakrifica. Duket qartë se ekonomia është fusha për të cilën të dyja grupet përplasen më shumë dhe më ashpër. Një nga debatet është se si duhet shpenzuar paketa 600 miliardë dollarëshe e stimulit ekonomik. Elitistët po bëjnë gjithë sa kanë në dorë për ti futur këtë para në biznes e në fluksin e eksporteve të vendit dhe për ta kanalizuar atë në zonat bregdetare, ndërsa populistët po përpiqen të rrisin fuqinë blerëse të kinezëve, që është tkurrur shumë gjatë periudhës së krizës ekonomike e njëherazi të çojnë shuma të mëdha parash në zonat perëndimore të vendit, që janë edhe zonat më të pazhvilluara dhe më problematike krahasuar me lindjen e zhvilluar e të pasur. Një pjesë e parave shkuan për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i një viti më parë që shkaktoi shumë dëme materiale në Sichuan. Një tjetër fushëbeteje, veç asaj ekonomike, është edhe ajo e korrupsionit dhe e akuzave të ndërsjella për ryshfete e korrupsion në sferat e larta të pushtetit. Në vitin 2006, sekretari i partisë së Shangait u shndërrua në anëtarin e parë të Byrosë Politike që u dënua dhe u burgos për akuzat e korrupsionit. Ai ishte pjesë e të ashtuquajturit fraksioni i Shangait, që dominonte edhe postet kryesore të pushtetit në dhjetëvjeçarin e fundit. Dhe burgosja e tij i dha shumë dorë Hu Jintaos që të konsolidonte influencën populiste në pikat e larta të pushtetit në Pekin. Tani ata që kanë mbetur nga fraksioni i Shangait janë bashkuar me elitistët, por disa prej tyre janë vënë nën akuza të rënda për korrupsion. Një tjetër aspekt i jetës kineze është edhe bota e krimit dhe e mafies. Në këtë vend ekzistojnë banda të veçanta shumë të fuqishme me lidhje ndërkombëtare dhe me pushtetarët e fuqishëm të Pekinit. Për shumë vite këto banda kanë qenë mbrojtëse të elitistëve, duke pasur një kontroll të jashtëzakonshëm në transportin rrugor, sidomos atë publik, pasuritë e patundshme, prostitucionin, kumarin dhe trafikun e drogës, por nën ndryshimin e lidershipit në Shangai një pjesë e madhe e peshqve të vegjël të këtyre bandave janë futur në burg dhe tani kërcënohen po me burg edhe kokat e krimit. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Kinën ku gjërat dukeshin të ndara dhe të qeta.</p>


Për disa intelektualë, konkurrenca mes rivalëve dhe fraksioneve të ndryshme është një gjë e mirë, sepse kështu gjërat pastrohen. Në njëfarë mënyre këto fraksione janë kaq të fuqishme sa mund të konsiderohen edhe si parti brenda partisë së madhe, çka e bën më të domosdoshme ndoshta, shpalljen e pluralizmit politik gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Por në rastin e populistëve me elitistët të dyja fraksionet janë shumë të fuqishme dhe me një forcë thuajse të barabartë. Deri tani situata është në balancë me një favorizim të lehtë të elitistëve dhe ka shumë shanse që ata të vazhdojnë të forcohen dhe ti çojnë elitistët në minorancë. Hu dhe Wen janë ndërkohë shumë të qartë se 20 vjet më parë ajo që ndodhi në sheshin “Tiananmen” ishte pikërish
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23416. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23416
 
Top