Kapet banda e grabitësve

GRABISTET-MBULIM-24_3-300x231.jpg
Kapet banda e grabitësve .


Tre të rinj nga Durrësi, Puka dhe Tirana janë arrestuar si autorë të dyshuar të dhjetra vjedhjeve të ndodhura muajt e fundit në tre qytete të vendit.

Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e dokumentimin me prova ligjore të një numri të konsiderueshëm vjedhjesh të ndodhura në Durrës nga grupi i të rinjve, i njohur për përvojë të posaçme veçanërisht në vjedhjen e lokaleve të tregëtisë nëpërmjet hapjes së qepenave të tyre, si dhe vjedhjes së motoçikletave nëpërmjet një mekanizmi të prerjes së fijeve elektrikë.

Vjedhjet janë realizuar në harkun kohor të tre muajve të fundit, ndërsa policia gjatë operacionit “Trekëndëshi” ndaloi nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim 18-vjeçarin Thanas Paloka, banues në Pukë, i dënuar më parë për vjedhje, 21-vjeçarin Edmir Cumraku nga Durrësi, si dhe Martin Vocrrin, 19 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Tre të ndaluarit kanë vjedhur mbi 23 dyqane, ndërsa në qytetin e Tiranës 12 motoçikleta, të cilat i kanë shitur më pas në Durrës dhe Lushnje kundrejt vlerës 15- 30.000 lekë. Ndërkohë produktet ushqimore të vjedhura në shumë njësi tregtare janë shitur prej tyre në zonën e plazhit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e mallrave të vjedhura ditët e fundit, si dhe disa vegla e paisje që përdoreshin për hapjen e qepenave të dyqaneve dhe ndezjen e motoçikletave.

Burimi: Lajm-Shqip.com
 

Nova_Design

Primus registratum
Hajdutet qe jane denuar me pare per vjedhje dhe kapen per here te dyte duhet te denohen me maksimumin qe e lejon ligji.
Vjedhje nga plera te tilla i shkaktojne humbje,bizneseve dhe cfare do bejne bizneset qe te mbulojne humbjet?Do rrisin cmimet.
Kush e peson? E peson populli qe do bleje artikuj me cmime me te larta.Dyqane biznese duhet te pajisen me sistem alarmi sirene me shume volum dhe te jete e lidhur me deren kryesore dhe me policine.
Shpejtesia ne kohe e pergjigjes se policise eshte me rendesi kritike
per te kapur hajdutet.Me siguri jane vjedhur dyqane te pasiguruara me sistem alarmi,dyqane ne periferi ku nuk ka levizje trafik naten.
 
Top