Kater Ujqit, N.Gejxh dhe Shqiptaret

kastriot

Primus registratum
Kater Ujqit, N.Gejxh dhe Shqiptaret

Fejton

Nga Luan Laze



Katër ujqër kanë kaluan kufirin verior të Shqipërisë në Murriqan.Thonë se, ujqërit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, morën zemër nga vizita e greko-amerikanit, Nikolas Gejxh. Ujqërit nga Mali i Zi, e konsideruan kohë të përshtatshme ardhjen e tyre. Pas marrëveshjes Nano-Berisha, ujqërit malazezë, menduan se u bë amnisti edhe ndaj të tjerëve. Përderisa nga jugu erdhi ujku me dy këmbë, Nikolas Gejxh, pse të mos vinin edhe ata me katër këmbë nga veriu?

Por kësaj here, mikpritja shqiptare bëri dallim. Njërin prej tyre e qëlloi dhe e kapi, ndërsa tjetrin, Gejxhin, e pritën të Lartët e politikës dhe i ofruan ekranin për të share Shqipërinë…

Sipas burimeve tona pyjore, ujqërit e Malit të Zi, kishin ndërmend të rrëmbenin për të ngrënë dy-tre bagëti, dhe t’i kalonin në anën tjetër të kufirit. Por vigjilenca kapitalisto-socialiste, i ndali.

Zhurma e mediave për ujqërit me katër këmbë, bëri të harrohej shpejt qëllimi i ardhjes së ujkut me dy këmbë dhe kollare,Nikolas Gejxh. Të parët donin vetëm dy-tre qingja, ndërsa ujku tjetër nga jugu, gjysmën e Shqipërisë. Të parët i pritëm me pushkë, ndërsa të dytin me ndere dhe mikrofona.

Kështu është rregulli në politikën ujqërore. Kur kërkon gjysmën e Shqipërisë të presim si mik dhe, kur do vetëm një qingj, t’a fusim me plumb. Madje të parit i themi mik dhe të dytit ujk, paçka se, tani në kohët moderne gjinia nuk përcakton më racën, ndërsa vetëdija dhe synimi, po.

Ujqërit malazez kishin harruar se në kapitalizëm, njeriu për njeriun është ujk. Demokracia shqiptare, tani e ka ndryshe këtë mësim (ose më mirë, pësim!) Njeriu për ujkun është ujk, dhe për armikun e tij, është njeri.

Ujku i plagosur dhe i kapur nga qytetari shkodran do të mjekohet dhe, pas hetimeve të bëra pritet të ekstradohet. Për këtë është njoftuar Interpoli dhe pritet urdhëri nga SHBA për fatin e tij të mëtejshëm. Sigurisht, nëqoftëse ujku i plagosur dhe tre shokët e tij që shpëtuan, nuk kanë lidhje me organizatën terroriste të Bin Ladenit dhe Mulla Omarit. Pra nuk janë ujqër muslimanë.

Ky do të jetë edhe mësimi për të gjithë ata që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe, gënjehen nga thënia e Leninit se, “në një shoqëri ujqërish, lejohet të ulërish”.

Ne vërtet jemi shoqëri ujqërish, por ama, ulërasim vetë dhe, pranojmë të na bëjnë të njëjtën gjë, vetëm ata që i kemi patur dikur armiq, dhe tani u dërgojmë ftesa që i nisim me këto fjalë: I dashur zoti Non Grada! Sepse gjithnjë shoqëria jonë kështu i ka patur miqtë e vet, ose ujq me grada ose ujq non grada.

Ujqërit malazezë, po të kishin ardhur si delegacion me Nikolas Gejxh, do t’u ndryshonte statusi. Politika do t’i priste dhe shtypi nuk do të shkruante se erdhi Gejxhi me katër ujq. Përkundrazi, do të thuhej: erdhi Gejxhi me një grup biznesmenësh për të mirën e Shqipërisë! Sepse kjo është një normë protokollare e shtetit.

Kur ujqërit priten në zyra nga homologët e vet, nuk janë ujqër, por personalitete. Kur ujku vjen si mik, nuk është më ujk. Aq më tepër kur ka mjekër celular dhe i thonë shkrimtar
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Kater Ujqit, N.Gejxh dhe Shqiptaret

Kastriot a ke marr ke R.D-a kit shkrim?
Se si thot Tasi asht shum i lezetshem
 

kastriot

Primus registratum
Re: Kater Ujqit, N.Gejxh dhe Shqiptaret

Fillimisht postuar nga Mirditor:
[qb]Kastriot a ke marr ke R.D-a kit shkrim?
Se si thot Tasi asht shum i lezetshem[/qb]
Mirditor une shkrimin nuk e kam marre tek RD se ma merr mendja RD nuk shkruan dot me kto lloj shkrimesh(Nuk e len Sala, ma merr mendja!! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ).
Une shkrimin e kam marre tek "Rimekembja".

Kastriot <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

Ps: ah se per pak harrova, "te na (e) rroje Partia se te tjerat gjera rregullohen......"
 
Top