Kapet Hajni pasi Viziton Llogarin ne Facebook

Kapet Hajni pasi Viziton Llogarin ne Facebook

facebook1.jpg

Një 19 vjecar nga Pensilvania është kapur nga policia pasi është ndalur të kontrollojë llogarinë në webfaqen e rrjetit social Facebook, derisa ishte duke vjedhur në një shtëpi, dhe kishte harruar të qkyçet nga llogaria.

‘The Journal of West Virginia’ shkruan se Jonathan G. Parker, nga Fort Loudoun, PA, është akuzuar të ketë vjedhur dy unaza diamanti nga prona, me vlerë prej më shumë se $3,500. Viktima lajmëroi policinë pasi kishte vërjetur se shtëpia e saj ishte thyer dhe hajni kishte hyrë nga një dritare në dhomën e fjetjes.

Ajo më vonë vërejti se hajni gjithashtu kishte përdorur edhe kompjuterin e viktimës dhe se llogaria e tij në Facebook ishte ende e kyçur. Atëherë ajo vërejti se dy unaza diamanti, që ishin në po të njëjtën dhomë ku ishte edhe kompjuteri, po mungonin.

Parker po mbahet në paraburgim për shkak të kësaj vjedhje në mes të ditës. Dënimi që e pret është 1 deri në 10 vjet burg, një çmim mjaft i madh për të paguar vetëm për shkak të dhënies pas Facebook.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=537. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=537

Top