Ke favotizon rritja e akcizes se cigareve?
Akciza e cigareve, 2,7 miliardë lekë më shumë për kontrabandën
:smash:
Pas rritjes së akcizës në 25 lekë për paketë, kontrabandistët do të fitojnë rreth 2.7 miliardë lekë më shumë çdo vit. Në Shqipëri konsumohen 10 mijë tonë cigare në vit, ndërsa zhdoganohen 2500-3000 tonë
Pas rritjes së fundit prej 25 për qind të akcizës së cigareve nga ana e qeverisë, buxheti i shtetit pritet që të përfitojë një shumë prej 900 milionë lekë. Motivi i rritjes së të ardhurave buxhetore ka qenë edhe shkaku kryesor që qeveria ka vendosur që të bëjë këtë ndryshim në nivelin e akcizës së cigareve. Por duket se pjesa dërmuese e parave që do të paguajnë buxhetet e varfëra të familjeve shqiptare do të shkojnë në xhepat e kontrabandistëve. Nga rreth 10,000 mijë tonë cigare në vit që konsumohen nga konsumatori shqiptar, vetëm 2500 deri në 3000 tonë kalojnë nëpërmjet doganave. Pra rreth një e treta e cigareve që hyjnë në tregun shqiptar kalojnë në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër hyn kontrabandë. Nëse qeveria shqiptare do të përfitojë një buxhet shtesë në masën e 900 milionë lekëve, atëherë kontrabandistëve u bie që të fitojnë rreth tre herë më shumë, pra rreth 2.7 miliardë lekë. Kjo do të stimulojë në një masë edhe më të madhe kontrabandën që duket se në këtë treg ka vendosur piketat më të forta. Lëvizja në çmimin e cigareve pritet që të jetë e menjëhershme me hyrjen e akcizës në fuqi. Kjo, pasi tregtarët nuk do të lejojnë që të cënohen fitimet e tyre dhe do të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë kalimin e taksës te konsumatori.
Politikat diskriminuese ndaj biznesit vendas thellojnë bilancin tregtar
Rreth 270 milionë dollarë amerikanë harxhojnë shqiptarët për konsum duhani në vit. Megjithëse vendi ynë ka mundësi për të pasur një industri të mirëfilltë cigaresh, e cila do të mund që të përballonte kërkesat e brëndshme për konsum. Por kjo mundësi është shkatërruar si pasojë e politikave diskriminuese që qeveria ka ndërmarrë ndaj biznesit vendas. Kështu , megjithëse vlera e paketave të cigareve ndryshon ndjeshëm nga njëra – tjetra, ato kanë një nivel të njëjtë akcize. Kështu akciza është tashmë 25 lekë për të gjitha paketat e cigareve, pavarësisht nga çmimi dhe cilësia që ato kanë. Akciza, e cila nuk është e diferencuar, por është e njëjtë për të gjitha paketat, ka një ndikim më të madh te produktet, të cilat janë me një çmim të lirë në treg. Kështu akciza është shumë e vogël për paketat që kanë një çmim më të madh se 200 lekë dhe e konsiderueshme për ato që janë në një vlerë tre deri në katër herë më të vogël. Kjo ka qenë edhe pika më e mprehtë ku biznesi vendas ka kundërshtuar mënyrën e vjeljes së kësaj akcize.
150 për qind të çmimit të një pakete cigare vendase e zë akciza
Sipas sekretarit të përgjithshëm të Bashkimit të Investitorëve dhe Industrialistëve, Altin Ylli, rritja e mëtejshme e akcizës së cigareve është edhe shkatërrimi përfundimtar i biznesit vendas. Ylli është shprehur se nuk mund që të ketë më prodhim vendas të cigareve kur akciza e vendosur nga qeveria zë rreth 150 për qind të vlerës të një pakete. Nga ana e prodhuesve të cigareve ka pasur një debat të gjerë vitin e kaluar në lidhje me akcizën e cigareve. Prodhuesit vendas kanë kërkuar që qeveria të ulë akcizën, ndërsa nga ana e qeverisë duket se është bërë një vesh shurdh në këtë drejtim. Kështu qeveria gjatë muajit korrik të vitit të kaluar jo vetëm që nuk ka ulur akcizën e cigareve, por e ka rritur këtë të fundit nga 15 lekë në 20 lekë. Gjatë hartimit të paketës fiskale të vitit 2005 përfaqësuesit e biznesit vendas të cigareve filluan që të negocionin për të ulur tarifën e cigareve dhe për të përdorur vlerësimin e nivelit të tarifës mbi baza të cilësisë. Megjithatë edhe në këtë rast nga ana e qeverisë kërkesat e biznesit nuk janë vlerësuar. Kështu rritja e fundit me 25 për qind e akcizës së cigareve është vlerësuar nga specialistët edhe prodhuesit si fundi i biznesit që lidhet me kultivimin dhe prodhimin e duhanit në vend
Dy të tretat e sasisë së cigareve në Shqipëri janë kontrabandë
Shqipëria është një nga vendet që shoqëron numrin më të madh të duhanpirësve në raport me numrin e popullsisë në Europë. Rreth 60 për qind e popullsisë janë konsumatorë të rregullt të duhanit. Aktualisht në vend konsumohen rreth 10 000 mijë ton cigare nga të cilat vetëm 2 500 deri në
3 000 mijë ton në vit hyjnë në tregun shqiptar në mënyrë të rregullt. Rritja e akcizës për mallra të ndryshëm në të gjithë botën ka si synim kryesor uljen e konsumit të tyre. Qeveria shqiptare rritjen e nivelit të akcizës e ka ndërmarrë për të pasur një ngritje në nivelin e të ardhurave buxhetore. Por kjo rritje në të ardhurat e buxhetit të shtetit ka edhe një ndikim tjetër, i cili ka të bëjë me nivelin e sasisë së cigareve që hyjnë kontrabandë. Rritja e taksave ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kontrabandës, sidomos kur kemi të bëjmë me tregje në të cilët ky fenomen është shumë i përhapur.