Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise
Po ore po por këta qekan vetëm belleza e hiç fare primavera /pf/images/graemlins/laugh.gif.
Shqipëria ka aktualisht një potencial hidrik tepër të madh energjetik dhe kjo vlen edhe për periudhën e verës (thatësirës). Problemi është se prodhimi i energjisë hidroelektrike në Shqipëri është përqëndruar në shumë pak lumenj ndërkohë që duhet të ketë një shpërndarje të rrjetit prodhues e si pasojë një konsumim më të arsyeshëm të ujit (1 + 1 = 2). Mundësia e ngritjes së digave egziston edhe për lumenj si Vjosa e Shkumbini të cilët kanë një potencial të përafërt me Drinin (të dy bashkë).
Ja dhe një artikull i Këshillit të ministrave të Shqipërisë mbi gjendjen hidrike të Shqipërisë në vitin 2000:
BURIMET HIDRIKE
Shqiperia, me siperfaqen e saj te pergjithshme prej 28 748 km2, ne pergjithesi eshte nje vend malor ku 70 % e zene malet, kodrat, siperfaqet e liqeneve dhe shtratet e lumenjve. Per sa i perket pasurive ujore dhe potencialit hidroenergjitik te saj ajo radhitet nder vendet e para ne Evrope. Territori hidrografik i Shqiperise ka nje siperfaqe prej 44000 km2 ose 57 % me shume se territori shteteror i vendit tone.Lartesia mesatare e territorit hidrografik eshte shume e madhe, rreth 700 metra mbi nivelin e detit.Shqiperia eshte nje vend me rreshje relativisht te shumta.Ne territorin e saj hidrografik ben mesatarisht rreth 1400 m/m shi ne vit. Ne lartesine mbi 1000 m bien rreshje debore, ku ne zonat e thella malore ajo qendron per disa muaj, duke siguruar ne kete menyre furnizimin me uje te lumenjve per periudhen e pranveres dhe deri diku edhe ne vere. Prurja mesatare shumevjecare e rrjedhjes se pergjithshme te lumenjve tane eshte rreth 1.245 m3/sek, e nje rendi me lumenjte e njohur te Evropes, qe derdhen ne Detin Mesdhe si lumi PO me prurje 1.275 m3/sek dhe lumi Ron me prurje 1.350 m3/sek.Te gjithe lumenjte e Shqiperise, me perjashtim te lumit te Vermoshit e kane drejtimin e rrjedhjes nga lindja ne perendim dhe derdhen kryesisht ne detin Adriatik dhe pjeserisht ne detin Jon.Lumenjte me te rendesishem te Shqiperise jane Buna me prurje mesatare shumevjecare prej 652 m3/sek dhe pastaj, me radhe, vijne Drini me 340 m3/sek, Vjosa me 210 m3/sek, Semani me 101 m3/sek, Mati me 74 m3/sek, Shkumbimi me 60 m3/sek etj.Pervec ketyre lumenjve, vendi yne per vete natyren e tij te vecante fiziko-gjeografike nderpritet nga nje rrjet i tere lumenjsh e perrenjsh malore, qe kane burimet ujore 500-1000 m mbi nivelin e detit, te cilet kane vlera te medha hidroenergjitike. Nder lumenjte malore qe kane rezerva ujore te rendesishme dhe potencial hidroenergjitik te konsiderueshem jane Valbona, Curraj, Cemi, Fani i Madh e Fani i Vogel, Kiri, Gjadri, Erzeni, Osumi, Devolli, Smokthina, Benca etj. Megjithese prurjet e ketyre lumenjve relativisht jane te vogla, ata kane renie te madhe dhe bejne qe potenciali hidroenergjitik i tyre te jete i konsiderueshem per vendin tone.Keto resurse e bejne Shqiperine nje vend te pasur ne rezervat ujore dhe potenciali hidroenergjitik qe mund te shfrytezohet te kete vlera te rendesishme per zhvillimin e vendit.Gjate nje viti nga te gjithe lumenjte tane derdhen ne det rreth 39 miliarde m3 uje. Deri tani eshte shfrytezuar rreth 30 % ketij potenciali, ndersa vellimi i liqeneve artificiale per te rregulluar prurjet e lumenjve eshte i barabarte me 40 % te prurjes vjetore te lumenjve qe derdhen ne det.Ne baze te studimit te aprovuar, potenciali i lumit Drin do te shfrytezohet me pese hidrocentrale: hidrocentrali i Skavices, Fierzes, Komanit, Vaut te Dejes dhe Bushatit. Te pese hidrocentralet e Drinit do te kene nje fuqi te vendosur prej 1.8 milion KW dhe nje prodhim mesatar te energjise elektrike prej rreth 6.7 miliarde KWh ne vite. Per te prodhuar kete energji elektrike me nafte do te duheshin rreth 2.8 milione tone nafte ne vit.
Secili nga keto hidrocentrale do te kete fuqi te instaluar dhe do te prodhoje mesatarisht energji elektrike ne vit si me poshte:
Hidrocentrali i Skavices 350 000 KW dhe 1.5 miliarde KWh Hidrocentrali i Fierzes 500 000 KW dhe 1.8 miliarde KWh Hidrocentrali i Komanit 600 000 KW dhe 2.0 miliarde KWh Hidrocentrali i Vaut te Dejes 250 000 KW dhe 1.0 miliard KWh Hidrocentrali i Bushatit 100 000 KW dhe 0.4 miliard KWh
Rishikuar me 03.03.2000
Ka edhe një pasazh mbi sasinë e nevojshme në naftë për të prodhuar të njëjtën sasi energjie të planifikuar vetëm mbi Drinin. Besoj se ky artikull duhet së paku ti bëjë të mendohen partizanët e TEC. /pf/images/graemlins/wave.gif
www.keshilliministrave.al/shqip/info/shqip/page26.htm - 5k