KE-Serbisë: Trajto kufirin me Kosovën, si kufi shtetëror

KE-Serbisë: Trajto kufirin me Kosovën, si kufi shtetëror

“Komisioni Evropian do ta vizitojë kufirin Kosovë-Serbi në mënyrë që të bindet edhe vetë se autoritetet e Beogradit e trajtojnë këtë kufi, si secilin kufi shtetëror”, bën të ditur RTK.
Këtë gjë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhë në mesin e muajit tetor dhe ka për qëllim të vërtetohet se ne ç’masë po implementohet protokolli i nënshkruar në mes EULEX-it dhe Serbisë.</p>


Kjo u tha gjatë një debati për vizat në Parlamentin Evropian, kur shumica e deputetëve kërkoi që edhe me Kosovën të nisë procesi i dialogut për liberalizim, duke precizuar se ky proces në asnjë mënyrë nuk paragjykon të drejtën e atyre vendeve të BE-së që mos ta njohin pavarësinë.</p>


Pos deputetëve spanjollë, të gjithë të tjerët insistuan se nuk duhet përzier çështjen e njohjes së një shteti me çështjen e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të të njëjtit.</p>


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës që në mënyrë të njëanshme të nisë implementimin e udhërrëfyesit për vizat, dhe insistoi që procesi i liberalizimit duhet të nisë edhe me këtë vend, sepse vetëm ne këtë mënyrë vërtetohet agjenda e Selanikut, kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor patën marrë premtimin e perspektives evropiane. /RTK/Telegrafi/</p>
dCb4N5ki20k

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23139
 
Top