Kerkoj nje twitologjist me pervoje pune!
Edhepse ka kohë që kam hapur llogari në Twitter, atë e përdori kryesisht për qëllime promocionale të blogut. Pjesa tjetër është shpërndarja e lidhjeve të faqeve të ndryshme që flasin posaçërisht për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, marketingun dhe mediat. Duke parë që secila cicërimë e imja përmbante një link, dhe për t’i ikur dyshimit të njerëzve se mos po i përngjaj spamerëve, vendosa të bëhem më trendy dhe të cicëroj në format: “po ha”, “po bie shi”…

Nejse, qëllimi i këtij artikulli nuk është për praninë time në mikrobloguesin më të popullarizuar, por ajo sa rol serioz luan Twitter-i për një biznes. Përderisa shumica e shqiptarëve akoma nuk ia kanë idenë se çka paraqet kjo (@Eklipsi kohë më parë kishte shkruar një artikull për hapat e parë në twitter), kompani si PizzaHut themelojnë vende pune si twitologist.

Mirëmbajtja e një profili në twitter u bë vend pune oficiale me orar të plotë. Kjo falë PizzaHut, pasiqë vajzës e cila mirëmbante profilin e tyre iu ofrua pozita e Tvitologjistit të kompanisë. Që te jetë akoma më interesante, PizzaHut iu drejtua ndjekësve për ndihmë rreth definicionit oficial të emërtimit të këtij vendi të punës. Pas një gare dhjetëditëshe dhe qindra propozimeve të etiketuara me #pizzahuttitle, fitues u shpall @MissKateGordon së cilës iu dha shpërblimi për pica falas për një vit. Ndër propozimet tjera kreative ishin edhe: Sultan of Sauce, twitteroni, Champion of Cheese, tweetza Chef, tweety Pie, C tweet O, Personal Pan tweetza, Social Media Delivery Driver… Mua sinqerisht më pëlqen kjo “twitteroni” por inteligjente më duket edhe “tweetza”. Kjo e fundit, mendoj që do të ndikonte më tepër në brendimin e kompanisë, si një ndërlidhje në mes të twitter-it dhe Pizza-s. Twitologist më duket tepër shkencore. Nga këtu, edhe abstrakte… pse jo?!!!

Përveç rëndësisë së pozitës së re të punës, këtu do ta kisha përmendur edhe rëndësinë e gjithë fushatës të realizuar nga Pizza Hut. Sa për ilustrim, për momentin kanë 24.873 ndjekës. Siç shihet, ajo vazhdimisht cicëron që në të shumtën e rasteve janë përkrahje për klientët e tyre. Vetëm për këtë garë janë shkruar shumë artikuj nëpër media të ndryshme, dhe me këtë rast u rrit popullariteti dhe rëndësia e saj.

Gjithashtu, edhe faqja e tyre në Facebook ka shumë simpatizues, faqe kjo e cila mirëmbahet në mënyrën më të mirë.

Ky është vetëm një shembull se si mund të shfrytëzohen mjetet falas për promovimin e një biznesi. Nëse posedoni ide kreative e cila do t’i pëlqen lexuesve tuaj dhe e zgjedhni mënyrën nëpërmes së cilës do t’i kumtoni idetë tuaja deri te ta, atëherë padyshim se do të arrini sukses. Nuk kushton shumë, ndërsa do të ketë rezultate të larta dhe mbi të gjitha do të argëtoheni.

Shpresoj që do të hapen sa më shumë vende të tilla pune dhe do të ketë twitologjiste profesional edhe këtu tek ne; atëherë kur jo vetëm webmasterat do ta përdorin këtë shërbim, atëherë kur do të kuptohet rëndësia e tij… Duket të jetë profesion i këndshëm. Apo jo?!!

Shperndaje kete artikull:
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbreti3gut.com/?p=2023