Kim Mehmeti për enciklopedinë: Përgjegjëse edhe partia shqiptare në qeveri

Kim Mehmeti për enciklopedinë: Përgjegjëse edhe partia shqiptare në qeveri

kim-mehmeti.jpg
Pas disa dite replikash dhe deklaratash kunder botimit te enciklopedise se akademise maqedonase qe i percakton shqiptaret nje popull ardhacakesh Kim Mehmeti, nje njohes i mire i opinionit publik atje deklaron se fajin per kete trillim te pashoq duhet ta marrin edhe ministrant shqiptare ne qeverine e Gruevskit respektivsht ministrat e BDI-se.

Ajo që mua më shqetëson është normalisht idiotizmat që janë shkruar në atë enciklopedi, por ka diçka edhe më të dhimbshme se kaq që mua më dhemb si shqiptar i Maqedonisë. Ne kemi 5 ministra në qeveri. Ky është një projekt qeverita, e ka financuar Ministria për Kulturë. Unë në një tekst timin e kam shkruar se Gruevski mund të bëjë pregatitje për të sulmuar shqiptarët dhe ministrat shqiptarë ta marrin vesh, ta dinë se kur do ua bombardojë shtëpitë. Ky është realiteti i shqiptarëve të Maqedonisë shrpehet Mehmeti.

Sipas tij shqiptaret ndonese jane ne qeveri interesat e tyre nuk mbrohen nga askush dhe ata nuk marrin pjese ne vendimarrje. Nuk mund të ketë fat një popull i cili para 3 muajsh botoi historinë e popullit maqedonas ku thuhet se janë me origjinë antike greke dhe tani kemi një  enciklopedi ku shkruhet se janë me origjinë slave. Ju e keni një Ministri të Kulturës e cila ndërton kisha, financon përmendore, nga ana tjetër në atë ministri nuk keni asnjë shqiptar që merr pjesë në vendimarrje, që të dijë çfarë financohet. Në fund del se për kulturën shqiptare atje financohet më pak se për kopshtin zoologjik në Shkup thotë Mehmeti.

Keshtu ka ndodhur sipas tij edhe me enciklopedine e cila per fat te keq eshte financuar edhe nga taksat e shqiptareve.

Alsat

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22775. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22775

Top