Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.
Pak me vonese ky artikull per shkak te pushimeve te mia, por i perket temes ne fjale.
A Mund Te Jetoje Njeriu Normal Ne Kete Vend?!
Nga Alban Bala
Ngjarja qe ndodhi kete fund-jave ne parlamentin shqiptar ka ngjallur tek shume njerez ne Shqiperi dyshime serioze ne lidhje me te ardhmen e vendit si dhe pasiguri.
Nje ish-kryeminister fluturoi permbi tryezen e qeverise ne sallen e Kuvendit si anetar triadash kineze apo si personazh i filmit Ninxhat. Nje tjeter deputet i nje Levizje, e cila pretendon pershpejtimin e integrimit te vendit ne BE, imitonte Hollandezin Fluturues duke e kthyer ne ring gjithe sallen e ligj-berjes ne Shqiperi. Kryetari i te majteve Edi Rama, ne nje perpjekje kercenimi ndaj mazhorances dhe kreut te saj, u vete-shpall ne emer te Partise Socialiste autor per ngjarjet e tmerrshme te vitit 1997, duke premtuar perseritjen e tyre. E gjitha kjo eshte ne fakt e paimagjinueshme.
Pershkallezimi i situates drejt nxitjes se revoltave apo Mosbindjes Civile prodhon ne Shqiperi destabilitetin me te madh te perjetuar qe nga momenti i daljes nga vendi te trupave nderkombetare te misionit Alba. Psikoza e betejes fisnore “Tuci-Hutu” u rikthye me se e plote edhe njehere duke shtruar ne tryezen e seicilit prej nesh pyetjen ekzistenciale: A mund te jetoje njeriu normal ne kete vend?!
Me sinqeritetin me te madh dua te pyes: Çfare do ta pengonte te majten shqiptare te kishte dale me dinjitet, njerezisht, nga salla e Kuvendit, duke shpallur boterisht bojkotin e zgjedhjeve, ashtu siç edhe bene te nesermen e ngjarjes shkaktaret e saj? Çfare i shtoi – ne efekte publike- politikes se majte ajo dhune massive shkaterruese? Ne fund te fundit, cilin zhvillim te rrezikshem politik parandaloi akti, qe kulmoi me shkaterrimin e prones publike te parlamentit nga opozita? Sepse shpjegimi silogjik me “levizje chartiste” nuk mjafton per te kuptuar arsyet.
Keto pyetje ne themel nuk mund te marrin nje pergjigje, pikerisht sepse per to nuk ka dot nje pergjigje.
Ne diskutime me miqte e mi gazetare, analiste por edhe njerez te biznesit mbi kete ngjarje, verejta me dhimbje se shumica prej tyre i referohen te shkuares per te kuptuar te ardhmen. Per shume prej tyre e tashmja nuk ekziston. Dhe mbajne mend shume. Citoj:
- A nuk ishte Ilir Meta qe arrestoi Sali Berishen dhe kishte ne plan ta asgjesonte fizikisht? Naten e festes kombetare e arrestoi. A nuk ishte qeveria nen drejtimin e tij, kur gjimnazistet e Bajram Currit u sulmuan me granata ne sheshin e qytetit?
- A nuk ishte nxenesi i Edi Rames, Blendi Gonxhe ai qe deklaroi perpara ndezjes flake te Lushnjes se asnje institucion shteteror nuk do te mbetej ne kembe, nese se majtes nuk i hapej rruga drejt pushtetit? A e mbajti fjalen ai dhe gjithe e majta? A nuk pohoi Edi Rama perseri autoresine mbi ato ngjarje? Rrafsh me toke i bene te gjitha institucionet. Pse te mos ta bejne perseri?
Nje miku im i majte, i cili pretendon se kerkesa e opozites eshte legjitime, thote megjithate se “keto akte me se miri i sherbejne mazhorances per t’u justifikuar dhe mbreteruar, se askush as brenda dhe as jashte vendit nuk e toleron me gjate dhunen fizike ne institucione. Kane bere gafë te majtet!”.
Ne fakt a mund te quhet nje gafe politike ajo qe ka ndodhur, apo kemi te bejme me nje filozofi veprimi politik?
Per sa kohe qe ishte ne pushtet, e majta akuzonte Berishen se nuk di te beje opozite dhe e mbiquante reagimin e tij destruktiv. E akuzonte per sjellje vandale publike, ngase pushtonte sheshet pa leje. Ajo qe ka ndodhur ne parlament gjate atyre koheve megjithate, nuk ka qene kurre e ketyre permasave.
Kjo opozite- e drejtuar nga Edi Rama, eshte anarkiste. Sepse i tille eshte lidershipi i kesaj partie. E tille eshte tradita revolucionare e se majtes, e cila ne Europe ka kohe qe e ka lene shtratin e vjeter pseudo-marksist te dhunes, per t’ju kthyer kultures se dialogut apo perfaqesimit te protestes se kontrolluar qytetare. Nuk eshte Edi Rama me i majte se Marco Pannella (ne qarqet europiane ai madje konsiderohet si ekstremist), i cili ne menyre te perseritur ka kryer personalisht greva urie ne shenje proteste ne sheshet e Romes, per te shprehur kundershtimin e tij ndaj politikave te caktuara te mazhorancave italiane. Por kurre, asnje lider i majte europian, nuk ka marre persiper shkaterrimin e vendit te tij.
Vazhdimi i artikullit ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=248