Khamenei akuzon Obamën: Ndjekës i politikës së irano-fobisë
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka dhënë një përgjigje të ftohtë vendimit amerikan për heqje të një plani të vendosjes së një mburoje raketore që kishte si qëllim përballimin e kërcënimeve që vinin nga Irani.

Në reagimin e parë zyrtar ndaj veprimit, Ajatollah Khamenei akuzoi presidentin Obama se po ndiqte politikën e irano-fobisë si paraardhësit e tij.

Në fjalimin që shënoi fundin e muajit të Ramazanit, Ajatollah Ali Khamanei tha se autoritetetet amerikane që akuzuan Iranin se kishte si qëllim të ndërtonte bombë bërthamore, e dinin se e kishin gabim.

“Është pjesë e politikës së tyre të fobisë që kontrollon sjelljen e këtyre qeverive arrogante sot,” tha ai.

“Ne me forcë hedhim poshtë armët bërthamore dhe ndalojmë prodhimin dhe përdorimin e armëve bërthamore.

Ai kërkoi që qeveritë perëndimore të rishikonin politikën e tyre. “Ata duhet ta korrigjojnë këtë gjë.”

Më herët këtë muaj, SHBA dhe pesë fuqitë botërore pranuan një ofertë të Iranit për të mbajtur ato që u cilësuan si “bisedime të gjera dhe konstruktive” mbi një seri çështjesh, përfshirë dhe çarmatimin global.

Shefi i politikave të jashtme të BE, Havier Solana tani do të mbajë bisedime me Iranin rreth programit bërthamor në një Tetor.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22687. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22687