Kastriot Myftaraj

Kastriot Myftaraj

Mbase edhe pak i cuditshem por ato qe thote te bejne te mendosh, ne forum jemi pse ti mos i komentojme


Regjistri i gjendjes civile të shqiptarëve, në duart e spiunazhit grek


Friday, 28 December 2007

Nga Kastriot Myftaraj - Greqia, me anë të spiunazhit të saj, EYP, ka shtënë në dorë database të gjendjes civile shqiptare dhe po e keqpërdor atë në dëm të shtetasve shqiptarë që janë të detyruar që certifikatat e marra në zyrat e shtetit shqiptar, t’i legalizojnë në ambasadën greke, kundrejt një pagese të lartë. Kështu ata kanë mbetur peng i kapriçios së diplomatëve grekë, të cilët, edhe pse marrin një tarifë të lartë për këtë shërbim, e vonojnë në mënyrë sadiste autentifikimin e dokumenteve që qytetarëve shqiptarë u duhen për nevoja të ndryshme, që nga marrja e vizave, dokumentet e qëndrimit,ato për veprime bankare, blerje shtëpish etj. Me këtë ambasada greke ka uzurpuar kompetencat e shtetit shqiptar, madje duke i bërë qytetarët shqiptarë të paguajnë shtrenjtë për këtë, në para, kohë dhe nerva. Sipas rregullores që ka vënë Ambasada e Greqisë në Shqipëri, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që aplikon për të marrë një vizë në këtë ambasadë, ose në konsullatat e saj në qytetet të tjera të Shqipërisë, është i detyruar që t’ i legalizojë dokumentet e marra në zyrat e shtetit shqiptar (certifikatat e gjendjes civile) në zyrat konsullore greke në Shqipëri, madje duke paguar dhe një tarifë prej 2800 lekë të reja. Duket se shërbimi sekret grek ka krijuar një rrjet verifikimi të fshehtë, duke marrë praktikisht nën kontroll zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Deri vonë legalizimi i këtyre dokumenteve është bërë nga zyra konsullore e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ose nga ambasada e Shqipërisë në Greqi, por, që prej dy vjetësh, Greqia nuk e njeh autentifikimin nga shteti shqiptar, dhe kërkon një autentifikim nga një autoritet grek në Shqipëri, siç është ambasada greke në Shqipëri. Në një koktej që dha Ambasada e Greqisë në Shqipëri për gazetarët shqiptarë para disa ditësh, me rastin e 15 vjetorit të hapjes së zyrës së shtypit në këtë ambasadë, ambasadori grek në Shqipëri Konstantinos Kokosis, në fjalën e tij iu tregoi gazetarëve shqiptarë një anekdotë të vjetër, që tregon se si media i shtrembëron gjërat. Kokosis tregoi historinë e një kleriku të lartë nga Europa që kur vizitoi SHBA-t, dhe me të zbritur në tokë mësoi se në SHBA jepen adresat e bordellove, pyetjen e tij me habi për këtë gjë, shtypi e pasqyroi në një kuptim të tjetërsuar, sikur ai po kërkonte adresat e bordellove. Me këtë, ambasadori Kokosis donte të ankohej, në një gjuhë diplomatike, për atë që, sipas tij, shpesh herë mediat në Shqipëri mbajnë një qëndrim tendencioz ndaj veprimeve të grekëve ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por ç’ duhet thënë për praktikën e mësipërme që përdor ambasada greke. Kjo që ndodh, në pikëpamjen juridike ka kuptimin se ambasada e Greqisë në Shqipëri ka marrë atributet e një zyre të pushtetit federal në një rajon autonom. Ambasada greke mund të mundohet ta justifikojë këtë praktikë të saj me atë se zyra shqiptare e autentifikimit në ministrinë e Jashtme nuk ka kredibilitet, dhe se ndodh që kalon dhe certifikata të falsifikuara. Por si i verifikon ambasada greke në Shqipëri aktet e gjendjes civile shqiptare që i çohen për autentifikim. Nuk ekziston asnjë marrëveshje mes dy vendeve që do të përcaktonte modalitetet e kësaj praktike, dhe as që mund të ekzistojë se do të ishte antikushtetuese. A bën realisht ambasada greke verifikime në regjistrat e gjendjes civile shqiptare? Nëse ajo ishte e shqetësuar për autenticitetin e dokumenteve të dala nga zyra konsullore shqiptare, mund t’ i gjente modalitetet për ta bërë verifikimin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, çka do të ishte vërtet efektive. Por duket se kjo praktikë është vënë nga Greqia për të afirmuar të drejta të saj të posaçme mbi shtetin shqiptar, të llojit që ka pushteti federal me atë lokal, që ka autonomi. Pra, me këtë praktikë, Greqia e ve Shqipërinë në statusin që Serbia i ofron Kosovës, atë të autonomisë. Se në rast se Kosova do të jetë një njësi autonome e Serbisë, atëherë pushtetarët në Prishtinë sigurisht që nuk do të kenë të kenë kompetencë për të autentifikuar aktet e gjendjes civile, me të cilat shqiptarët e Kosovës do të aplikojnë për viza në ambasadat e huaja, por këtë autentifikim do ta bëjë Ministria e Jashtme e Serbisë, ndoshta me anë të një zyre konsullore të saj në Prishtinë, homologe e së cilës në këtë rast është bërë ambasada greke në Tiranë. Është me të vërtetë skandaloze se si para këtij uzurpimi të kompetencave të shtetit shqiptar që ka bërë Greqia, rri e vështron e qetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. A nuk e shikon ministri Basha se grekët e kanë vënë në pozitën e sekretarit krahinor të punëve të jashtme të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë komuniste? Në cilin tekst të së drejtës ndërkombëtare ka parë juristi i shkolluar në Perëndim Basha, që të ekzistojë një praktikë e tillë. Pse Luli bëhet Lulaqi i Greqisë? Çështja nuk është vetëm tek dhunimi i sovranitetit të Shqipërisë, por edhe tek fakti se qytetarët shqiptarë, që janë taksapaguesit që paguajnë qeveritarët shqiptarë dhe vetë Bashën, janë vënë në pozitën që praktikisht i paguajnë një shteti tjetër, një taksë që duhej të shkonte tek shteti i tyre, dhe ëpr ta bërë këtë gjë pësojnë një kalvar të mundimshëm, shpesh duke ardhur nga Greqia në Shqipëri, për të legalizuar një dokument shqiptar në një zyrë greke?! Kjo gjë nuk tolerohet as nga shtetet më të humbura të Afrikës. Po kryeministri Berisha pse hesht, apo se këtë herë ka ardhur në pushtet si Salis Berisha. Përgjegjësi ka dhe Presidenti Topi pranë të cilit, sipas Kushtetutës akreditohen përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të huaja. Është ironi e madhe që shtetarët shqiptarë kërkojnë pavarësinë e Kosovës, duke refuzuar autonominë që i ofron Serbia Kosovës, kur ata tolerojnë që Republika e Shqipërisë të vihet praktikisht në statusin e një krahine autonome të Greqisë. Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri i duhet kërkuar që ta ndërpresë këtë praktikë ilegale, ose në të kundërt ai duhet shpallur person non grata.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Kastriot Myftaraj

Berisha, “Oqil Oqilovi” i Ballkanit

Wednesday, 30 January 2008

Nga Kastriot Myftaraj - A e dini se me cilin nga kryeministrat e sotëm të vendeve ish-komuniste ka më shumë gjëra të përbashkëta kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha?Me Oqil Oqilovin, kryeministrin aktual të Taxhikistanit, që nga viti 1999. Të dy kanë lindur në vitin 1944, të dy kanë qenë anëtarë për mbi 20 vjet të partisë komuniste. Nëse do t’ i kërkosh të ngjashmit e kryeministrit Berisha, duhet të shkosh në republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore, ose edhe në Rusi. Në vendet e tjera ish-komuniste europiane, duke përfshirë dhe shumë vende ish-sovjetike, nuk gjen të ngjashëm të kryeministrit shqiptar. Në Bullgari, kryeministri Sergey Stanishev, kryeministër që nga viti 2005, është i datëlindjes 1966 dhe nuk ka qenë komunist. Në Kroaci, kryeministër që nga viti 2003 është Ivo Sanader, i datëlindjes 1953, cili nuk ka qenë komunist. Në Republikën Çeke, kryeministër që nga viti 2006 është Mirek Topolanek, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Estoni kryeministër që nga viti 2005 është Andrus Ansip, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Hungari, kryeministër që nga viti 2004 është Ferenc Gyurcsany, i datëlindjes 1961, i cili nuk ka qenë komunist. Në Latvia (Letoni) kryeministër, që nga viti 2007 është Ivars Godmanis, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Lituani, kryeministër që nga viti 2006 është Gediminas Kirkilas, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Maqedoninë fqinje, kryeministër që nga viti 2006 është Nikola Gruevski, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Poloni, kryeministër që nga viti 2007 është Donald Tusk, i datëlindjes 1957, i cili nuk ka qenë komunist. Në Malin e Zi, kryeministër që nga viti 2006 është Zeljko Sturanoviç, i datëlindjes 1960, i cili nuk ka qenë komunist. Në Serbi kryeministër që nga viti 2004 është Vojislav Koshtunica, i datëlindjes 1944, si Berisha, por që nuk ka qenë komunist. Në Gjeorgji kryeministër, që nga viti 2007 është Lado Gurgendidze, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Slloveni, kryeministër që nga viti 2004 është Janez Jansha, i datëlindjes 1958, i cili ka qenë komunist, por në 1988 është arrestuar dhe dënuar me burgim, pasi si gazetar botoi shkrime kundër ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga serbët. Në Rumani kryeministër që nga viti 2004 është Calin Popesku-Tariceanu, i datëlindjes 1952, i cili nuk ka qenë komunist. Në Ukrainë, kryeministre që nga viti 2007 është Yulia Tymoshenko, e datëlindjes 1960, e cila nuk ka qenë anëtare e partisë komuniste. Në Armeni kryeministër që nga viti 2007 është Serzh Sagsyan, i datëlindjes 1954, i cili nuk ka qenë komunist. Madje edhe në tre republika ish-sovjetike të Azisë Qendrore, në Uzbekistan, Kirgizistan dhe Kazakhstan kryeministrat aktualë nuk kanë qenë komunistë. Në Uzbekistan, kryeministri Shavkat Mirziyoev, i datëlindjes 1957, kryeministër që nga viti 2003, nuk ka qenë komunist. Në Kirgizistan, kryeministri nga viti 2007, Igor Chudinov, i datëlindjes 1961, nuk ka qenë komunist. Në Kazakhstan Karim Massimov, i datëlindjes 1965, i cili është kryeministër nga viti 2007, nuk ka qenë komunist. Në vendet ish-komuniste jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, një kryeministër ish-komunist gjen në Sllovaki, ku kryeministri Robert Fico, i datëlindjes 1964, i cili është kryeministër që nga viti 2006, ka qenë komunist që nga viti 1987, pra vetëm për dy vjet. Kryeministrat e tjerë ish-komunistë i gjen vetëm në ish-republikat sovjetike. Në Rusi kryeministër që nga viti 2007 është Victor Zubkov, i datëlindjes 1941, i cili ka qenë komunist për mbi 20 vjet. Në Moldova (Moldavi) kryeministër që nga viti 2001 është Vasile Tarlev, i datëlindjes 1963, i cili ka qenë komunist për disa vjet. A e dini se ç’ ngjashmëri ka kryeministri shqiptar Berisha me kryeministrin e Kinës, Ëen Jiabao? Të dy janë anëtarë të partisë komuniste që nga vitet gjashtëdhjetë. Kryeministri i Kinës që nga viti 2003, Ëen Jiabao, i datëlindjes 1942, pra dy vjet më i madh se Berisha, ka hyrë në partinë komuniste në vitin 1965, pra tre vjet para Berishës. Por, profili politik i Berishës do të ishte i paplotë nëse do të krahasohej vetëm me homologët e tij kryeministra, se Berisha ka qenë edhe President i Republikës, në vitet 1992-1997. Për këtë arsye Berisha, për nga kohëqëndrimi në pushtet ngjan më tepër me Presidentët-despotë të republikave ish-sovjetike të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, që kanë një kohë të gjatë në pushtet. Por Berisha ka një ndryshim me këta. Derisa këta venë kryeministra-kukulla, Berisha, duke përfituar nga koniukturat ndërkombëtare, ka vënë një president-kukull, për shkak se nuk mund të zgjidhet vetë i tillë, shembull që pritet ta ndjekë dhe Presidenti rus Putin. Në këtë pikëpamje, Berisha nuk ngjan aq me kryeministrin e Taxhikistanit, Oqil Oqilov, por me ish-komunistin Emomalii Rahmon, i cili u bë President i Taxhikistanit në të njëjtin vit kur Berisha u bë president i Shqipërisë në 1992. Ndryshimi është se Emmomali Rahmon mundi të qendrojë në pushtet pa ndërprerje që nga viti 1992 dhe deri më sot, ndërsa Berisha, u rrëzua një herë, megjithëse bëri përpjekje ta mbante me çdo kusht pushtetin. Ndërsa Presidenti i Kazakhstanit, që nga viti 1990, Nursultan Nazarbayev, i datëlindjes 1940, pra katër vjet më i madh se Berisha dhe që ngjan me Berishën se është bërë anëtar i partisë komuniste në vitet gjashtëdhjetë, prodhoi një kryeministër-kukull jokomunist si Karim Massimov, Berisha u tregua dhe më i shkathët duke prodhuar, i favorizuar nga koniukturat ndërkombëtare, një president-kukull jokomunist. Kushedi se ç’ mendime do t’ i kenë ardhur në mendje Berishës kur takoi ditët e fundit Presidentin e Azerbajxhanit që nga viti 2003, Ilham Alyev, duke konsideruar që ky i fundit, trashëgoi postin e të atit, Heydar Aliyev, i datëlindjes 1923, i cili ishte President i Azerbajxhanit nga viti 1993 në vitin 2003, kur vdiq. Heydar Aliyev ishte oficer i NKGB, në 1944, gjeneral-major dhe shef i KGB të Azerbajxhanit në 1967, dhe komunist që në vitet dyzet. Zot na ruaj mos i ka lindur Berishës ndonjë ide trashëgimie posti. Në vendet ish-komuniste, një njeri që të ketë qenë kryetar shteti në 1992, kur Berisha e mori këtë post, dhe që të jetë ende në pushtet, e gjen vetëm në Kazakhstan, kur Nursulltan Nazarbayev është president që nga viti 1990, në Taxhikistan, ku Emomalii Rahmon është president që nga viti 1992, në Uzbekistan ku ish-komunisti Islam Karimov është president që nga viti 1991. Në Turkmenistan, ish-komunisti Saparmurat Nyiazov, i cili ishte president që nga viti 1990, e lëshoi postin kur vdiq në 2006. Këta janë homologët e vërtetë të Berishës.
 

Al-Punk

Still here
Re: Kastriot Myftaraj

Ky ben shkrime te lezetshem /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Kastriot Myftaraj

Thaçit si i mbështetur nga lobi hebre në SHBA, dhe Izraeli që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Wednesday, 27 February 2008

Nga Kastriot Myftaraj - Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Serbisë në Izrael, Miodrag Isakov, i deklaroi gazetës izraelite “Jerusalem Post” se ai kishte marrë sigurime nga zyrtarë të lartë izraelitë,se Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme dhe se qeveria izraelite e çmonte qëndrimin e Serbisë për Kosovën si të mbështetur në ligjet ndërkombëtare. Deklarata e ambasadorit serb, që erdhi pas një takimi që ai pati në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, me rastin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk u përgënjeshtrua nga qeveria Izraelite, çka e vërteton tërthorazi atë. Fakti është që, Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Letra zyrtare që ka shkuar nga Kosova në Izrael me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Ky qëndrim i Izraelit duhet ta ketë vënë në pozitë të keqe posaçërisht kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se ai dy ditë para zgjedhjeve të nëntorit të kaluar në Kosovë, duke folur në emision “Opinion” të Blendi Fevziut, në Tv Klan, u shpreh se për fushatën zgjedhore që po bën partia e tij në Kosovë ka mbështetjen e lobit hebre në SHBA. Thaçi nuk shpjegoi se ç’lidhje specifike kishte partia e tij, dhe ai vetë, me lobin hebre në SHBA, që është një lob etno-religjioz. As drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe as analistët e pranishëm në emision, nuk pyetën për këtë gjë shumë interesante. Duket, Hashim Thaçi ndoqi shembullin e Edi Ramës, që prej vitesh bën gjithçka për t’u dukur beniamini i lobit çifut në SHBA. Prioriteti i lobit çifut në SHBA është mbrojtja e interesave të shtetit të Izraelit, atdheut të çifutëve. Vetë shteti i Izraelit është i definuar me kushtetutë si shtet i nacioni (kombit) çifut dhe i diasporës, pra çifutëve të botës, duke përfshirë dhe ata të SHBA. Lobi çifut në SHBA është krahu i zgjatur i Izraelit në politikën amerikane. Por, me gjithë mbështetjen e supozuar të Thaçit nga lobi çifut në SHBA, megjithatë Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, edhe pse e kanë njohur SHBA, dhe Izraeli në vendimet e tij politike ndërkombëtare është, me përjashtime shumë të rralla, në sintoni të plotë me SHBA. Pse nuk e ka njohur Izraeli pavarësinë e Kosovës? Qëndrimi i Izraelit nuk mund të shpjegohet me shpjegimin që jepet p.sh. në rastin e Rumanisë, pra me frikën nga separatizmi, se për Izraelin ekuivalenti i këtyre problemeve është çështja e shtetit palestinez dhe Izraeli e ka njohur këtë shtet dhe diskuton vetëm për kufijtë e tij. Nuk është i besueshëm as shpjegimi se qëndrimi i Izraelit vjen se ai i trembet faktit që Kosova mund të shërbejë si precedent që territore brenda kufijve të Izraelit, të populluara nga arabë, si Galilea perëndimore, do të kërkojnë të ndjekin shembullin e Kosovës. Kjo që po ndodh me Kosovën, po ndodh se ajo ka mbështetjen e SHBA, nëse arabët me të cilët ka konflikt Izraeli nuk e kanë këtë. Pastaj ka disa gjëra të tjera në qëndrimin e Izraelit për Kosovën, që të japin të kuptosh se motivet izraelite janë të tjera. Në 1999, në kohën e fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë, kryeministri izraelit Sharon, e quajti këtë agresion të NATO ndaj Serbisë? A thua se Sharon e bëri këtë nga frika e precedentit, pra se mos NATO sulmonte një ditë Izraelin për hir të palestinezëve? Këtë nuk e beson kush. Gjithashtu, atëherë Sharon u shpreh se çlirimi i Kosovës do të thoshte që të shkohej tek krijimi i një “Shqipërie të Madhe”, që do të bëhej bazë e terrorizmit islamik. A thua vërtet Sharon ishte i shqetësuar për terrorizmin islamik në Evropë? Në gusht 2006, kryeministri izraelit Ehud Olmert (ende në pushtet), duke kundërshtuar protestat e vendeve të Bashkimit Evropian për bombardimet izraelite në Liban që po shkaktonin viktima civile, u shpreh se nuk pranon kritika nga vendet evropiane që në 1999 sulmuan Kosovën dhe vranë 10 mijë civilë. Kështu Olmert viktimat shqiptare të genocidit serb në Kosovë, i quan si viktima të sulmeve të NATO, çka ishte pikërisht akuza që i bënte NATO-s Millosheviqi, për t’ u shfajësuar për genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Është shumë e çuditshme dhe skandaloze që kryeministri izraelit, të mbrojë veprimet e qeverisë së tij në Liban, duke tjetërsuar të vërtetën e vrasjeve masive të shqiptarëve në Kosovë. Imagjinoni se si do të reagonte Olmert sikur kancelari gjerman të thoshte se viktimat e Holokaustit në fakt janë vrarë nga bombardimet e aviacionit aleat britaniko-amerikan! Në këtë rast do të reagonte e gjithë bota dhe ky kancelar gjerman do të fluturonte nga posti brenda ditës. Olmert është ende në post, dhe vendos për atë nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën. Për deklaratën që bëri Olmert në 2006 nga Prishtina nuk pati asnjë protestë, as nga qeveria as nga opozita. Thaçi, në rast se e ka marrë vesh këtë gjë, duket nuk reagoi se i mërzitej lobi çifut në SHBA. As nga Tirana nuk pati reagim, edhe pse duhej të kishte. Të gjitha këto të çojnë te përfundimi se, shkaku i qëndrimit izraelit ndaj Kosovës shkon shumë përtej frikës së precedentit. Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Duket se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, se ai nuk e pëlqen fare angazhimin amerikan në Kosovë, se Izraeli kurrë nuk ka dashur që SHBA të jenë të angazhuara ushtarakisht në shumë pika të globit, se kështu ulet aftësia e SHBA për t’u angazhuar në mbështetje të Izraelit, nëse ky do të gjendet në rrezik jetik. Dikur Izraeli nuk e pëlqente fare angazhimin ushtarak amerikan në Indokinë, posaçërisht në luftën e Vietnamit, se kjo ulte aftësinë e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në momente rreziku jetik për të. Prandaj lobi çifut në SHBA ngriti artificialisht me anë të mediave që kontrollonte një lëvizje qytetare kundër pjesëmarrjes së SHBA në Luftën e Vietnamit. Për të drejtuar tërheqjen amerikane nga Vietnami në administratën e Presidentit Nixon u fut çifuti Hennry Kissinger që ishte negociatori kryesor amerikan në marrëveshjen e paqes me Vietnamin e Veriut, që ishte praktikisht një marrëveshje kapitullimi e amerikanëve në Luftën e Vietnamit. Kështu, për interesat e lobit çifut, SHBA braktisën popujt e Indokinës, të cilët i kishin nxitur vetë t’ i rezistonin komunizmit dhe të sakrifikonin shumë gjak në këtë luftë. Një gjë që e provon tërthorazi se kjo ka qenë loja është fakti se se mediat amerikane, të kontrolluara kryesisht nga hebreo-amerikanët, të cilat prej vitesh kishin qenë shumë kritike në angazhimin ushtarak të SHBA-ve në Vietnam, e mbështetën angazhimin ushtarak në ndihmë të Izraelit, në 1973, në kohën e tërheqjes së SHBA nga Vietnami, edhe pse Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 solli pasoja të pallogaritshme për ekonominë amerikane dhe atë të Perëndimit në përgjithësi, pas embargos së naftës dhe rritjes së çmimit të naftës nga ana e vendeve arabe. Duket se edhe sot strategjistët ushtarakë izraelitë nuk e pëlqejnë fare angazhimin e SHBA në Ballkan, se ai ul disponibilitetin e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në një situatë rreziku, duke llogaritur se SHBA kanë dhe një angazhim ushtarak jetik në Lindjen e Largme, në mbrojtje të Taiwan, si dhe duke llogaritur angazhimin ushtarak amerikan në Evropën Qendrore. Atëherë edhe lobi çifut në SHBA do të sintonizohet në një mënyrë ose tjetër me këtë konveniencë strategjike të Izraelit. Nuk dihet se deri ku janë të pranishme në trurin e Thaçit këto kategori analitike të qëndrimit të Izraelit, dhe sigurisht që miqtë e tij amerikanë nuk ia thonë ato, si shpjegim për atë se përse letra që i ka shkuar Izraelit nga Prishtina me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Qëndrimi i Izraelit për Kosovën sigurisht që do të reflektohet edhe në qëndrimin e lobit çifut në SHBA për këtë çështje. Kjo është një gjë alarmuese. Sigurisht që ka pasur edhe raste të tjera kur ka pasur përplasje mes SHBA dhe Izraelit për çështje jashtë Lindjes së Mesme, si në rastin e shitjes së armëve ultramoderne Kinës nga ana e Izraelit, dhe në këtë rast Izraeli është tërhequr, se edhe lobi çifut në SHBA nuk ka mundur ta mbrojë këtë veprim të Izraelit. Kështu mund të ndodhë dhe në rastin e Kosovës, pra që lobi çifut në SHBA të mos mundë të induktojë qëndrimin e Izraelit ndaj Kosovës në politikën amerikane.
 
Top