Kenget Arbereshe (Arvanite).Degjo albumin,komento.

balforum

Primus registratum
Kenget Arbereshe (Arvanite).Degjo albumin,komento.

Albumet e rinj: Thanas Moraiti

Kenge Arberore "


HISTORIA E KËNGËS ARVANITASE

Kënga arvanitase përbën një pjesë ndër më të vyerat e krimtarive muziko-poetike të popullit te sotem grek, por kjo vërtetësi e padyshimtë për grekun në shekullin XX, nuk është përmbledhur për arsye të ndryshme. Në përmbledhjet e njohura të këngëve popullore të shekullit XIX, pra nuk ka këngë arvanitase në Greqi. Folkloristët e asaj kohe, me pararojë N. Politin, jepnin betejën e tyre për përmbysjen e teorive të Falmerajerit duke perdorur materjalet popullore.
Në qëllimet dashakeqe të mirënjohura të kohës u flijua kënga arvanitase, u zhduk, u shpall e pa qenë. Por, faktet më të rrëndësisshme folklorike të popullit tonë shqiptar, që tregojnë vazhdimsinë e pandërprerë të racës, u takojnë arvanitasve të Greqisë. Veshja zyrtare kombëtare greke është fustanella shqipëtare që vishej nga arbërit e Kroacisë, Kosovës e deri në More (Poleponezi), që përbën një zhvillim të veshjes mbarë pellazgjike. Vallja çame është arvanitase ose shqiptare, që kërcehet nga të gjithë grupet folklorike greke sot.
Arvanitasit, këta krijues të Greqisë së Re, perbejne popullin që mbajti barrën kryesore të luftës çlirimtare të 1821. Të fuqishëm, të paposhtur dhe liridashës, lanë me gjakun e tyre tokën greke dhe paguan me flijimet e tyre lirinë e Greqisë së Re. Një popull i tillë, me shpirtin luftarak, është e natyrëshme të shprehej përmes këngës epikolirike dhe vajeve. Por këngë folklorike arvanitase në antologjinë greke të shekullit XIX nuk ka. Shkollare bashkëkohës arvanitas si G. Gjika, M. Dede, E. Lapi, G. M. Paidushi, N. Saltari që hartuan antologjinë e këngës arvanitase në 40 vjetët e fundit nuk përfshinë në to këngët epiko-lirike, por vetëm “dyvargjeshe’’ popullore të jetës së përditëshme paqësore, që i datohen shekullit XX, ose në rastet më të mira, të shekullit XIX.
Nga dokumentat historike që kemi vërtetojnë parimin dhe tregojnë faktin se kënga e vjetër arvanitase ishte së pari dhe kryesisht epike dhe lirike. Gjuha arvanitase nuk shkruhej. Nuk përbënte gjuhë të shkollimit, por kryesisht të njerëzme të pa shkolluar të asaj kohe të popullit arvanitas ose shqiptar. Ngjarjet e përditëshme dhe ngjarjet historike shpëtoheshin dhe rruheshin përmes këngës, tjetër mënyrë nuk kishte. Nga P. Hioti që shkroi ‘Historinë e Shtatë Ishujve’ më 1866, na dëshmohet që suliotët arvanitas që ishin vendosur në ishullin e Korfuzit kur pastronin armët, këndonin në arbërisht bëmat e tyre trimërore.
Por këng
arvanite të suliotëve nuk ka në ndonjë Antologji. Dy këngë suliote gjenden tek ’Bleta shqiptare’ e Thimo Mitkut që u botua më 1878 në Aleksandri, Egjypt. Më 1891, historiani dhe gjuhëtari Artur Mikloferi botoi veprën ‘Atika und seine Heutigeu’ ku, midis të tjera thotë - ’Mesa di unë, këngët popullore bashkëkohore greke i janë përshtatur këngëve të vjetra të dashurisë, lirisë dhe kaçake të arvanitase’. Kështu u bë greqëzimi gjuhësor ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh.
Instrumentistë dhe këngëtarë të shquar popullor si sulioti Vurko, Stefanopulo, Ngrici, Papasidheri e Mitaqi ishin arvanitas dhe shumë këngë arvanite i rishkruan në gjuhën greke, duke ruajtur, formën muzikore ose duke rregulluar me të dhëna të reja kryesisht nga viti 1835 kur bavarezët futën në Greqi klarinetën. Kështu kishte një çarje të madhe të krijimtarisë muzikore-poetike të arvanitasve në Greqi. Këngët e vjetra epiko-lirike arvanite u harruan me kalimin e kohës, pasi askush nuk u interesua të bëjë zgjedhjen e duhur; pra, të mbledhi krijimtarinë arvanite dhe burimin e tyre. Kërkimi i këngëve të vjetra epikolirike është çështje tepër e vështirë, por ia vlen mundimi të merret njeriu me to për pasurimin e më tejshëm të kulturës tonë kombëtare.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe kërkimeve të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, muzikantit arvanitas Dhimitër Leka dhe këngëtarit të njohur arvanitas Thanas Moraiti u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët e vjetra arvanitase me titull ’Këngët Arvanitase’ dhe ‘Trëndafilat e Shkëmbit’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve të arvanitëve të Greqisë dhe të arbëreshëve të Italisë së Jugut.
Në fund te vitit 2002, doli ne qarkullim Antologjia e Këngëve Arvanite të Greqisë, pregatitur me kujdes nga këngëtari dhe muzikologu i shquar arvanitas Thanas Moraiti. Mbas 17 vjet studimesh, kërkimesh dhe udhëtimesh nëpër trevat e Epirit, të Follorinës, të Konicës, të Thraqisë, të Korinthit, të Atikës dhe Biotisë ku banojnë arvatitët dhe këndohet kënga e tyre në Greqi, shkrimtari muzikant dhe këngëtar Thanas Moraiti botoi një Antologji me vlera të mëdha shkencore dhe historike, gjuhësore dhe muzikore, e cila përmban mbi 140 materiale muzikore të shkruara me me gërma greke dhe përkthyer në shqip. Të gjitha këngët shoqërohen me nota në pentagrame muzikore. Parathënien teorike dhe analizën muzikore e ka bërë Dhimitër Leka, ndërsa parathënien e librit e ka bërë Marko F. Dragumi, Drejtor i Muzeut Laografik (popullor) të Athinës.
Autori i Antologjisë së Këngës Arvanite, Thanas Moraiti ka shfrytëzuar gjithashtu edhe librat e shkruajtura nga autorët Kosta Biri, Sp. Asdraha, Jani Gjika, Teodor Haxhipandasi, Erik Prat Hamp, Mirosllav Nt. Zabuoçki, Jorgo Babinioti dhe Luka Çiçipi.
Kërkimet për një Antologji te këngës arvanite Thanas Moraiti i filloi në vitin 1985, atëherë kur ai dha para publikut koncertin e tij të parë në teatrin ‘’Orfeas’’ me këngët arvanitase në bashkëpunim me studiuesin dhe historianin arvanitas Aristidh Kola, kompozitorin arvanitas Dhimitër Leka. Thanas Moraiti ka dhënë disa koncerte në Greqi, Hollandë dhe Belgjikë me këngët arvanitase, ndërsa në Shqipëri ka marë pjesë në Festivalin Folklorik në Berat. Kjo Antologji është një ogur i bardhë të pasurimit mbarë kombëtar të gjakut të shprishtë të Arbërit kudo në botë që ata ndodhen. Në këtë Antologji lexuesi do të mësojë nëpërmjet këngëve që ka mbledhur Moraiti ngjarjet e rrëndësishme historike të luftrave, dashurisë e vajeve të kombit Arbër që nuk mundi t’i shkruante me penë dhe bojë në ato vite të vështira lufte për ekzistencë kombëtare, por I trashëgoi me anën zërit të fuqishëm popullor.
Në paraqitjen e librit të Thanas Moraitit ishte dhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodor Pangallos i cili tha: ‘Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arvanitika, këtë gjuhë që nuk është greqisht me ca fjalë të tjera, por është Shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologji dhe na thonë; ’Ju flisni shqipen e vjetër’. Dhe kjo është shumë e llogjikshme nga pikpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, evloji në greqishten dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arvanitase është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ngaqe ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e ‘gëlltitën’ të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arvanitase, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë’.
Nga katër ishujt e tjerë (Salamina, Poros, Hidra, Speca) nuk njoh të ekzistojnë as melodi, por as edhe tekste. Këto ishuj janë shqipfolës dhe duhet të merremi me këtë temë të rëndësishme të laografisë sonë më seriozisht, me bashkëjetesën në Greqi dhe konkretisht me këto vende shqipfolëse aty ku këndohet kënga greke dhe arvanitase. Këto ishullorë këndojnë në dy gjuhë, dhe kur këndojnë shqipfolësit këngët greke duket qartë se ata nuk i këndojnë pa asnjë ndryshim nga grekfolësit’. (Melpo Merlje; Laografia Muzikore në Greqi, Arkiva Laografike Muzikore Athinë, 1935, fq.44).
THANAS MORAITI u lind dhe u rrit në fshatin arvanitas Vaja. Gjyshja e tij nuk dinte greqishten, fliste vetëm gjuhën e vatrës: arbërishten. Kurse prindërit e Thanas Moraitit, mëma Gjeorgjia dhe tata Kostandino flisnin arbërishten dhe greqishten. Në shkollën fillore Thanasi ngatarronte fjalët greke me fjalët arvanitase, kështu që kishte vështirësi me gjuhën e re greke që po mësonte. Në panairet që organizoheshin për nder të Shën Athanasit dhe Shën Harrallambit nëpër fshatrat arvanitase fqinjë me fshatin e tij, Thanas Moraiti shkonte dhe dëgjonte muzikantë dhe këngëtarë endacakë në shfaqet që jepnin me këngë arvanite dhe greke. Shumë herë ai rrinte me turirin ngjitur me xhamin e brymtë të kafenesë së fshatit, që ishte shëndruar në qëndër muzikore dhe dëgjonte këngët tradicionale arvanitase, që më parë i kishte dëgjuar nga mëma Gjeorgjia dhe kushurinjtë e tij nëpër gëzime familjare.
Në moshën 13 vjeçare u gjend në Athinë duke ndjekur fatin e prindërve, kur Greqia ishte në kulmin e emigracionit të brendshëm rreth viteve 1970. I mbyllur në qetësinë e tij në një lagje të kryeqytetit, ai filloi të harronte dhe gjuhën e mëmës arbërishten dhe njerezit e tij që kishte lënë në fshatin e lindjes. Me kalimin e kohës u muar seriozisht me muzikë. Midis shkrimtarve dhe muzikologëve, u njoh me shkrimtarin dhe historiani arvanitas Aristidh Kolia, i cili tok me gjurmues të tjerë merrej me mbledhjen dhe studimet e këngëve arvanitase, të Greqisë dhe Italisë së Jugut. Bashkëpunimi me Aristidh Kolën dhe vërtetimet që kishin mbledhur ia shtuan edhe më shumë dashurinë për muzikën dhe këngën arvanitase. Tok me Aristidh Kolën nisën me këmbëngulje të kërkojnë dhe studjojnë secili në fushën e vet gjithë atë tendë të bollshme. Me Dhimitër Lekën, Thanas Moraiti ishte njohur që në Universitetin e Pandios.
Muzikant shumë i mirë, njohës i përmasave të muzikës së lashtësisë, Aristidh Kola dhe Thanas Moraiti mendonin se duhej të këndoheshin këngët arvanitase. Puna dhe studimin e filluan nën udhëzimet e mësuesit Spiro Peristeri. Kështu pas një pune dy vjeçare, ai dha koncertin e parë në teatrin ‘Orfeos’ me këngë arvanitase. Thanasi Moraiti është diplomuar për shkencat politike. Me muzikë filloi të merret më 1983 dhe është muzikant i vetmësuar. Bashkëpunoi me kompozitorin e madh Miqi Teodoraqin për disqet dhe koncertet e dhëna gjatë periudhës 1984-1987, me këngë greke. Bashkëpunoi me aktoren këngëtare gjermane Gisela May për një disk që qarkulloi më 1988. Në prill të 1993, paraqiti në sallën e cermonive të Universitetin e Athinës, kompozimet e veta me vargjet të poetit Kostandin Kavafit. Më 1998, Thanasi Moraiti nxorri diskun CD e dytë me këngë arvanitase të mbledhura në Greqi dhe Italinë e Jugut me titull ’Trëndafilat e Shkëmbit’ që ishte një bashkëpunim i suksesshëm me studiuesin Aristidh Kola dhe muzikantin Dhimitër Leka.
Në mars 1998 dha një koncert në teatrin ’Palasos’ me 25 këngët e mbledhura vetë Thanasi në Greqi dhe Italinë e Jugut nga bartës që i këndojnë arbërisht. Thanas Moraiti ka marë pjesë tre herë në Festivalet Folklorike të zhvilluara në qytetin e Beratit në Shqipëri. Në janar të vitit 2001, ka dhënë tetë koncerte në qytetet e ndyrshme të Belgjikës, dhe tetë koncerte në qytetet e Hollandës me këngë arvanitase ku ka patur suksese të mëdha. Është për të ardhur keq që Thanas Moraiti me zërin e tij të ëmbël nuk i është krijuar mundësia nga shteti shqiptar apo tregëtarët e fuqishëm shqiptar që na lavdërohen, të japi koncerte me këngët e bukura arvanitase në qytetet e lashta të Arbërisë. Ato këngë që i këndon me dashuri Thanas Moraiti u kanë rrezistuar shekujve të tëra të ruajtur me fanatizëm nga populli arvanitas, dhe sot ato këngë po humbasin. Disku CD i parë me titull ’Këngët Arvanitase’ nuk mund të gjendet më. Dy CD që ka nxjerrë vite më parë Thanas Moraiti me këngë arbëreshe nuk kanë qarkulluar në hapesirën shqiptare dhe nuk njihen nga popullsia e gjerë shqiptare, ato njihen vetëm nga arvanitasit dhe arbëreshët e Italisë.

A.Llalla - Albasoul
 

balforum

Primus registratum
Re: Kenget Arbereshe (Arvanite).Degjo albumin,komento.

Teodor Pangalo

Në paraqitjen e librit të Thanas Moraitit ishte dhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodor Pangallos i cili tha: ‘Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arvanitika, këtë gjuhë që nuk është greqisht me ca fjalë të tjera, por është Shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologji dhe na thonë; ’Ju flisni shqipen e vjetër’. Dhe kjo është shumë e llogjikshme nga pikpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, evloji në greqishten dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arvanitase është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ngaqe ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e ‘gëlltitën’ të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arvanitase, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë’.
 

balforum

Primus registratum
Re: Kenget Arbereshe (Arvanite).Degjo albumin,komento.

Por, faktet më të rrëndësisshme folklorike të popullit tonë shqiptar, që tregojnë vazhdimsinë e pandërprerë të racës, u takojnë arvanitasve të Greqisë. Veshja zyrtare kombëtare greke është fustanella shqipëtare që vishej nga arbërit e Kroacisë, Kosovës e deri në More (Poleponezi), që përbën një zhvillim të veshjes mbarë pellazgjike. Vallja çame është arvanitase ose shqiptare, që kërcehet nga të gjithë grupet folklorike greke sot.

:wave:

Kenge Arbereshe, Arvanitase ( kliko ketu )
 
Top