Karavan atraktiv hibrid nga Subaru

Karavan atraktiv hibrid nga Subaru

Karavan.jpg

Me afrimin e datës së hapjes së panairit të automjeteve të Tokios, prodhuesit japonez kanë filluar të zbulojnë adutët e tyre. Sikur edhe deri më tani, në këtë vend të largët rolin kryesor do të luajnë konceptet e automjeteve, e një prej atyre interesant është përgatitur edhe nga prodhuesi Subaru.</p>


Bashkëpunimi me Toyotan i ka mundësuar prodhuesit Subaru të zhvillojë konceptin Hybrid Tourer Concept i cili ka tre motorë.</p>


Në pjesën e përparme është vendosur motori dylitërsh me benzinë dhe turbo-mbushës, një motor me djegie të drejtpërdrejtë të cilin e shoqëron elektromotori me fuqi prej 10 kW. Ky ¬çift motorësh përkujdeset ekskluzivisht për boshtin me ndihmën e marshit automatik CVT, derisa për boshtin e pasmë koncepti i Subaru është shfrytëzuar me edhe një elektromotor tjetër prej 20 kW.
subaru1.jpg

Motori i pasmë furnizon boshtet vetëm gjatë shpejtësive të ulëta dhe atëherë kur nevojitet fuqia maksimale.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1146. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1146
 
Top