Kili : Njeriu që jeton prej 46 vitesh i izoluar (Album fotografik )

Ildri

Forumium maestatis
thumbnail.php
SANTIAGO : Natyra dhe të mirat e saj , ajri i pastër dhe ushqimi i mirë , kanë qënë ato që e kanë joshur Faustino Barrientos, të jetojë për 46 vjet larg botës moderne , dhe në vetmi të plotë ..! Pamjet nga malet dhe nga vendi ku jeton janë fantastike ..
I rrethuar nga malet me dëborë dhe liqenet e Patagonisë kiliane, kullotja e deleve dhe zhurma e radios janë gjërat e vetme që përjeton nga jeta Faustino Barrientos, i cili ka plot 46 vite që jeton i izoluar në Liqenin O’Higgins, një nga vendet më të “fshehura” në botë.

Reporterët e një televizioni njujorkez vendosën të bënin një reportazh për të në dhjetorin e kaluar dhe iu deshën 4 ditë për të mbërritur në shtëpinë e tij.

Barrientos.jpg


“Nuk më duhen paratë. Kam mjaftueshëm për të ngrënë. Jeta është më e mirë kur je vetëm. Do të qëndroj këtu deri në fund”, deklaron Faustino.

Barrientos2.jpg


Liqeni O’Higgins është rajoni më pak i populluar i Kilit.

Barrientos1.jpg


Vendbanimi i 81-vjeçarit ka dy “ndërtesa”: njëra ku Faustino ha, fle, dëgjon radio dhe lexon gazetat që i vijnë dy herë në vit dhe njëra ku mban ushqimet që ia sjell një varkë që kalon nga ai një herë në 10 ditë.

Barrientos3.jpg


Ky personazh i çuditshëm ka parë televizor vetëm një herë në jetën e tij: “Më pëlqen radioja. Marr vesh aktualitetin politik dhe atë sportiv.”

Barrientos4.jpg
 
Top