Kapet familja mafioze shqiptare Nafizi, 54 të arrestuar për droge

Kapet familja mafioze shqiptare Nafizi, 54 të arrestuar për droge

PADOVA (ITALI)- Ditë e zezë për trafikantët e drogës. Autoritetet italiane kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit disa operacione policore, ku janë shpartalluar katër organizata të ndryshme të trafikut të drogës, duke vënë në pranga plot 150 persona.

Padova – Sipas medieve italiane në Padova të Itaisë policia ka arritur të shkatërrojë një bandë kriminale që ishte pronë e një familje shqiptare, dhe kishte bazat operative në Francë, Holandë, Spanjë, Veneto, Lombardia, Friuli Venezia Giulia dhe Marche. Operacioni u realizua nga policia e Guardia di Finanza dhe karabinierët e Padovas, të cilët prenë 54 urdhër-arreste dhe kapën një sasi të konsiderueshme kokainë. Banda kriminale, shpjegojnë hetuesit, ishte në gjendje që çdo javë të shiste të paktën 2 kg kokainë dhe heroinë. Vetëm me drogën që është kapur, kjo bandë mund të fitonte rreth 200,000 euro.

Në operacionin e quajtur “Nafiz” u vunë në pranga 32 tunizianë, 15 shqiptarë mes tyre një femër, 15 italiane mes tyre një femër, 8 marokenë, 1 rumun, 1 kosovar, 1 algjerian, dhe 1 nga Ekuadori, të cilët rrezikojnë deri në 20 vjet burg. Ndërsa janë në ndjekje edhe dhjetëra persona të tjetër, 20 persona për shpërndarje të drogës, 13 për shkelje të legjislacionit mbi emigracionin dhe 4 të tjera për krime të ndryshme.

Milano dhe Como- Një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit në Milano dhe Como, që përfshinte mbi 100 agjentë ka lëshuar rreth 50 masa arresti kundër pjesëtarëve të një bande të kokainës që operonte në Italinë veriore. Urdhrat janë ekzekutuar në provincat e Milanos, Comos, Sondrios, Leçes, Vareses, Novaras, Pavias, Genoas, etj. “Kjo bandë ishte monopol kokaine, e vendosur lagjen Grattosolio të Milanos”, tha polica, ndërsa nuk bëri te ditur sasine e drogës së kapur dhe asaj që mendohet se qarkullonte kjo bande.

Caserta- Në provincën e Casertas, këtë mëngjes është finalizuar një operacion kundër drogës kryer nga policia Vetere në Santa Maria Capua, ku u ekzekutuan 16 masa-arresti.
Kjo bandë përfshinte edhe nxënës shkollash të cilët gjatë fundjavës shpërndanin drogë në lokale nate, si kokainë, hashash dhe marihuanë. Janë konfiskuar rreth 5 kg droge.(shekulli)

TF446ys7Lh4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26135

Top