Karkaleca deti!
Nga Darien Levani

Herë pas here, kthehet në vëmendje, problemi i muzikantëve që, me përçmim, quhen “të shitur (1) “. Term i vështirë dhe delikat me të cilin akuzuesit përcaktojnë një muzikant ose një grup muzikantësh që këndojnë/luajnë për një sasi të konsiderueshme parash, këngë të cilat, në kushte të tjera, nuk do ti këndonin apo luanin. Është i tillë pra, ai që e bën muzikën për punë a për hall.

Një tjetër shenjë dalluese e karkalecit është fakti që xhiron shpesh nëpër televizione, është kudo, ndonjëherë është edhe në dy transmetime të drejtpërdrejta, në dy televizione të ndryshme në të njëjtin moment, ( por me shumë mundësi, në atë moment, është në ndonjë bar duke kënduar ndonjë këngë të rimarrë nga ndonjë grup amerikan e duke kënduar yeah në vend të fjalëve të vështira).

Duke qënë së pjesa më e madhe e publikut nuk ka mundësinë, dëshirën apo aftësitë muzikore dhe drejtshkrimore për të shprehur ndonjë mendim (2), në shumicën e rasteve, këto akuza dhe kundërakuza hidhen zakonisht midis muzikantëve vetë.

Përgjigja më standarte që i jepet akuzës në fjalë është se “duke qënë së karkalecët e detit janë ndër profesionistët më të mirë shqiptarë, kush i akuzon është thjesht xheloz dhe kapet tek kjo pikë duke mos marrë fare parasysh aspektin teknik të kësaj meseleje”. I bie pra, që i gjithë diskutimi të jetë kështu:

Iksi Po ti je karkalec deti!

Karkaleci Po ti më akuzon thjesht sepse je xheloz që je karkalec më i vogël se mua e askush s’ka dashur të të blejë!
A ka ndonjë të vërtetë në këtë mes? A është e vërteta në këtë mes në mes? A janë qesharake këto lojëra fjalësh? A mund të jesh karkalec deti e në të njëjtën kohë të ruash njëfarë dinjiteti artistik? A duhet të trembemi, sepse akuzuesit mund të marrin një ofertë të mirë e të kalojnë te të akuzuarit? A duhet të mos i vlerësojmë më artistët e rinj sepse ” ata duan vetëm që të kenë më shumë emër kështu që të shiten më shtrenjtë?(3) “

Dikujt prej lexuesve të painformuar mund ti tingëllojë absurde thënia e mësiperme (4) , por besoj se disa nga ju tundin kokën e janë të kënaqur, sepse në fund të fundit kane menduar të njëjtën gjë.

Nuk merret në konsideratë në këtë shkrim aspekti i vetëndergjegjes, pra nuk interesohemi nëse karkaleci e di që është i tillë apo jo.

Ideja e gënjeshtrës si bazë e shoqërisë, ama, është më e gjerë e prek krejt mënyrën tonë të jetesës. Në fund të fundit, dilema është se mos vallë, meqë jetojmë në një botë materiale
a ) kemi vënë syze smeraldi dhe kjo na bën që të shohim gjithçka me keqdashje
b) apo bota është vërtet e tillë dhe ne nuk kemi syze, sepse s’na duhen(5).

Në të dyja rastet, problemi është se si mund të gjykosh diçka, që mund të jetë gënjeshtër dhe si të gjesh të vërteten brenda kësaj, nëse e vërteta ekziston. E mbi të gjitha, ku ndalet kërkimi i së vërtetës?

Në këtë pikë,si të gjithë intelektualët shqiptarë, duhet të citoj ndonjë tip të famshëm, që publiku i gjerë nuk e njeh, vetëm e vetëm për të treguar se sa i zgjuar jam e sa shumë kam lexuar. Mirë.

David Foster Wallace (6) në “Big red son” tregon historinë e vërtetë të një polici të vjetër e të respektuar i cili i shpjegon një prodhuesi filmash porno arsyen se pse këta filma i pëlqejnë. Polici thotë ( pak a shumë ) këtë : ka një pikë në filmat porno në të cilën aktoret femra arrijnë orgazmën, dhe është një moment i mrekullueshëm, duke qënë se, qoftë dhe për pak sekonda, ato janë të vërteta e mbulohen nga një ndjenjë e epërme njerëzore që unë nuk e gjej në situata të tjera, ndodh edhe në filma të tjerë jo porno, disa nga të cilët të luajtur nga aktorë me talent të jashtëzakonshëm.

Është Ano Domini (7) 2009 dhe asgjë nuk është e thjeshtë por, me radhë:

Polici shikon një film, që në vetvete është imitimi i hapur i jetës reale, ku disa aktore pa asnjë talent aktoresk sillen sikur të ishin aktore të vërteta deri në momentin kur fillon ampleksi, dhe, në një moment të caktuar, aktoret janë të detyruara të dalin nga roli e tek ky gabim qëndron e gjithë esenca e njerëzimit, pra e vërteta shfaqet vetëm në gabime dhe kërkimi i saj nuk duhet të ndalet kurrë.

Nga ana tjetër, besoj që tregojmë më shumë për veten tonë, kur gënjejmë se sa kur themi të vërtetën.(8) Me gënjeshtër tregojmë se cilën pjesë të jetës sonë nuk duam të tregojmë, si një prestigjator, truket e të cilit herët a vonë i kuptojnë të gjithë. Besoj pra se gënjejnë kur qeshin, kur luajnë këngë të Beatles-ave apo të Elton Dedës, kur ulin kokën, ndërsa presin të mbarojë ndonjë diskutim i mërzitshëm mbi ndonjë argument të panevojshëm për të cilin flasin njerëz të painformuar, që tu vijë radha edhe atyre, gënjejnë kur këndojnë këngë aq banale sa duhet ti njohin të gjithë, sepse është publik televizioni dhe ka pretendime, se këngët e tij e duhet të jenë të thjeshta, të qarta e të bukura, të njohura ose të njohshme me një dëgjim në mos me gjysmë, të mos zgjasin më shumë.

Ky është mashtrimi i thjeshtë në nivel të parë. Besoj, ama që s’mund të jemi kaq sipërfaqësorë ( ku ndalet kërkimi i së vërtetës? ) Le të themi që edhe kjo është thjesht një punë, e di unë e dinë ata, e dinë të gjithë që është një punë si një tjetër s’ka rëndësi se sa intime mund të jetë, e nëse shikon fytyrat e tyre Jo, nuk u vjen mirë për këtë punë po në fund të fundit nuk u vjen as keq. Kjo është çfarë janë sot, mekanizma që mbajnë publikun e gjerë para ekranit. Nuk shtiren, nuk kërkojnë justifikim, janë të ftohtë, luajnë Love me do I love you yeahhhh, fund i dilemës.

Në rininë e tyre, aty ku janë rritur, nëpër lokale post demokracie i mbaj mend si ca djem shqiptarë me emra akoma komunist që kopjojnë amerikanët e vjedhin skenën rock e flasin sikur të jenë në Manhattan, bënin këngë të rimarra të këtij e të atij grupi e, për më shumë, nga menyra se si visheshin bëheshin vetë karikatura të atij apo këtij këngëtari të huaj.

E ndoshta janë më të vërtetë tani, ndërsa s’kanë nevojë as të imitojnë e as të gënjejnë sepse kanë qenë gjithmonë kështu. E vetëm duke gënjyer na thonë të vërtetë e asaj që janë, e asaj që bëjnë, e asaj që duan të bëjnë.
A ndoshta ndoshta janë thjesht ata që janë, as të blerë e as të shitur, njerëz të vështirë para zgjedhjesh të vështira, as heronj e as të shitur, as mish e as peshk.

Karkaleca deti.

1.Meqë ndonjëri mund të njohë veten në këtë përshkrim e mund të fyhet për fjalën “i shitur”, që tani e tutje po i quajmë thjesht “karkaleca deti” e jo më “të shitur” ( thjesht sepse është fjala e parë që më erdhi në mend ) – konsiderojmë, këtu, vetëm ata karkaleca që mendojmë se janë të aftë të kuptojnë që janë karkaleca.
2.Mendon, themi, vetëm në terma primitive tip : i bukur/i shëmtuar, ftohtë/ngrohtë, uri/etje, dhe është i paaftë të shtyhet qoftë edhe pak më tej. Kjo vlen vetëm për publikun e televizionit e jo për atë të gazetave apo blogjeve.
3.Është një akuzë e dëgjuar para një ore dhe pikënisja e këtij artikulli ( ku me ata kuptohet skena e re e nëndheshme shqiptare, e njëjta që herë pas here mund të admironi në Top-Fest dhe duke folur për këtë festival, nëse ata që akuzojnë janë të njëjtet që marrin pjesë në Top Fest, festival që konsiderohet një farë paradhome e shitjes, a kanë akoma të drejtë të hedhin akuza të tilla? – )
4.E as që guxoj ta mendoj së si u duket artistëve të cilëve u drejtohet
5.Perspektive paranojake a-ja, dhe thjesht e tmerrshme b-ja
6.21 shkurt 1962- 12 shtator 2008
7.Citimi në latinisht, komplet i panevojshem, bëhet gjithmonë vetëm e vetëm për të treguar që kam lexuar shumë libra, që jam shumë i zoti dhe që ti lexues duhet të habitesh nga njohuritë e mia e të rrish urtë
8.Dy citime deri tani. Mund ti bëj edhe tre p.sh, Jimi Hendrix thoshte “Më kanë imituar aq shumë saqë kam parë kitaristë që imitonin edhe gabimet e mia.”

Posted in Muz
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2565. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2565