Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman Koman

nizzaboy

Primus registratum
Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman Koman

Ej o quna a ju ka marre malli me be xhiro me karroc me guzhineta ? Apo dikush si puna ime i kishte edhe me gomina qe mos te benin zhurme ? Kur isha i vogel benja karoca me guzhineta dhe ja u shisja kalamajve te lagjes qe kishin lek me 10 lek nje dhe blije byreke kurse me gomine me shume se 10 lek do duhej te ishin shoke te shokeve lol me miqsi si i thojne muhabetit.Por ishte dhe Lleshi komshia tullac qe sna lente te loznin as me cingla e as me karroca me guzhineta dhe as koman koman apo pakicash :) tregoni per femijerine tuaj :).
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman Koman

Kam qene mjeshter per vjedhjen e kushinetave dhe per ndertimin e karrove /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Mbaj mend qe i vija dhe ndonje jastek apo postiqe per ceshtje komoditeti. Frenat ia beja me tel te serte qe terhiqej nepermjet nje leve anash dhe keshtu ngrinte nje cope druri prizmatike qe bllokonte kushinetat mbrapa. Kam akoma shenjat e nja 3 gureve te vegjel qe mu futen ne gjurin e majte nje dite qe bera nje disheze dhe u rrezova se ishte shume e thepisur.

Sdq talentin tim e kam shkrire me llastiqet... ca shenjestre qe kam patuuuuuuuuur, edhe llastiqet i beja vete, snajper snajper /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

nizzaboy

Primus registratum
Re: Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman Koman

Ueee me llastiqe kam qene nam dhe une shkoshim grup nja tre a kater shoke perhere dhe vrisnin harabela por me shume beshim edhe gjueti bretkosash tek kanali qe ishte perballe komunales ne Lac opopopopopo dhe mish harbeli e bretkose dhe lonka nje i marr shkonte vidhte buken tek furra bukes dhe u ulnin tek plepat menuja ishte :
mish harabeli ( zemren e hante guli perhere se ishte ai qe vriste me shume e me zogj dhe na bente krrabat - lene mos ty hyj muhabetit te kerrabave sa pemet i prishnim hahahahaha )
mish bretkose kembet
kripa
buke
uje
nen hije te plepave ne kohe te partise se punes ah mor ZOT sa kohe te bukura qe ishin.

Vidhnin edhe gomat fadrome dhe u fusnin ne to duke u rrotullisur tek unaza Lacit
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman Koman

Ti ne Laç ke pasur pak territore per gjah... por une qe shpesh e kaloja periudhen e femijerise ne Lezhe kisha plot vende per te shkuar. Krrabat i beja ose me dru pishe ose me dru ulliri. Duhej gjetur dega me formen me te bukur dhe pastaj, pasi e prisja, e lidhja me tel dhe e piqja ne zjarr (stazhonim shume i shpejte). Vetem nje here kam ngrene nje harabel me djalin e Ilmise, Ervinin. Ma shpif kur e kujtoj. Bretkosat i gjuja n'Drin me i kallam, fill normal per qepje dhe me brume buke /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Mo na i kujto ato kohe se kur shof femijet e sotem qe s'kane pike fantazie, me vjen inat dhe gjynah njekohesisht. Ne atehere edhe me nje cope pipze kenaqeshim e ziheshim me gjysmen e lagjes per te kapur me te miren...
 

nizzaboy

Primus registratum
Re: Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman K

Per cdo paradite pare se te ikja ne shkolle kur isha i vogel i bija bulevardit tr lacit ( le ta quajme bulevard ) para bankes se vjeter une me armand danin e gulen e sulon dhe kerkonin ne peme per krraba kur i gjenin keputnim deget dhe i qeronim me thike pastaj i piqnim ne zjarr dhe pasta me llastik kundragazi ( qe ishte ajka e llastiqeve se perdorshime dhe fije zizi :) hahahahah fije zizi mama mia sa kohe ka kaluar dhe sa shpejt iku ),nejse benin llastiqet e iknim tek mullaret e komunales duke rreqitur ne to mbasdite mas kthimit nga shkolla merra nga shpia buke e djath e domate ose buke e vaj e sheqer qe ma hante gjuliani ( he ma jep i kaq perher thonte e ma maronte hahahaha ) dhe iknim tek kantieri pararel me komunalen dhe lozin syllambyllash.
Femijerine me te bukur :)

ps:ne perdorshim geta grash i benim tope te vogla dhe kapnim zhabat me ka marre malli me hanger kam bretkosash u lodha tu hanger kembe femrash ahahahahaha
 

ere

Primus registratum
Re: Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman K

po buk me vaj e me krip e me qep ju ka vajt mendja juve? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

nizzaboy

Primus registratum
Re: Karroce me Guzhineta Cingla Pakicash e Koman K

po nuk e lexon cte them qe diljan me buke e vaj e sheqer bobobobo sa kohe name athere ose kur dilnim ne aksion me pastru pallatin tani jasht te mbulojne plehrat lol
 
Top