Kavajë, djali plagos me thike babanë dhe kushëririn 16-vjeçar

spacer.gif

spacer.gif

93910_9.jpg
KAVAJË-Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës. Burime nga policia bëjnë me dije ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku djali ka plagosur babanë e tij 75-vjeçar dhe kushëririn vetëm 16 vjeç.

Të plagosurit janë Ibrahim Sula 16 vjeç dhe Hekuran Sula 75 vjeç. 75-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 16-vjeçari është jashtë rrezikut.

Autori i plagosjes së dyfishtë është Isuf Sula, i cili është arrestuar nga komisariati i policisë së Kavajës vetëm pak minuta pas ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, paraprakisht dyshohet së personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin në gjendje të dehur.

(a.n/BalkanWeb)
spacer.gif
 

scadarsko

Locus omnem
Keto motivet e dobeta sikur kishin te benin me femra? Cne qe ia ka keputur te jatit 75 vjecar?
Motive te dobeta perfshihen te gjitha veprat pénale qe personi tregon shfaq shqetesime mendore apo emocion ,ky njeri ka nevoje per mbeshttje psikosociale.
 
Top