Katër vetura Fiat 500 do të nisen në vendlindjen e Babadimrit

Katër vetura Fiat 500 do të nisen në vendlindjen e Babadimrit

olf500-300x223.jpg
Katër vetura Fiat 500, të prodhuara në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, do të nisen këto ditë nga Republika e San Marinos drejt Rovaniemit të Finlandës në vendlindjen e Babadimrit.</p>


Veturat e popullarizuara, të njohura edhe si fiqa, gjatë këtij rrugëtimi do të kalojnë 7.000 km, ku prej tyre 2.000 nëpër akull, ndërsa në bagazh do të bartin letrat e fëmijëve, të cilët ata i kanë nisur në adresë të plakut të Vitit të Ri.</p>


Ky manifestim simpatik është organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in ndërsa katër veturat janë përgatitur teknikisht që të mund të përballojnë kushtet klimatike me të cilat do të ballafaqohen.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1042. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1042
 
Top