KESH persekuton klientin shqiptar

MLK

Primus registratum
KESH persekuton klientin shqiptar

Nje nga problemet me te medha qe ka shqiptari eshte mungesa e energjise elektrike, kjo me preteksin se shqiptaret nuk paguajne! Eshte e vertete qe nje pjese vjedhin apo refuzojne te paguajne dhe kliente te tille ka ne gjithe boten e normal qe duhen ndeshkuar e duhen dhe te mos furnizohen me energji deri sa te shlyejne borxhet e menodoj per kete jemi te gjithe dakort. Pjesa ku dhemb eshte qe pse KESH persekuton duke ju nderprere energjine klienteve qe paguajne 100% energjine elektrike te konsumuar! Mbi bazen e çfare ligji aplikohet nje denim kolektiv?! Nese KESH nuk ka baze ligjore per te kryer kete veprim atehere nje organizate konsumatoresh le ta padise ne gjykate e te kerkoje demshperblim, vetem keshtu gjerat mund te levizin pasi KESH kurre ska per te ndryshuar nese nuk e detyrojne me ligj.
C'fare mendoni per kete problem madhor qe ka populli yne dhe ekonomia shqiptare gjithashtu,
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Ja çfar ndodh ne Fier me klientet e KESH-it dhe pse denoncohet ne media nuk ka asnje reagim zyrtar nga drejtoria e pergjitheshme ne Tirane!

VJEDHJE ME FATURAT E ENERGJISE ELEKTRIKE

FIER - Vjedhje e hapur me faturat e energjise elektrike. Qytetaret ne Fier kallezojne nje padrejtesi qe filiali i KESH-it nuk druhet ta shkruaje edhe ne faturat mujore te shitjes se energjise elektrike qe u shperndan abonenteve te tij familjare. Keshtu, per shembull, ne pallatin 22/1 ne lagjen "Apolonia", kryefamiljaret kane marre nje fature shitjeje te muajit janar ku verehen shkelje flagrante. Per kujtese, ne nje fature mujore te nje pajtimtari familjar, vec te dhenave te tjera, shenohet data kur faturisti ka bere leximin e fundit te matesit te energjise elektrike dhe data e leximit te meparshem. Nje faturist eshte i detyruar qe te lexoje matesin gjithnje ne te njejten date te caktuar te muajit. Per shembull, nese ne pallatin 22/1 te lagjes "Apolonia", leximin e meparshem te matesit e ka kryer me 11 dhjetor 2004, duhet qe patjeter leximin e fundit "ose leximin e muajit, sic shkruhet ne fature) ta bente me 11 janar 2005. Sipas ligjit, nje pajtimtar familjar i KESH-it duhet te paguaje me 4.5 leke cdo kilovat/ore per 210 kEh e pare te konsumuar. Por, kur kalon kete kuote, per cdo kilovat/ore energji te konsumuar, pajtimtari familjar paguan dyfishin. Mirepo, nese i kthehemi shembullit konkret te mesiperm, leximi i fundit nuk eshte bere me 11 janar 2005, por pikerisht 11 dite me vone: me 22 janar 2005. Kjo do te thote se edhe pas dates 11 janar 2005, pajtimtaret familjare ne lagjen "Apolonia" kane paguar me cmimin 9 leke cdo kilovat/ore te konusmuar, nderkohe qe ligjerisht ata duhet te paguanin me cmimin 2 here me te ulet. Kjo i ka indinjuar banoret, te cilet jane ankuar ne zyrat e Zones Elektrike te Fierit, por problemi nuk eshte zgjidhur. Nje nepunese ne degen e shitjes se Zones Elektrike te Fierit, pasi ka pare nje nga faturat ne fjale, ka pranuar shkeljen e verejtur. Keto shkelje kane ngjallur dyshime te qytetaret se filiali po faturon me shume leke, perkunder ligjit, per te kompensuar sa te jete e mundur humbjet e energjise elektrike, te shkaktuara e forma te ndryshme, kryesisht nga abuzimet e faturisteve. Dhe, ne fakt, 20 faturiste u pushuan nga puna, ne fundin e muajit janar, per shkelje ligjore, duke i shkaktuar kompanise humbje te medha financiare.

Nderkohe, pajtimtaret shfaqur edhe nje dyshim: qe matesit elektrike funksionojne ne dem te tyre. Nese kerkon qe elektriku te te kontrolloje matesin dhe ta rregulloje nese veretohet qe funksionon gabim, kete sherbim nuk e kryejne me ne Fier. Fakt eshte qe ne laboratorin e kolaudimit te matesve ne Fier, nje punonjes qe thote se ka ardhur nga Vlora, te konfirmon se keto sherbime jane pezulluar ne Fier, madje ne Vlore, kjo ndodh prej dy vjetesh. Punonjesi te pergjigjet qetesisht se nese dyshon qe matesi qe KESH-i ka instaluar, llogarit gabim, atehere bli nje mates ne treg, vendose ne shtepine tende dhe beji vete llogarite. Por, problemi eshte se KESH-i nuk i njeh keto llogarari te pajtimtarit familjar. Keshtu, problemi mbetet pa zgjidhur.

Gentjan Ruko

Nese KESH nuk vendos te demsgperbleje me vlefte monetare klientet te cileve u ka faturuar padrejtesisht para atehere kjo quhet vjedhje e per kete autori nuk denohet vetem me pushim nga puna por dhe me penal deri burgim. Nese Drejtori i KESH-it Andis Harasani nuk denoncon vete punonjesit dhe nuk riparon me vlere monetare parate qe punonjesit e tij u kane vjedhur klienteve atehere nga ana juridike ky person mund te akuzohet per mos kallzim krimi dhe vjedhje ne bashkepunim.
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Ti, Harasani, udhehiqesh nga logjika e shtetit hajdut
E Marte, 29 Mars 2005
Leter e hapur drejtorit te KESH- it, shokut Andis Harasani

Nga Ilir DEMALIA, Florida, SHBA

Nena ime, e cila jeton ne Tirane ne adresen, Rruga e "Durresit", pallati 136, shkalla 1, apartamenti 8, me nje pension 80 mije leke (llogaria ne para te vjetra, shen. red) ne muaj eshte e detyruar te marre edhe 20 mije te tjera borxh, per te paguar faturen tende te dritave!... Konkretisht: muajin e fundit, pra per shkurtin 2005, fatura ishte 100 mije leke dhe per janarin 70 mije! Ne te njejtat shifra, pak a shume, i kane ardhur faturat gjate gjithe muajve te vitit te kaluar...

Pa fjale te shumta, gjate gjithe vitit te kaluar, nena ka paguar rreth 800 mije leke. Me cmimet e atjeshme te energjise, nenes sime, megjithese jeton e vetme, i bie te konsumoje rreth 2 000 kilovatore ne muaj! Nje sasi konsumi teper e larte, qe habit kedo. Aq me teper, kur dihet qe nje pjese te mire te dites, energjia elektrike mungon.

Absurdi pastaj shenoi kulmin, kur gjate muajve mars dhe prill te vitit kaluar, ndonese ajo nuk pat banuar as edhe nje sekonde te vetme ne shtepi, pasi ka qene ne Gjermani tek im vella: ka gjetur ne kthim, dy fatura dritash respektivisht 45 mije dhe 60 mije leke! Dhe kur kjo grua ne moshen 70 vjecare shkon te ankohet tek zyrat e KESH- it per fatura te tilla ne shifra marramendese, perballet me kercenimin se "po nuk i pagove faturat deri ne qindarken e fundit, do te presim dritat dhe do te paguash dhe kamate vonesen".

Por nese ne kete pike te kesaj letre te hapur, do te na nevojitej folja "me pre", une mendoj se do te ishte ne dobi te vendit dhe gjithe shqiptarve qe me pare te presin koken tende, shoku Harasani!

As te njoh e as te kam njohur me pare. Vete po na del mu ne rrugen e mundimshme te halleve tona dhe do qe t'ia shohesh leverdine e embelsine mjaltit, ne postin qe ke marre. Hajd pra, shihja dhe sherrin!

A ka mundesi, shoku Harasani, te me tregosh nje vend tjeter, pos Shqiperise, ku te ardhurat mesatare mujore per fryme jane rreth 180 dollare, kur te ardhurat e pensionisteve jane diku rreth 70 dollareve per fryme dhe fatura e energjise elektrike t'i kaloje 100, ne muaj?! Une jetoj prej 14 vjetesh ne SHBA, nje vend ku paga mesatare sot shkon nga 2 500 deri 4 mije dollare ne muaj (e kam fjalen per ate qe mund te quhet shtrese e mesme). Fatura e energjise, (elektrik+ gas) varion nga 60 deri 100 USD. Dhe, ne ndryshim nga Shqiperia, e cila eshte ne meshiren e korporates suaj, te ndergjegjes moralit dhe babezise se drejtuesve te saj, energjia ketu nuk pritet asnje sekonde, tensioni nuk ka kurrefare periudhash ulje dhe ne varesi te motit, ngrohja dhe ajri i kondicionuar jane te pranishme gjate te 24 oreve.

Eshte e natyrshme, qe ti te mos pranosh krahasimin me nje vend si SHBA, por po te jap krahasimin me nje vend tjeter, ish- komunist, bile nder me pak te degjuarit, Lituanine, ku paga mesatare mujore varion nga 400 deri ne 600$, e ku pensionet levizin midis 160$ dhe 250$. Por, ama, fatura mujore e energjise elektrike, lituanezeve u shkon nga 15$ -20$ per familje.

Me cfare logjike atehere, ti, shoku Harasani, me gjithe ata kusare, qe ke mbi koke e nen kemebe, (poshte vetes, ne KESH dhe ushunjezat demagoge, qe ke siper ne qeveri), e justifikoni nje cmim te tille te energjise dhe nje praktike qorre te caktimit qesim aty ku nuk mund ta matni? Per me teper, kur dihet, qe ndersa shume vende e perftojne energjine elektrike nga lendet djegese apo energjia berthamore e alternativa te tjera, ne Shqiperi, pjesa dermuese e saj, eshte dhurate e Zotit. Shpjegimi i drejtperdrejte ka te beje me paaftesite tuaja per ta menaxhuar, me makuterite tuaja per te xhvatur nga tenderat per blerjen e energjise gjate periudhes se veres, pa lene menjane dhe paaftesite ne aspektin e biznesit, ku zakonisht dilni te humbur si pasoje e levizjeve te cmimeve te energjise. Por, mbi te gjitha, ti ashtu si edhe ata qe te kane vendosur ty ne ate post, udhehiqeni nga logjika e shtetit hajdut, e shtetit kriminal, shtet i ngritur nga nje bashkesi ushunjezash, qe ka pushtuar politiken, qeverine, opoziten, parlamentin dhe bashkite e vendit, qe kane si qellim te vetem, jo te mendojne e punojne per popullin, por ta poshterojne, ta rrjepin e ta shkaterrojne deri ne ate mase, sa te mos kete me fuqi te cohet ne kembe.

Natyrisht dhe ti, si antar i kesaj piramide banditesh socialiste, qe nuk keni asgje sociale, i kesaj piramide qe fillon me majen Nano dhe zbret deri tek ai hajduti i fundit i bazes, ai qe shkruan faturat e dritave, nuk mund te jesh ndryshe.

Shoku Harasani, ti dhe qeveria ku ben pjese, ia keni shtuar dhe po i a shtoni zullumin vetes deri ne ate pike, sa nuk mban me. Personalisht po te njoftoj, se nena ime nuk ka per te paguar asnje fature elektriku, perderisa te plotesohet gjithe kuota e pareve, qe ke vjedhur ti me hajdutet e KESH it dhe te qeverise me cmimet qe ajo ka paguar gjate ketyre tete vjeteve te kusarise socialiste ne fuqi.

Dhe ti guxo dhe shko preja dritat!

Gjaku dhe djersa e emigranteve shqiptare, qe jane shperndare neper rruget e botes nga politika aktuale e qeverise tende dhe e parardhesve te saja po komuniste dhe ato, nuk do te shkoje per te trashur koqet tuaja te e Fatos Nanos& CO, nuk do te shkoje per te majmur qeveritaret dhe per te mbuluar shpenzimet e tyre ne qefe dhe lukse, qe nuk i lene gje mangut orgjive te sheikeve.

Tani se fundi kam marre vesh qe ke ndermend te kandidosh dhe per deputet ne zonen 36, ne Tirane. Me cilen fytyre?! Une nuk mendoj se votuesit e asaj zone, pasi kane jetuar me ore te tera pa drita, ndonese paguajne faturat me te larta te energjise ne bote, do te votojne per ty. Vec ne votofshin hajdutet e KESH- it qe mund te jetojne ne ate zone. Une do te desha qe banoret e zones, kur ti t'u kerkosh voten, te te nxjerrin perpara surratit, faturat e tua te territ dhe te varferise! Te te kerkojne llogari per gjithe ato para te vjedhura nga xhepat e qytetareve qe mjaft halle kane dhe pa faturat e dritave. Neqoftese ky popull eshte aq tutkun, sa te votoje perseri per ty dhe per partine tende socialiste, atehere, AFERIM JU
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Shteti duhet te jete gjithmone mbi KESHI-n.
Ai nuk duhet te lejoje ate tu prese dritat njerezve edhe pse ata s'kane paguar faturat.Nderprerja e dritave duhet te behet vetem me vendim te posacem te gjykates.
Problemi ketu s'eshte keshi, por eshte qeveria (socialiste).
Me kujtohet nje shoku im afrikan qe me tha:po s'pati drita ne Shqiperi, c'fare ka tjeter?
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Cfare jane keto deklarime ne ajer. Energjia eshte produkt si gjithe te tjeret, dhe KESH duhet te beje perpjekjet e mundshme per te perjashtuar familjet qe nuk paguajne per konsumin e ketij produkti. KAQ.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Dritat, buka, uji i pijshem, sapuni ...jane gjerat me elementare qe nje qeveri duhet tu siguroje njerezve me te ardhura minimale.
Nje qeveri qe nuk siguron keto gjera minimale duhet te jape dorheqjen urgjentisht.Kjo eshte me dinjitoze.Por c'fare te besh ministrat tane rrojne vetem per te ngrene dhe per te pire si puna e kafshes.
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Kesh eshte nje ndermarje publike e cila ka monopol ne treg e si e tille ka detyrime ligjore.
Nese Kesh eshte ne gjendje te rende teknike e financiare kjo vjen nga keqmanaxhimi i kompanise e jo vetem nga mos pagesat. Kur ne ne nje kompani nuk ka para duhen gjetur zgjidhjet adekuate ne menyre qe te behet rentabel e zgjidhje ka me dhjetra e jo ti bihet shkurt e te dyfishohet çmimi i i shitjes se energjise pasi kjo zgjidhje godet gjithe ekonomine shqiptare e shkakton probleme sociale te renda.
Kur te ket konkurence Kesh atehre le te guxoje te ngrej çmimet e do shohim se sa kliente do ti ngelen e kjo po ndodh qe tani me ndermarjet e medha qe e importojne energjine nga jashte e nuk e blejne me te Kesh-i.
Drejtori i Kesh-it deklaron qe shet nen kosto energjine e ne te njeten kohe deklaron 50 milione dollare fitim per vitin 2004!! le te ma shpjegoj njeri se si e arrin te jesh rentabel kur shet prodhimin nen kosto!!
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Ne fakt, nuk jam i qarte se si ka dale KESH me aq fitim, por besoj do te jete ndonje problem i lidhur me sistemin e accounting, accrual basis, apo cash basis. Accrual mund te kete arritur aq fitim, kurse flukset e arketimeve nuk besoj ti kete aq pozitive. Ketu ndoshta ndikojne edhe arketimet e viteve te shkuara. Gjithsesi nese KESH shet shume mbi kosto, nje dite do te zbulohet dhe nga nje komision i cfaredoshem, psh i OJF, i cili do ta shpalle kete fakt jo pozitiv per shtresat sociale ne nevoje
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Sintetiku, po ben gallate ti! Kesh-i te perdhunon e ske ku ankohesh ti thua OJQ &co. Kesh vjedh hapur pasi ne nje pjese te madhe te rasteve faturantet e Kesh-it nje muaj shenojne 700Kw/h e nje muaj 200Kw/h e po te shohesh aparetet mates te Kesh ne fund te vitit shifrat rezultojne ne rregull, problemi eshte se energjia e konsumuar kur kalon 250Kw/h paguhet me 8.5lek/Kwh e jo me 4 lek pra me çmim dyfish keshtu qe konsumatorit i bije qe padrejtesisht te paguaje mbi gjysmen e energjise qe konsumon me dyfishin e çmimit padrejtesisht. Ky eshte nje fenomen qe dihet mire nga drejtoria e pergjitheshme e Kesh-it dhe nuk ka asnje vend ku mund te ankohesh! Pra behet me qellim qe populli te vidhet e ne fund te vitit drejtori te jet i sukseshem.
 

Guest
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

o Zot Ilir Demalia ose me mire syci i mabasadave, antikomunisti i terbuar qe ju shqye goja vec me fjale
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Ja dhe nje deklarate qesharake e drejtorit te shperndarjes te Kesh

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në KESH, Bledian Dalipi, tha për median sot (e
Mërkurë), se "KESH-i ka një kohë relativisht të gjatë që po punon për përmirësimin e furnizimit me energji, nëpërmjet investimeve". Ai kundërshtoi disa deklarata të bëra ditët e fundit, lidhur me faturimin e energjisë, duke thënë se "asnjëherë nuk është bërë faturim joreal ndaj konsumatorëve, por një faturë që përkon me konsumin real". Me vendosjen e matësave, KESH synon faturimin real dhe për këtë, po punohet në vijim për pajisjen 100% të konsumatorëve me matësa.
KESH po punon prej kohësh për monitorimin dhe transparencën ndaj konsumatorëve, duke kaluar në automatizimin e faturës së energjisë elektrike.
Në këtë kuadër, KESH po zgjeron praninë e zyrave të ankesave nga qëndrat e zonave, në periferi, për t'i shkuar konsumatorëve sa më pranë. Së fundi, zyrat e reja të ankesave janë hapur në zonën e Doganës, Kombinatit, Alliasit, etj.
Për çdo parregullsi dhe ankesa të ndryshme, të konstatuara gjatë faturimit, përveç faktit që palët i janë drejtuar gjykatës, KESH pas verifikimeve, ka marrë masa administrative kundër çdo abuzuesi tyre dhe masa sipas dispozitave ligjore, që parashikon kontrata e furnizimit me energji elektrike, tha Dalipi

Sipas drejtorit te shperndarjes se Kesh kompania ne te cilen ai punon eshte perfekte dhe nuk gabon kurre, pra fajin e ka konsumatori, me nje fjale klientet e tij qe shpifin pasi Kesh ka kapacitetin te kontrolloje çdo shkelje!
Kush i ben keta drejtore se keta edhe te fliskan nuk dine, jo me te drejtojne nje ndermarje!!
Turp per gazetaret qe pranojne te botojne keto lloj argumentash pa bere pyetjet e duhura!
Kesh flet per transparence ne faturime ne nje kohe qe konsumatori nuk kasnje lloj menyre per te pare sahatin e tij sa konsumon pasi te gjithe sahatet jane te mbyllur me porta hekuri!
A ka gazetare ne Shqiperi apo ka vetem sharlatane?!
 

soni2

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

20% socialista

15 demokrate

65% pjanece

kjo eshte perqindja qe me kerkove MLK???
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Per nje gje jam akoma jo teresisht i qarte. A mund te konsiderohet Harasani menaxher i suksesshem i KESH. Sigurisht eshte ndryshe nga ata qe kane qene deri tani ose jane ne ndermarrje te tjera publike.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

dy fjale per energjine

Me dukete se po kerkojme qiqra ne hell ne zoterinj

Si funksionon faturimi ne itali

Matesit kontrollohen vetem nje apo max dy here ne vit dhe faturat vijne krejtesisht forfetare me nje diference pozitive apo negative ne fund (zakonisht ne mars). ENEL te jep mundesine qe ti vete te konrollosh dhe te komunikosh (telefon apo on-line) konsumin 3 dite perpara faturimit. Kjo behet per te ulur kostot e shperndarjes (mendoni sa ore pune per te lexuar gjithe matesit).

Nuk do te ishte e cuditshme qe nje gje e tille te ndodhte edhe ne shqiperi.

pse paguajme shume ne tirane?
kjo eshte e thjeshte

1-sepse ne duam te ngrohemi me energji elektrike (e pa imagjinueshme ketu ne itali)
2- sepse ne rrethe e ne zona informali vidhet shume energji.
3- sepse energjia elektrike kushton dhe duhet paguar
4- sepse rrjeti ka nevoje per investimet qe kane munguar per 15 vjet dhe sot po vjen "fatura" e tyre.

Me ardhjen e demokracise shqipetaret menduan se u be deti kos. u shkaterrua sistemi i ngrohjes me dru, vajgurin e shitem per tanket serbe qe te luftonin boshnjaket e kroatet (e kosovaret), bleme ngrohes me energji elektrike dhe pritem qe zoti te na i ndizte (se u lirua dhe besimi fetar prandaj)

tani merre me leng se mishi mbaroi :cry:
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Nuk e di kush ka shkrojtur me siper pasi eshte pa pseudonim keshtu qe po e quajme viza lol Per te qen me serioz, eshte normale qe ngrohja kaloi nga drute te energjia elektrike pasi me dru kosto eshte akoma me e larte, e drute ne perendim jane lloks per tu ngrohur. Konsumi i energjise u rrit se tepermi megjithate deri nga viti 1996 Kesh ka eksportuar rregullisht energji e me pas filloi te importoje nga fqinjet. Problemi i Kesh-it eshte me kompleks e nuk mund ti hidhen gjithe fajet Harasani-t sot e kjo eshte e vertete, por ketu me duket se po flitet per probleme konkrete te cilat i ndodhin konsumatorit e drejtori Harasani eshte ne dijeni e nuk ka bere asgje per ti riparuar.
Kesh nuk mund te vazhdoje te konsideroje gjithe klientet e tij si hajdute pasi po te ket qofte dhe nje konkurent tjeter ne treg te gjithe abonentet e tij do te largoheshin prej Kesh-it.
Projektet e instalimit te matesave kane qe ne 1995 qe jane ne sirtaret e Kesh-it e nuk eshte Harasani qe i shpiku po i gjeti gati e po fillon ti aplikoje!
Ne dy vitet qe Harasani ka drejtuar Kesh-in ka pase perqindjen e rreshjeve me te larta gjate 20 viteve te fundit keshtu qe Kesh- ka qen me fat keto vite jo se ka bere rreforma themelore qe te permiresohet. Mos harrojme qe çmimi i Kwh ne Shqiperi eshte thuajse trefishuar per te arritur ate te Frances, vend i cili mbahet qe ka rrjetin me te mire ne bote. Te ngersh çmimin kur ke monopolin ne treg nuk eshte managim i suksesshem pasi klienti eshte i detyruar te bleje te Kesh dhe po ta dhjetefishoj çmimin pasi nuk ka zgjidhje tjeter per tu furnizuar me energji.
 

tizio_7

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

c'est pas toi qui a fait venir GE ne Shqiperi par hazard ???

ke shume te drejte pro keshi eshte nje aspekt i vogel na krahasimin e padrejtsive qe i behen popullit shqiptar !!!
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

l'hazard fais bien les choses Kurbetli mais cette fois ci ce n'est pas moi qui a fais venir les ricains /pf/images/graemlins/wink.gif
Ka mbi 5 vjet qe blihet energji elektrike per te plotesuar nevojat e vendit e shumat shkojne nga 50 deri ne 100 milion euro per vit, ajo qe eshte e çuditeshme eshte se afati per te paraqitur ofertat ne tender rralle here kalon 3 jave nga data e shpalljes se tenderit, pra nje kohe qesharake kur dihet se ne jemi te lidhur vetem me dyvende nga te cilet mund te "transportohet" energjia te cilet duam te blejme e nese ka kandidate te mundeshem duhet te negocjojne nje here me keto vende per çmimin e tranbsportit ne menyre qe te marrrin pjese ne tenderat qe organizon KESH per te dhene nje çmim te shitjes. Pra nese duam me te vertete ta blejme sa me lire energjine perse nuk u lem kohe pretendenteve te marrin pjese ne tender?! Perse gjithmone kalon me proçedure per emergjence blerja e energjise kur dihet sa konsumojme ne vit e dime mire nivelin e rezervuareve! Si ka mundesi qe gjithe vitet e fundit ne blejme gjiththnji energjine nga nje kompani e quajtur EFC e cila nje vit paraqitet si Serbe, me pas si zvicerane e dy vite me pas si kompani angleze!! Si ka mundesi qe tenderi per blerjen e energjise ka deshtuar 3 apo 4 here e akoma nuk e kemi blere me preteksin se ka qene shtrenjte energjia kur dihet se kete vit rreshjet kane qene te bollshme! Pra keto probleme nuk kane te bejne vetem me te kaluaren por kane te bejne dhe me ate qe ndodh momentalisht me drejtorine e pergjitheshme te KESH-it dhe drejtorin e saj Harasanin, ministrin Doda e deri te kryeministri Nano. Mos ka ndonje naiv ketu qe te kujtoje se Nano i le Harasanit te bleje me firmen e tij 100 milione euro energji /pf/images/graemlins/wink.gif
 

receli

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në KESH, Bledian Dalipi,etj

....thot njeri nga ju ktu lart..

a mund te me tregoni, ky Dalipi i Keshit , bledari , cfar e ka Dalipin e Nanos, Aldrinin ?

xhaxh evel ai syci te beri leck dikur.
tash po ja merni hakun me an te Keshit.


ju lutem mos ja fusni kot ne se sdini gje.
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

mo ma ngacmoni Keshin se kom ca njerez aty ,qe po u myll u iku leku ......

po s besoj ,se iu fut nje padi te shpejte edhe hajde ndiqe nga leket pastaj !!!!

Peace
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: KESH persekuton klientin shqiptar

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Sintetiku, po ben gallate ti! Kesh-i te perdhunon e ske ku ankohesh ti thua OJQ &co. Kesh vjedh hapur pasi ne nje pjese te madhe te rasteve faturantet e Kesh-it nje muaj shenojne 700Kw/h e nje muaj 200Kw/h e po te shohesh aparetet mates te Kesh ne fund te vitit shifrat rezultojne ne rregull, problemi eshte se energjia e konsumuar kur kalon 250Kw/h paguhet me 8.5lek/Kwh e jo me 4 lek pra me çmim dyfish keshtu qe konsumatorit i bije qe padrejtesisht te paguaje mbi gjysmen e energjise qe konsumon me dyfishin e çmimit padrejtesisht. Ky eshte nje fenomen qe dihet mire nga drejtoria e pergjitheshme e Kesh-it dhe nuk ka asnje vend ku mund te ankohesh! Pra behet me qellim qe populli te vidhet e ne fund te vitit drejtori te jet i sukseshem. [/qb]
Absolutisht e vertete... :mad:
 
Top