Katër dëshmitar zbardhen ngjarjen e rrahjes së Bazes

Katër dëshmitar zbardhen ngjarjen e rrahjes së Bazes

TIRANË- Rrahja e gazetarit Mero Baze nga shtetasi Rezart Taçi dhe dy shoqëruesit e tij Bledar Lilo dhe Irgen Selfo ka qenë për shkak të detyrës së tij si gazetar. Në këtë përfundim kanë arritur zyrtarët e lartë të Prokurorisë së kryeqytetit, të cilëve i janë mjaftuar gjashtë ditë kohë për të zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në një lokal në ish-zonën e bllokut. Sipas prokurorisë, për të vërtetuar akuzat ndaj Taçit, Selfos dhe Lilos, organi i akuzës përveç provave materiale ka siguruar edhe katër dëshmitar kryesor të kësaj çështje. </p>


“Organi i akuzës, me të marr në dorëzim dosjen penale të referuar nga organet e policisë, ka filluar veprimet hetimore duke marr në pyetje personat e pranishëm në lokal natën e ngjarjes. Mes dëshmitarëve të pyetur, organi i akuzës i vlerëson si kryesorët dy gazetarët Andi Bushati e Arban Hasani, të ndjekur më pas nga dy kamerierët e lokalit ku u qëllua gazetari Baze. Nga hetimet e kryera, rezulton se dy gazetarët Bushati e Hasani kishin qenë në lokalin e bllokut, ku i kanë telefonuar kolegut të tyre Baze që të vinte aty për të pirë ndonjë gotë pas emisionit “Zonë e Ndaluar”. </p>


Aty rreth orës 23:10 minuta, në kohën që Baze kishte vetëm 15 minuta që kishte ardhur dhe po priste ushqimin e porositur, ndaj tij kanë ardhur një sërë sharjesh dhe ofendime nga biznesmeni Rezart Taçi. I cili ishte drejtuar për në tavolinën e gazetarëve Bushati, Hasani dhe Baze, për të sqaruar ofendimet e ndërsjella mes tyre. Ndërkohë ndaj gazetarit Baze janë vërsulur me gjithë forcën e tyre dy shoqëruesit e biznesmenit Taçi duke e qëlluar me grushte”-thuhet nga prokuroria.</p>


E gjithë skena ka zgjatur rreth 30 sekonda, ku dyshohet se edhe biznesmeni Taçi e ka qëlluar gazetarin Baze në kokë, me celularin që ai mbante në dorë. Ky version i prokurorisë po hetohet, pasi edhe në vendin e krimit janë sekuestruar disa copa të një celulari të thyer. /shekulli/</p>
GSHnhPWpE8k

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25986. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25986
 
Top