kaos ne parlament!!!

dimir

Forumium praecox
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kondre, po prap e prishe ti?
Cjane ato fjal qe shkruan me siper, jo komunista, PSSH-PS e pastaj ,Fillon me radh biografit e Fatos Nanos,G.Rucit P.Majkos si komunista te PSSH-se!!!
Por nga ana tjeter harron Sali Berishen, heroin tend te madh, qe ka qene 100 here me komuniste se batakciu Nano, harron qe Berisha ishte sekretar i byros se partis komuniste, harron se ishin sherbimet qe u bente ai (Sali Berisha, pra) bllokmenve te PSSH-se qe i dhan te drejte te shkonte ne Paris te Frances per studime, harron ti dhe ke te tjetren qe babai im ishte nje inxhinjer shume i zoti ne nje nga uzinat me te rendesishme te Tiranes, por kurre nuk mundi te merrte nje burse te tille, sepse i mungonte kryesorja, Tesra e PSSH-se qe Sala jot i dashur jo vetem qe e kishte por edhe e shfrytezonte!
Prandaj mos shkruaj brockulla si militant i Berishes, pavarsisht se ti je ne Kanada dhe Berisha ne Tirane!!!!

[/ QUOTE ]
Ta kishe babain kaq te vuajtur, te mos kishte patur Tesere te PSSH dhe te jesh kaq komunist /pf/images/graemlins/confused.gif!
Marrja e pushtetiti me dhune eshte pjese e politikes Komuniste! Kete bene dhe kete duan te bejne miqte e tu ne Parlamentin Shqiptare.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

"Mbajtja e pushtetit me dhune eshte pjese e politikes NAZISTE".... Ajo qe ke thene me lart, s'ka lidhje me komunizmin po me bolshevizmin.... jane 5.653.218.235 KM larg njeri tjetrit.... Dakort apo me duhet te ta sqaroj me mire se cfare eshte bolshevizmi dhe cfare komunizmi???? E kam dhe me ty Kondre... se shof qe edhe ti ke ca paqartesira ne ket pike...???
----------------------
Kondre, kondre , kondre, kondre... te prita me shume sec do te prisja nje vajze te bukur, per te dale nga myku qe te ka pushtuar trurin tend politik, po s'ishte e thene...
Ke te gjitha premisat e mundshme qe gjithe jeten te mbetesh politikisht nje injorant pa shprese permiresimi.... Dhe problemi yt nuk eshte se ti je qorruar dhe nuk do ta shofesh ndonjehere realitetin ne sy, problemi yt eshte se ti as nuk e di qe je qorruar
Me vjen keq per ty plako... sinqerisht!

Ju bertisni akoma per komuniste, PPSH etj. etj. Kesaj i thone te jesh 15 vjet mbrapa dhe 10 vjet anash...
Oooo popuuull kemi ikur.... ne Shqiperi nuk diskuton me njeri per komunizem, sigurtim shteti, PPSH.... Kane dale ne mode terma te tjera: Korrupsion, kleptokrat, hajdut, mafia, droga, prostitucioni.... E kuptoni sesa mbrapa jeni... Doktori ka ikur me kohe nga keto shprehje, ju ka lene pendet, keshtu qe nxitoni ta kapni!

Ju shani te tjeret per bolshevike, po bolshevike jeni ju.... ju qe luftoni klasat.... A nuk ishte ky misioni i bolshevizmit, te shkaterronte klasen opozitare...ju jeni bolshevike, normale sepse Idioti juaj eshte bolshevik.
E kuptoni se ju jeni mbeturinat e te kaluares dhe nuk eshte asnje prej atyre emrave qe keni permendur me lart...?? E kuptoni perse...???
Bolshevizmi ne Shqiperi jeton akoma ne mentalitetin e njerzve si puna juaj???? Lufta antagoniste e juaja (normalisht nen udheheqjen e Liderit tuaj Shpirteror..) jane mbeturinat e fundit te nje kohe qe nga te tjeret ka ikur me kohe.....
Keta qe ti Kondre ke permendur me lart te vetmen gje qe nuk kane, jane prapambetjet nga sistemi i kaluar.... Keta kane problemin qe e kane harruar me teper se c'duhet sistemin qe shkoi dhe qe jane integruar me teper se c'duhet ne sistemin e ri.. ata problemet e tyre i kane me rendin e ri dhe negativet e ketij rendi.. ky eshte problemi i tyre....

Ndersa sa per bolshevik, enverist, punist etj....shiko pak me djathtas.....
------------
Helmth, me gjen diku te gjuhesia... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Diskutues te te dyja kraheve, po i largoheni qendres per ekstremet, dhe po beheni qesharake.

Pyetja eshte, keta deputete, jane perfaqsues te popullit apo te partive te tyre? Keta qe imunizohen nga ligji pse marrin te drejten te imunizohen edhe nga elektorati?

Kjo lufte kaq intensive politike eshte ne te mire apo ne te keqe te vendit? Qeveria duhet t'i vere gishtin kokes dhe te kuptoje se kaq shume kontroll, as nuk i hyn ne pune, pastaj t'i shtrohet punes me profesionishta, jo me militante.

Opozita ka te njejtat pergjsi ndaj elektoratit, qe kerkon qetesi dhe zhvillim, asgje me shume. prandaj, ky ngerthim i ri, a do i sherbeje ketij populli, aspiratave reale, per te cilat politika duhet te jete vetem nje vegel ne punen per t'i arritur. por jo, aspiratat e popullit, SAKRIFIKOHEN qe te arrihet fitorja politike. Edhe kjo eshte cmenduri.

Kur do behemi me pragmatike?
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Jo jo jo jo....s'jam dakort fare, fare, fare....
Blendo rrofsh per nderhyrjen tende babaxhane (tip Moisiu /pf/images/graemlins/laugh.gif ), por qe me takon te mos jem dakort me ate c'ka thua....
E para diskutimi nuk eshte ky qe ti ke permendur. Diskutimi ka te beje me a eshte i perligjjur aksioni vandal ndaj salles se kuvendit, i disa prej deputeteve te opozites....???
Dhe une them se eshte teresisht i perligjur...

Ajo c'ka po kalon Shqiperia ne keto momente eshte periudha e ndertimit te struktures se "Lojes" qe do te luaje gjate gjithe kohes qe do te jemi ne rendin politik "Demokraci Pluri-partiake"... Fiksoje... ne kete moment po "ndertojme strukturen"... pra
1.po percaktojme FILOZOFINE e lojes
2.po vendosim rregullat mbi te cilat do luhet
3.po pozicionojme lojtaret
4.po krijojme precedentet per cdo rast te pa interpretuar mire nga rregullat, per t'i perdorur me vone si aksioma
5.po meremetojme cdo parregullsi qe hasim "Sa s'eshte thare akoma suvaja"..

Pra ne nuk po luajme... po KRIJOJME LOJEN... Eshte procesi me delikat i gjithe historise vitale te nje Rendi Politik: NDERTIMI I LOJES...
Dhe ashtu si cdo "ndertim" "lindje" "krijim" dhe ai i nje loje politike vjen me buje, potere, sherre te cilat vertet qe per momentin e demtojne pak situaten ne disa aspekte, por qe jane jetike per te ardhmen e Lojes....
Prandaj jam dakort qe periudha e krijimit te jete jo paqesore... sepse sa me pak e paqshme te jete, aq me solide do te jete Loja...
----------------

Persa i perket nderhyrjes tende....

Dhe ketu nuk jam dakort... Nje nderhyrja jote ne rolin e "A" thjesht e lloc, e vdes debatin...

Leje mer plak.... Debati im me Kondren eshte nder me te kuotuarit ne AF /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kontre vazhdojme plako /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
H

harap

Guest
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Ore kot vazhdoni akoma.Cdo dite e me shume akuzat ne drejtim te opozites po shtohen.Po i faturohet edhe 97.Planet e tyre per protesta cdo dite po deshtojne.Me pak fjale jane te marr fund.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E para diskutimi nuk eshte ky qe ti ke permendur. Diskutimi ka te beje me a eshte i perligjjur aksioni vandal ndaj salles se kuvendit, i disa prej deputeteve te opozites....???
Dhe une them se eshte teresisht i perligjur...


[/ QUOTE ]

E shef sa plehrë që je dhe ti? Morpo e kom thon e do e them që ajo far e keqe ka hy thell shum e s'del dot mo.

Poster, është e kotë me diskutu me ty se ç'ishte komunizmi e pushteti i tyre sepse ti ke qen ndofta nga a ta të pushtetit. Dhe nëse jo ke atë mendësi.

P.S. MArrja e pushtetit me dhunë nuk është ide bolshevike por komuniste e shkruar nga Marksi tek Kapitali i tij i famshëm. Dhe për t'i bërë lidhjen e komunizmit me bolshevizmin aty thuhet "që është vetëm proletariati ai që mund të përmbysë sistemet me anë të revolucionit" (diçka e tillë).
Megjithatë, t'i lemë leksionet. Në një vend ku mentaliteti përputhej aq shumë me aplikimin e pushtetit sigurisht që ndarja nga e kaluara kërkon shuuuumë kohë të arrihet.

Si metodë veprimi është shumë e vërtetë që Nano ka ndryshuar shumë (edhe pse hajdut sot e hajdut mot) por ti rrushi vogël harron që Nano ishte kryeministër kur qindra të rinj tiranas u groposën në malin me gropa, kur Ruçi ishte përgjegjës për ngjarjet e Shkodrës. Të rikujtoj unë se ke hecur shum para por duhet ta kthesh kokën pak mbrapa se nga e kaluara ke dal toç krejt. Realiteti ti ka pushtu ato 2 lek men që ke e s'të ka njel mo gjo për t'kalumen.

Kujtesa rrushi vogël është një nga armët më të mëdha që mund të ketë njeriu.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Oooo Dhelpra qe s'i arrite dot rrushte asnjehere.... Eshte mire e para qe ti te vazhdosh te mbrosh gjera qe ndodhin rreth e perqark teje me nje shpikje te re qe, si duket, akoma s'ka ardhur te ju Ithtaret e Haxhi Qamil Berishes... argumenti....

Te kam thene qe ti ke gjithe arsyet e botes per ti akuzuar Nano &amp; Co si korrupsioniste, hajdute, dallaveraxhinj dhe aty te betohem qe s'do te nxjerr asnje kokerr llafi....
Po qe ti lidhesh me bolshevizmin e Enver Hoxhes... Zogu, je gabim... i gjen "te ora 3"....

P.S. Mos ngaterro Leninin me Marksin... Marksi ka folur per revoluicionin permanent qe Lenini e perktheu si ia desh trastja... Dhe sot e kesaj dite ti vjen e me flet me fjalet e Leninit...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Faktikisht më ka munguar ai lloj formimi e këto janë fjalë të kapura sa andej këndej nëpër TV.

Megjithate të thashë që kthehu pak tek e kaluara se t'ka hik për komësh.

Dhe sa për akuzat ndaj Nanos hajdut, kryekorrupsionist etj, ti kam thënë edhe përpara e ti e ke kthy muhabetin ke Berisha.

Shiqo ër ti bibilush se ke dal ka rruga e Zotit /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Diskutimi ka te beje me a eshte i perligjjur aksioni vandal ndaj salles se kuvendit, i disa prej deputeteve te opozites....???
Dhe une them se eshte teresisht i perligjur...


[/ QUOTE ]

Qenke kalama o Mane! /pf/images/graemlins/laugh.gif Se per te qelluar nuk qellon dot, dhe keto arsyetimet e tua per krijim e lojes jane disa prej trashesive me te trasha qe u trashen ndonjehere, dhe na trashe me to dhe ne te tjereve. /pf/images/graemlins/smile.gif

Po te them nje gje. Ky halamet gomari qe kercen tavolinave le ta harroje se ne rast se populli eshte dele nuk do ta lem ne cjeprit qe ta ndjeki. Se ka marre fund koha e anarshizmave, kete mesoje se do te te hyje ne pune. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/wink.gif

Mendova se po flitej seriozisht ketu, habitem me Kondren qe harxhoka frymen.

Lerme ta qartesoj edhe nje here qendrimin tim. Mendoj se LSI-se ju be nje padrejtesi, mendoj se shumica shkeli ligjin, mendoj se Meta /pf/images/graemlins/blush.gif beri nje gafe te madhe.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Cila i bie te jete rruga e Zotit per bibilushat ? /pf/images/graemlins/lol.gif

Me falni per daljen nga tema por s'u permbajta dot /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Po se kuptoj se ca argumenti te jep ty e kaluara.... Sinqerisht me duket si dega me e thate dhe e pasigurte ku ti ke vendosur , pa lidhje, te kapesh.... Une po te them ca kemi sot ti me thua historia, e kaluara... O zogu une te tregoj ujkun ti me flet per gjurmet paleontologjike qe familja e ujqerve ka lene ne Tranoshishte te Tepelenes...
Une po te them qe e kaluara si e Nanos dhe e Berishes ka qene ne zyrat e Komitetit Qendror...

Aktualisht Berisha = Bolshevik, Nano # bolshevik..

Ben mire te kthehesh te argumenti kryesor i temes dhe leje ket punen e bolshevikeve, se me plase xhanin dhe s'ta mesova nje here qe i ka ik koha atyre gjerave... Shqiperia s'ka me frike nga Sigurimi i Shtetit....
Kondre mos ki frike nga fantazmat! (se nuk ka te tilla)
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Cila i bie te jete rruga e Zotit per bibilushat ? /pf/images/graemlins/lol.gif

Me falni per daljen nga tema por s'u permbajta dot /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Po leje o burre se me eshte bo si arushi kolargol, vjen ketu tregon nga nje perralle dhe ja fut gjumit... se neser do te shkoje ne pune prape...

Per rrugen ta them une, po na tregoi se kush eshte perendia e bibilushit... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

WC, kjo është rruga për bibilushat si puna jote.

Poster, jom tu nigju ne un Blendin e s'jom tu harxhu frymën mo me ty se s'jom propagandist aq i fort (paftyr) sa puna tate.
 
H

harap

Guest
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

poster postimet qe bejne skane te bejne aspak me Berishen.Po thuaj ti ketu moderatoret jane cope cope se kalohet nga cdo dege e direkt tek berisha e njeri e tjetri fare pa lidhje.e pastaj kaloni ne WC e dhoma gjumi.
 

ados

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Wc dhe dhome gjumi vetem..hmmm..
cfare apartamente jane keto
living room?
bed room?..kuzhine..
dhe sa kushton..m/katror?
ketej eshte 500 euro per meter/katror..
 

dimir

Forumium praecox
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Eshte e turpshme te miratosh shkaterrimin e parlamentit si dhe kercenimin e kreut te kuvendit duke fluturuar si gorrille ne maje te tavolinave.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Kete shko thuaja Amerikaneve qe "Lojen" qe po luajne dhe sot e kesaj dite e ndertuan me dicka me teper se thjesht fluturime marsupiale mbi tavolina me vazo me lule... e ndertuan me LUFTE CIVILE...
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.

Wc dhe dhome gjumi vetem..hmmm..
cfare apartamente jane keto
living room?
bed room?..kuzhine..
dhe sa kushton..m/katror?
ketej eshte 500 euro per meter/katror..
gagaga ne babrru jeton ti qe e paske me 500euro m2 mer/hahahaha sa kom qesh.knej k mu ka shku 1300 euro m2 /pf/images/graemlins/laugh.gif:D
 
Top