Re: Kerkoj librin...
capoi edhe une e kam pas fiksim ate liber kur kam qene i vogel. Nuk e mbaj mend shume te sakte por pothuajse e di te gjithen.
Ish dikur e ish nje here
nje derrkuc nje dose nje derr
Ky derrkuci na u rrit
ndaj i blene prinderit nje dite
nje kalem nje abetare
fletore te reja fare
Cante, kepuce, kostum, kemish
lum derrkuci qe i kish
Cdo gje gati ja kane marre
se do shkoj ne klase te pare
pra femije perralla jone
zuri fill me nje shtator
Del mamaja gjer te gardhi
e puth derrkucin shpejt tek balli
dhe e lumtur buzeqesh
ulet dhe i thote ne vesh:
Ti po shkon ne klase te pare
te me behesh djale i mbare
i bukur si ylli
i paster si bora
si bora pa njolla
i shpejt si ere
me shendet si derr
i mencur si babi
i urte si kau ...
Porosite nuk kane fund
dhe derrkuci koken tund
qe nga kodra pershendet
mami prape nis e therret
shpirt i mamit hapi syte
neper balte mos u llangos
se te thone pisanjos
po nuk mbajte pasterti
do na tallin qe te dy
edhe mua edhe ty
Dita e pare ne klase te pare
sa shume gjera kane ngjare
kane ngjare aq shume gjera
sa nje perralle si nxe te tera
do ti le per tjeter here
ama njeren do ta them
Zilja ra mbaroi mesimi
hop derrkuci nga gezimi
menjehere canten kap
per shtepi niset me vrap
Ec e ec shoku derrkuc
na shikon nje pellg me lluce
nuk mendohet hic se zgjat
me gjithe cante kelltumb ne balte
e fillon te notoje
me lezet nis te kendoj
trilili e tralala
si kjo balte jo nuk ka
ti sje balte
je e bute porsi gjalpe
Tralala e trilili
se sa ndenji
nuk e di
Kur ger ger beri stomaku
tha me vete kam uri
dhe u nis per ne shtepi
po ce do nga do qe shkon
curge, uje dhe balte kullon
Qe ne rruge thirri fort
po ku je moj mama
kam uri, dua te ha
Del mamaja ne dritare
ferkon syte nuk e njeh fare
ik mor djale mos bej shaka
ti nuk mund te jesh im bir
se ai ndrit si pasqyre
sot ne klase te pare shkoi
pres te vije te me me gezoje
une jam derrkuci vete
ja dhe canta qe me blete
kam emrin mbi abetare
ne kapak mbi abetare
emri nuk lexohej fare
ik or djale e mos u tall
sje im bir dhe mos e zgjat
je nje top i madh me balte
nis derrkuci qan me ze
ëëë e ëëë
kur lotet pastruan syrin
mamaja njohu te birin
shkuli faqet, thirri fort
e zeza cme gjeti sot
si ta laj e shkreta une
ku ta gjej gjithe kete uje
me nje gjym nuk e laj dot
duhet nje autobot
babi lajmin sa e morri
elefantin na dergoi
elefanti vjen me vrap
dup dup dup
kalon ne fshat
dhe vrapojne prapa tij
te medhenj dhe çiliminj
kush e kush te mberrije me pare
te shikoj cfare ka ngjare
qe te gardhi fecken ngriti
vuzh vuzh vuzh ujin vertiti
dhe i beri derrkucit dush
qe se kishte bere kush
si mbaroi i tha prere
po u bere tjeter here
koke e kembe keshtu me balte
une nuk vi te laj prape
se kam plot pune te tjera
nuk kam kohe te laj derra
tej tek gardhi plasi gazi
hihihi e hahaha
me rromuze e me shaka
por derrkuci nga tja mbaje
i vjen turp i vjen te qaje
Ishte ngjarje pak e rende
por derrkuci vuri mende
qe atehere e gjer me sot
kaluan tre muaj plote
sot derrkucin bukurosh
kenaqesh po ta shikosh
shkon e vjen cdo dite ne shkolle
mbi kostum si gjen nje njolle
* * *
Nuk eshte fare e sakte capoi eshte thjesht si me ka ngelur ne memorje se as librin nuk e kam dhe ato porosite e nenes ne vesh nuk me kujtohen te gjitha. Por ka qene nje nga te preferuarit e mi kur kam qene i vogel. Te pershendes.