Kesaj i them: "Hallall, plako!"

DArtur21

Primus registratum
Kesaj i them: "Hallall, plako!"

ROBINSON KRUZO I PYLLIT TE DUMRESE

Belesh - Dikush e quan te cmendur qe merret me pyllin. Dikush tjeter e quan dhe budalla se investon ne pyll dhe nuk merr prej andej asnje lek. Ai nuk u tundohet shprehjeve te disa prej bashkefshatareve, ul koken dhe sheh punen e vet. Pa i rene njeriu ne qafe, pa papare askend venger, gdhihet dhe ngryset ne pyllin e Marines, buze liqenit me te njejtin emer. Eshte thatik dhe goxha i moshuar. Fjalepake dhe i zgjuar. Banush Kuqen e njohin te gjithe ne zonen e Dumrese se bashkise te Belshit. Ndersa e sheh, pak beson se ky njeri, rreth te shtatedhjetave, gjen tek vetja aq pasion dhe force per t'iu dedikuar shpateve te zhveshura te zones ku eshte rritur dhe ka kaluar pjesen me te madhe te jetes se vet. Ka nje jete te tere qe pyllin e sheh si nje nder burimet e jetes, bukurine e vendit ku eshte rritur dhe pse jo edhe faktor klimaterik me shume rendesi. Banushi, per vete vitet qe mban mbi shpine, ka jetuar tre sistemet dhe di te ndaje te mirat dhe te keqijat e tyre. Nuk ka dhe shume nostaligji per kohen e Mbretit Zog, por atehere mban mend se Dumreja nuk cahej dot nga pylli, aq sa rrezikoheshe edhe nga ujku e kafshe te tjera te egra te pyjeve te Dumrese. Kete begati pyjore e mbajne mend dhe shume moshatare te tij, ndersa sot ruajne vetem nostalgjine e nje zone me pyje shume e gjelberim te paane. Enverin e shan, pse i preu pyllin Dumrese. Ne fakt, nen parullen e famshme T'u qepemi kodrave dhe maleve, t'i bejme pjellore si dhe fushat, nuk u shfarosen vetem pyjet e Dumrese, por gati te te gjithe Shqiperise. Ndoshta kjo zone e vuajti me shume se cdo vend tjeter ne Shqiperi, pasi relievi i saj ishte kodrinor dhe dha per ate sistem me mijera hektare toke are nga pyjet qe u prene me aksione e pa pike meshire. Ajo qe ne ate kohe u quajt fitore e madhe e rinise heroike nen udheheqjen e Partise!, po vuhet sot nga brezi i trete qe jeton dhe punon ne kete zone. Ndoshta dhe toponimi i emrit Dumre qe do te thote duam re e ka zanafillenm me shume tek deshira per reshje, pse eshte e shtrire e tera perballe diellit, por per pyje nuk ka patur zili askend. Banushi, ne pleqerine e vet, si duket po punon per te krijuar imazhin rinor te kohes kur ka jetur rrethuar me pyje dushkore e plepa. Ishte koha e veshtire e vitit 1997, kur pasionanti i pyllit vuri koken ne rrezik per te mbrojtur sa plepa te holle dhe ca fije druri dushkor, nga tmerri i sopatave te bashkefshatareve te tij. Atje flinte nate e dite, mes plumbash dhe kercenimesh nga barbaret e pyllit, pasi donin ta digjnin e ta prisnin per inat te Qeverise qe u kish marre parate per ne firmat piramidale. Jo pak e fyenin, jo pak i vinin dhe tyten e automatikut ne koke, por ai mbeti aty, e nese do ta kishin vrare ashtu kot, kishte lene amanet qe ta varrosnin ne pyllin e Marines, prane liqenit te ketij fshati. Edhe atehere nuk punoi me koke te tij. Mori rrugen gjer ne qytetin e Elbasanit per te takuar zoterinjte e ndermarrjes shteterore pyjore. Ata i dhane njeshkrese se kishte te drejte ta ruante, ta pastronte dhe te mbillte fidane te rinj. E mori shkresen, duke u gezuar sikur te kishte marre tapine e pronave te vjetra te babait te tij, e palosi ne katersh dhe e futi ne xhepin e brendshem te xhaketes. Me kose e sopate, pastroi ate siperfaqe fare te vogel pylli qe kish mbetur. Fidane te vegjel dushkore, i shkulte me gjithe rrenje dhe i mbillte atje ku nuk kishte. Buze liqenit kishte mbjelle fidane plepi, te cilet i kishte blere me parate e tij ne tregun e qytetit te Elbasanit. Dite per dite e muaj per muaj, pylli i Marines po rritej. Keshtu beri per vite me radhe dhe vazhdon ende. Plot shtate vjet, qe Banush Kuqja, eshte banori i vetem i ketij pylli qe nuk perton te ledhatoje fidanet qe rriten sikur te ishin femije te vegjel. Djersa dhe puna sot flasin ndryshe. Ata i japin krenarine te tregoje, por ai flet fare pak. - Kam rene ne hall, thote. - Nuk me le kryetari socialdemokrat i komunes se Grekanit, qe te rris pyllin, pse deputetin e kemi socialist, por nuk me le edhe deputeti Ndricim Hysa te flas nder gazeta e ne televizione per punen time, pse do te sjelle shoke nga Qeveria e do ta shohin per ta bere shembull ne gjithe vendin - shton Kuqja. Ne fakt, edhe ate dite qe po flisnim me te per pune qe kisha bere, jo vetem foli shume pak, por dhe nuk pranoi te fotografohej, pse keshtu i kishte thene, deputeti Hysa !!! Jane rreth 80 hektare me pyje plepash dhe nje fidanishte e po ketij druri qe rritet shpejt qe jane krijuar nga dora e Banushit. Jane qindra hektare me dushqe qe jane pastruar e shumefishuar po nga dora e Banush Kuqes ne Dumre. Dashurine dhe pasionin per pyllin ia ka edukuar edhe te birit. Ate e bir punojne bashke me shume ne pyll sesa ne arat e tyre. E vetmja leverdi, se kullot bagetite e tij ne pyllin qe ka rritur vete. Sa per te ardhura, gjen kohe te punoje ne vreshtin qe e ka mbjelle para dhjete vjetesh. Eshte nder me te miret ne zone. E per kete qellim, para se te hysh ne pyllin e Banushit, nje tabele sikur ta ben me dore. Shesim rrush dhe raki ! Poshte saj edhe numri i celularit, qe bie jo pak gjate dites. Mbremja kete njeri e ze ne pyll. Shpeshhere fle aty, se e ruan nga keqberesit. Ben jete disi endacaku, por kjo i jep vite jete me shume dhe kenaqesi kur sheh pyllin qe eshte 100 here me i madh se siperfaqja e liqenit te fshatit. Ne kuptimin e mire te fjales, njeriu i pyjeve te Dumrese mund te quhet personazhi hero, Robinson Kruzo i zones se Dumrese. Mund te quhet rast unikal ne Shqiperi, qe nje shtatedhjetevjecar, rrit pyje ne vend qe te numeroje filxhanet e kafese apo goglat e tespijeve. E, ndoshta, ai meriton me teper vend ne gazeta, madje edhe ne televizione, por kjo kenaqasi per shikuesit shqiptare mund te ndodhe vetem me lejen e deputetit! Ja qe ndodh dhe keshtu! E , Banushi vazhdon te punoje dhe jetoje ne pyllin qe ka mbjelle dhe ka rritur me duart e tij plot kallo ...

Besim Dybeli

marre nga Koha Jone Online, 6 korrik 2004
 

221178

Primus registratum
Re: Kesaj i them: "Hallall, plako!"

Edhe une i them hallall, me te vertete. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Kesaj i them: "Hallall, plako!"

Eh, eshte per te ardhur keq qe njerez te ketij brumi ka kaq pak! Kur njerezve t'u vine mente do te jete vone se do perfundojme ne shkretetire...
Per mua ky njeri i nderuar nuk do ishte keq te futej edhe ne tekstet mesimore te ciklit te ulet qe edhe femijet te edukohen me dashurine per natyren ne pergjithesi e pyjet ne vecanti....
Eshte shume e veshtire te edukosh nje 17 vjecar me dashurine per natyren po nje 6-7-8 vjecar eshte ndryshe....
Nuk do ishte keq qe sa t'u mesonin vocrrakeve se si perdoren prezervativet dhe teknikat seksuale tu ngulisnin me mire ca vlera njerezore universale...
 

lolita.fr

Primus registratum
Re: Kesaj i them: "Hallall, plako!"

sa keq qe njerez te tille numerohen me gishta. meqe ra fjala kam nje person te afert qe punon ne nderrmarjen pyjore te elbasanit dhe e njoh dramen e pyjeve shqiptare, sidomos te kesaj zone.
 
Top