Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6
Vllaznia vazhdon të mos gjejë rrugëdalje nga kriza e thellë e rezultateve ku ndodhet. Skuadra shkodrane humbi 1-0 në fushën e saj përballë Tiranës, në atë që cilësohej si sfida që do ti rikthente Kategorisë Superiore një prej emrave më të rëndësishëm. Në “Loro Boriçi”, gjithçka vendoset nga një gol i mesfushorit Gjergji Muzaka, në minutën e 28-të. Tashmë kuqeblutë ndodhen në kaos të plotë. Kjo ishte humbja e gjashtë në nëntë takime të zhvilluara në kampionat dhe e treta në katër ndeshje që Roland Luçi drejton skuadrën. Shifra alarmante, të cilat pasqyrohen edhe në klasifikim: Vllaznia qëndron në vendin e parafundit, me vetëm 7 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Dinamo kryesuese është 13 pikë larg. Klubi kërkon kohë të reflektojë për masat që do të merren për të ndryshuar situatën. Burime pranë krerëve thonë me siguri se gjatë janarit do të ketë merkato të fuqishme, ndërsa tekniku Luçi nuk dorëzohet dhe as që e mendon dorëheqjen. Pavarësisht humbjes, në fund të 90-minutëshit ai e vendosi theksin te sinjalet pozitive që mori nga ekipi, duke e cilësuar rezultatin si të pafat. “Kemi luajtur më mirë se herët e tjera. Jemi ndëshkuar vetëm nga një rast, ku Tirana shënoi golin e fitores. Natyrisht që jemi të mërzitur për humbjen, megjithatë kundërshtarët nuk kanë bërë asgjë më shumë se ne, përveç atij goli, ku mbrojtja jonë nuk ishte e rreshtuar mirë”, deklaroi njeriu që vetëm pak javë më parë braktisi jetën në Austri dhe u emërua si shpëtimtari i klubit të kryeqendrës veriore. Asgjë nuk duket se funksionon, duke filluar nga mbrojtja, e cila ka rigjetur lojtarin e Kombëtares, Elvin Beqiri, i kthyer në rolin e tij në qendër. Por, eksperienca e 29-vjeçarit kuqezi nuk mjafton për të përforcuar një repart që nuk jep aspak siguri. Problemet vazhdojnë te mesfusha, e cila nuk arrin të bëjë si duhet lidhjen e reparteve, ndërsa sulmi mbetet “Thembra e Akilit”. Sinani ende nuk është zhbllokuar: për sulmuesin veteran, asgjë nuk funksionon si duhet. Përpara portës ai “ngrin”, dhe golave të munguar u shtohen edhe asistet e shpërdoruar, ashtu si në të 38-ën, kur i vetëm me Nallbanin ka kërkuar të pasojë te Bala, por u neutralizua nga “gardiani” bardheblu.
Në anën tjetër, fitorja minimale në Shkodër ishte mjaft e rëndësishme për Tiranën. Me gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit, bardheblutë e drejtuar nga dyshja Tafaj-Dede vazhdojnë ngjitjen në tabelë. Në pritje të ndeshjes ndërmjet Dinamos dhe Gramozit, kampionët në fuqi e shohin veten 6 pikë larg kryesuesve. Kapiteni Muka nuk ishte deciziv ashtu si premtoi, por ajo që funksionoi për bardheblutë ishte loja në grup dhe sakrifica për të marrë rezultatin e dëshiruar. Meritat e fitores i shkojnë të gjitha Ahmatajt dhe Muzakës, i pari për vertikalizimin që gjeti të papërgatitur të gjithë prapavijën kundërshtare, ndërsa i dyti sepse pavarësisht presionit të Doçit e dërgoi topin në rrjetën e Grimës. Por, nuk mund të lihen në hije pritjet e Nallbanit, që të paktën në tri momente ka qenë vendimtar dhe lufta e fortë fizike e Memellit, i cili nuk është kursyer në duelet me kundërshtarët dhe ka kërkuar të mbajë sa më lart skuadrën e tij. Tirana ngjitet në kuotën e 14 pikëve, duke i marrë Teutës vendin e katërt dhe rifutet në garën për titull.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25183. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25183