Kinë, I hipi trenit aksidentalisht e nuk u kthye më, takohet me nënën pas 29 vjetësh

Mystique

Larg
2971807800000578-3114996-Emotional_Jiang_Ming_37_is_reunited_with_his_mother_29_years_aft-a-1_1433764980604-634x356.jpg



Një nënë kineze mori dhuratën më të bukur që mund të merrte në Ditën e Nënave këtë vit, kur ajo u bashkua me djalin e saj të humbur, pas 29 vjetësh.

Jiang Ming, që tani është 37 vjeç, ishte vetëm 8 vjeç kur i hipi një treni ndërsa luante në një stacion lokal. Ai nuk e dinte se treni shkonte në Sichuan, më shumë se 200 milje larg nga shtëpia e tij në Shaanxi.

2970986C00000578-3114996-image-a-2_1433754039267.jpg


Të dy, djali dhe nëna e tij, shpërthyen në lot kur ato u takuan në maj të këtij viti në Ziyang, raporton People’s Daily Online.

Jiang u detyrua të jetojë rrugëve derisa arriti në Sichuan, ku më pas u mor nga një familje lokale dhe u rrit me emrin Jiang Ming. Emri i tij i vërtetë është Lan Junjun.

Ai gjithnjë e ka mbajtur mend emrin e mamasë së vërtetë dhe vendosi të kontaktojë me policinë loklale Ditën e Nënave në Kinë me shpresën se mund ta takonte sërish.

2971DA2A00000578-3114996-image-a-28_1433761097913.jpg

Ai i shkroi një mesazh policisë: “Sot është Dita e Nënave dhe pasi lexova shumë komente në rrjetet sociale të njerëzve që bënin postime përkushtuar nënave, më preku shumë dhe më bëri të kuptoj se më mungonte nëna ime. Do doja t’i kërkoja ndihmë policisë të gjente mamanë time nga e cila jam ndarë 29 vjet më parë. Emri i mamasë time është Deng Shaoxiang”.

Policia arriti ta gjente zonjën Deng nëpërmjet disa kolegëve të ish punës së saj. Kur policia i dërgoi një foto të djalit të saj zonjës Deng, ajo e njohu menjërherë e bërtiti: “ Po, ky është djali im”.

Pasi e pa djalin për herë të parë pas gati 30 vjetësh, Deng thoshte vazhdimisht se mendonte se nuk do ta shihte kurrë më djalin e saj.

Jiang tha: “Për gjithë këto vite nuk kam dashur ta kërkoj nënën time të vërtetë sepse nuk doja të lëndoja prindërit që më adoptuan. Filloja ta kërkoj tani sepse e dija që mamaja ime do të ishte te rreth të 60-tave dhe nëse nuk veproja tani, mbase nuk do arrija ta shihja kurrë”.

“Gjithë këto vite familja që më adoptoi më ka trajtuar me dashurinë më të madhe të mundshme. Besoj se prindërit e mi adoptues do i kuptojnë ndjenjat e mia. Tani kam dy familje,” tha Jiang.



/ Oranews
 
Top