Kapet Banda e Durresit që tmerroi bizneset
Dy aksione të policisë finalizohen me ndalimin e tre të miturve dhe një 26-vjec. Qenë kthyer në tmerrin e bizneseve dhe banesave në Durrës, po më në fund kanë rënë në duart e policisë lokale. Përmes shërbimeve të saj, uniformat blu kanë vënë në pranga një 26-vjeçar durrsak dhe tre të mitur nga rrethe të tjera. Agjentët e antikrimit kundër pronës në bashkëpunim me komisariatin e qytetit bregdetar organizuan dy operacionet e koduar “Agjencia” dhe “Përsëritësi” për kapjen e hajdutëve që kanë vepruar në qytet gjatë verës dhe në vazhdim. Në këtë kuadër është ndaluar 26-vjeçari nga Durrësi, Mario Kapedani, bashkautor i vjedhjes së disa agjencive të lundrimit, përfshirë dhe agjencinë shtetërore të lundrimit “Taulantia”, si dhe bizneseve të tjera. Policia ka siguruar provat se ky person në bashkëpunim me një 50-vjeçar nga Kavaja dhe disa të tjerë janë autorë të 12 vjedhjeve në qytetin e Durrësit, kryesisht agjenci udhëtimesh, lokale dhe pika tregtimi pajisjesh elektro-shtëpiake dhe duralumini. Të ndaluarit iu gjetën në banesë dhe disa prej materialeve të vjedhura. Ndërkohë gjatë operacionit tjetër u arrestuan në flagrancë tre 16-vjeçarë nga Korça, Peqini dhe Rrogozhina, dy prej të cilëve të dënuar edhe më parë për vjedhje. Adoleshentët u kapën gjatë natës së kaluar, duke vjedhur në disa shtëpi të plazhit gjatë kohës kur pronarët e tyre ishin në gjumë. Në njërën prej banesave ata u pikasën dhe u ndoqën nga pronarët, të cilët në bashkëpunim me patrullën policore bënë kapjen e tyre.

“Agjencia”

Në kuadrin e operacionit “Agjencia”, policia ndaloi 26-vjeçarin Mario Kapedani, i cili në bashkëpunim me shtetasin Viktor Tutulani, 50 vjeç me banim në lagjen nr.2 të Kavajës, si dhe persona të tjerë kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Durrësit. Mbi të rëndon vjedhja e magazinës së firmës së tregtimit të pajisjeve elektro-shtëpiake “J&B”, e cila ndodhet në kilometrin e pestë të superstradës Durrës-Tiranë, ku janë vjedhur 17 televizorë të madhësive dhe markave të ndryshme, në qershor të këtij viti. Ndërkaq, në tetor të akuzuarit kanë vjedhur një repart të prodhimit të dyer-dritareve duralumini në lagjen 4 të Durrësit, ku kanë vjedhur një sasi shufrash duralumini, afro 700 kilogramë, si dhe dy trapano, një gur fresibël dhe pompë lavazhi. Në muajin shtator vjedhjet i kanë zhvendosur në fshat, ku kanë sulmuar zyrën e firmës “Alba Mar”. Më 10 shtator Kapedani me shokë kanë tentuar të vjedhin agjencinë shtetërore “Taulantia” në Durrës me thyerjen e xhamit të dritares së sportelit. Kanë kontrolluar të gjitha ambientet e saj dhe kur skanë gjetur para, janë larguar. I ndaluari është autor dhe i vjedhjes së agjencive “Stefi”, “Ferritours”, “Alxhega”, “Gersa”, një dyqani të punimeve të metalit dhe disa lokaleve ku kanë vjedhur pajisje, vlera monetare dhe aparate celulare.

“Përsëritësi”

Ndërkaq në kuadrin e operacionit “Përsëritësi”, u arrestuan në flagrancë tre 16-vjeçarët Saleo S., lindur dhe banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje, Ali M., lindur në Shkodër dhe banues në Peqin, edhe ky i dënuar për vjedhje më parë, si dhe Marsid Xh., lindur në Tiranë dhe banues në Rrogozhinë. Në bashkëpunim të miturit kanë kryer vjedhje të ndryshme shtëpish në sektorin “Iliria” të plazhit të Durrësit dhe në njërën prej tyre janë diktuar nga pronarët dhe në bashkëpunim me patrullën e policisë së plazhit janë kapur në flagrancë bashkë me sendet e vjedhura. Të miturit po hetohen dhe për të tjera raste vjedhjesh, ndërsa ka nisur procedimi penal për të tre./gazetaShqip/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24468. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24468